11 maj

[no_toc]

11 maj | çdo ditë me radhë

«Moabi ka qenë i qetë qysh në moshë të re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga një enë në enën tjetër dhe as që ka shkuar në robëri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi [aroma] i tij nuk ka pësuar ndryshime» (Jer. 48:11).

Jeremia përdor këtu një ilustrim nga arti i bërjes së verës për të na mësuar se jeta e qetë nuk prodhon një karakter të fortë.

Sa herë që vera fermentohet në fuçi ose kade, në fund të saj mblidhet llum ose fundërri. Nëse vera nuk trazohet, ajo bëhet e pashijshme. Prandaj prodhuesi i verës duhet ta hedh verën nga njëra enë në enën tjetër, duke eliminuar llumrat dhe papastërtitë. Kur ai e bën këtë, vera zhvillon forcë, aromë, ngjyrë dhe shije.

Moabi kishte patur një jetë të qetë. Ai nuk e kishte provuar kurrë ndërprerjen e shkuarjes në robëri. Ai e kishte izoluar veten nga hallet, sprovat dhe kufizimet. Rezultati ishte që jeta ishte monotone dhe e zbarët. Asaj i mungonte aroma dhe shija.

Ajo që është e vërtetë me verën është e vërtetë edhe për ne. Ne kemi nevojë për ndërprerje, vështirësi dhe shqetësime për të na pastruar nga papastërtitë dhe për të zhvilluar hiret [virtytet e lavdërueshme] e një jete të mbushur me Krishtin.

Prirja jonë e natyrshme është që ta mbrojmë veten nga çdo gjë që na turbullon. Ne përpiqemi pa pushim për t’u rehatuar [për të ngritur fole].

Por vullneti i Perëndisë për ne është që jetët tona të jenë një krizë e vazhdueshme varësie tek Ai. Ai është gjithmonë duke e ngacmuar folenë.

Në biografinë për Hadsën Tejlër (Hudson Taylor), znj. Hauard Tejlër (Howard Taylor) shkroi: «Kjo jetë që duhet të bëhej një bekim për mbarë botën duhet të kalojë përmes një procesi shumë të vështirë (d.m.th., ndryshe nga qëndrimi në llum), duke përfshirë shumë nga ajo zbrazje dhe rizbrazje «nga ena në enë», kaq e dhimbshme për natyrën më të ulët, nga e cila jemi duke u rafinuar».

Kur kuptojmë atë që Prodhuesi Hyjnor i verës kërkon që të kryejë në jetët tona, kjo na mbron nga rebelimi dhe na mëson nënshtrim dhe varësi. Ne mësojmë të themi:

Lëre sovranin të të ndikojë
për të zgjedhur dhe urdhëruar;
kështu do të habitesh me rrugën e Tij,
sa e zgjuar, sa e fortë dora e Tij.
Më lart, më lart mendimit tënd
do të shfaqet këshilla e Tij,
kur të ketë kryer plotësisht veprën e Tij
që të solli frikë të panevojshme.