14 mars

[no_toc]

14 mars | çdo ditë me radhë

«Tregoni kujdes se si dëgjoni» (Luka 8:18).

Në jetën e krishterë çështja nuk është se çfarë dëgjojmë, por edhe se si dëgjojmë.

Është e mundur ta dëgjosh Fjalën e Perëndisë me një qëndrim indiferent. Ne mund ta lexojmë Biblën siç do të lexonim një libër tjetër, siç duket të shkujdesur se Perëndia i Plotfuqishëm po na flet në të.

Ne mund të dëgjojmë me një qëndrim kritik. Në këtë rast ne e vendosim intelektin njerëzor mbi Shkrimin. Ne e gjykojmë Biblën, në vend që ta lejojmë Biblën që të na gjykojë neve.

Ne mund të dëgjojmë me një qëndrim rebel. Kur përballemi me pjesë që trajtojnë kërkesat e ashpra të dishepullimit ose me nënshtrimin e grave dhe velin (mbulesën për kryet), ne zemërohemi dhe refuzojmë krejt që të bindemi.

Ne mund të jemi dëgjues harraq, si njeriu në Librin e Jakobit «që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; dhe kur e ka parë veten dhe largohet, ka harruar menjëherë se çfarë lloj njeriu ishte» (Jakobit 1:23, 24, NASB).

Ndoshta klasa më e zakonshme janë dëgjuesit e pashpirt. Këta njerëz e kanë dëgjuar Fjalën kaq shumë, që janë bërë të pandjeshëm. Ata e dëgjojnë mekanikisht predikimin. Kjo është kthyer në një rutinë indiferente. Atyre u janë lodhur veshët. Qëndrimi i tyre është: «Çfarë do të më tregoni që tashmë nuk e kam dëgjuar?»

Sa më shumë që e dëgjojmë Fjalën e Perëndisë pa iu bindur asaj që dëgjojmë, aq më shumë ne bëhemi juridikisht të shurdhët. Nëse refuzojmë që të dëgjojmë, ne humbim aftësinë për të dëgjuar.

Mënyra më e mirë është që të dëgjojmë me respekt, me bindje dhe me seriozitet. Ne duhet t’i afrohemi Biblës me vendosmërinë për të zbatuar atë që thotë, edhe nëse askush tjetër nuk po e bën këtë. Njeriu i urtë është ai që jo vetëm dëgjon, por edhe zbaton. Perëndia është duke kërkuar njerëz që dridhen nga Fjala e Tij (Isa. 66:2).

Pali i lavdëroi thesalonikasit, sepse kur ata e dëgjuan fjalën e Perëndisë, ata nuk e morën atë «si fjalë njerëzish, por, sikurse është në të vërtetë, fjalë Perëndie» (1 Thes. 2:13). Në të njëjtën mënyrë ne duhet të kemi kujdes se si dëgjojmë.

[previous][next]