12 mars

[no_toc]

12 mars | çdo ditë me radhë

«Sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua» (Mt. 25:40).

Këtu kemi një inkurajim të kënaqshëm dhe një paralajmërim që duhet ta mësojmë. Çfarëdo që bëjmë për vëllezërit e Krishtit llogaritet sikur të bëhej për vetë Atë.

Ne mund t’i shfaqim mirëdashje Zotit Jezus çdo ditë duke i shfaqur mirëdashje një prej besimtarëve. Kur jemi mikpritës me popullin e Perëndisë, është njëlloj sikur të argëtonim Atë në shtëpitë tona. Nëse dhomën e mirë ua japim atyre, ne po ia japim atë Atij.

Pothuaj kushdo do të ishte i shpejtë për të bërë gjithçka të mundshme për Shpëtimtarin nëse Ai do të vinte si Mbret i mbretërve dhe Zot i zotërve. Por Ai vjen zakonisht në derën tonë me një paraqitje shumë të përulur dhe është kjo ajo që na vë në provë. Mënyra se si i trajtojmë vëllezërit e Tij më të vegjël është mënyra se si e trajtojmë Atë.

Një predikues i moshuar dhe i perëndishëm vizitoi një asamble me shpresën për të ndarë me shenjtorët nga Fjala. Ai nuk kishte ndonjë forcë tërheqëse vetjake dhe mund të mos ketë patur një stil dinamik në katedër. Por ai ishte një shërbëtor i Perëndisë dhe kishte vërtet një mesazh nga Zoti. Pleqtë [drejtues] i thanë se nuk mund t’ i kërkonin që të qëndronte për takimet dhe i sugjeruan që të shkonte në një takim në geton e zezakëve. Ai shkoi dhe u prit ngrohtësisht nga vëllezërit atje. Gjatë takimeve të asaj jave ai pati një krizë zemre dhe vdiq. Ishte sikur Zoti po u thoshte vëllezërve në asamblenë e modës: «Ju mund të mos e keni dashur atë, por unë po. Duke e refuzuar atë, ju më refuzuat Mua».

Në poemën e tij «Si erdhi Miku i Madh», Edvin Mark-ham tregon për një këpucar të moshuar që bënte përgatitje të menduara mirë për një vizitë të ëndërruar nga Zoti. Zoti nuk erdhi kurrë. Por kur erdhi një lypës, këpucari i mbathi një palë këpucë. Kur erdhi një zonjë e vjetër, këpucari e ndihmoi me ngarkesën dhe i dha ushqim. Kur erdhi një fëmijë që kishte humbur, këpucari e ktheu tek e ëma.

Më pas, në heshtje dëgjoi një zë të butë:

Lartëso zemrën tënde, sepse Unë e mbajta fjalën.
Tri herë Unë erdha në derën tënde miqësore;
tri herë hija ime ishte në dyshemenë tënde.
Unë isha lypësi me këmbët e nxira,
Unë isha gruaja që i dhe për të ngrënë,
Unë isha fëmija që kisha humbur rrugën.

[previous][next]