16 korrik
«Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve» (Psa. 12:1).Njerëzit besnik janë një specie në zhdukje; ata janë duke u zhdukur me të madhe nga raca njerëzore. Nëse Davidi vajtoi për heqjen e tyre në kohën e tij, ne habitemi shpesh se si do të ndjehej ai po të jetonte sot.
Kur flasim për një njeri besnik, duam të themi për atë që i zihet besë, i besuar, i besueshëm. Nëse bën një premtim, ai e mban atë. Nëse ka një përgjegjësi, ai e përmbush atë. Nëse ka ndonjë besë të respektueshme, ai është besnik i patundur ndaj saj.
Njeriu i pabesë lë një takim, pastaj ose dështon që të shkojë ose shkon me vonesë dhe justifikime. Ai pranon që të jap mësim në një grup të takimit të fëmijëve, por dështon që të caktojë një zëvendësues kur nuk mund të jetë i pranishëm. Ju nuk mund të mbështeteni tek ai. Fjala e tij nuk do të thotë asgjë. Nuk është për t’u çuditur që Salomoni tha: «Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur» (Fjalet e Urta 25:19).
Perëndia është duke kërkuar burra besnik dhe gra besnike. Ai kërkon administratorë që janë besnik në kujdesin e interesave të Tij (1 e Korintasve 4:2). Ai kërkon mësues që janë besnik në kalimin e të vërtetave të mëdha të besimit të krishterë (2 Tim. 2:2). Ai kërkon besimtarë që janë besnik ndaj Zotit Jezus, që ndajnë refuzimin e Tij dhe që mbajnë kryqin. Ai kërkon njerëz që janë besnik pa u komprometuar ndaj Fjalës së Tij të frymëzuar, pa gabime dhe të pagabueshme. Ai kërkon të krishterë që janë besnik ndaj asamblesë lokale, në vend që të bredhin nga kisha në kishë si gabelë fetarë. Ai kërkon shenjtorë që janë besnik me besimtarët e tjerë dhe besnik me të pashpëtuarit gjithashtu.
Si me të gjitha virtytet e tjera, Zoti Jezus është shembulli ynë i lavdishëm. Ai është Dëshmitari besnik dhe i vërtetë (Zbulesa 3:14), një Kryeprift i mëshirshëm dhe besnik në ato që i përkasin Perëndisë (Heb. 2:17), besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi (1 Gjonit 1:9). Fjalët e Tij janë të vërteta, premtimet e Tij janë të sigurta dhe rrugët e Tij janë plotësisht të besueshme.
Edhe pse njerëzit mund të mos vendosin një çmim të lartë mbi besnikërinë, Perëndia vepron kështu. Zoti Jezus e lavdëroi besnikërinë e dishepujve të Tij me fjalët: «Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia. Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im» (Luka 22:28, 29). Dhe shpërblimi përfundimtar për besnikërinë do të jetë dëgjimi i dhënies së këtij titulli prej Tij: «Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; […] hyr në gëzimin e zotit tënd» (Mt. 25:21).