16 maj | çdo ditë me radhë
«Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Në qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të» (1 Gjonit 2:15).
Bota paraqitet në Dhiatën e Re si një mbretëri që është në kundërvënie me Perëndinë. Satani është sunduesi i saj dhe të gjithë jobesimtarët janë nënshtetasit. Kjo mbretëri i josh njerëzit përmes lakmisë së syve, lakmisë së mishit dhe krenarisë së jetës. Ajo është një shoqëri ku njeriu përpiqet ta bëjë veten të lumtur pa Perëndinë dhe ku emri i Krishtit është i paftuar. Dr. Glison L. Arçer i Riu (Dr. Gleason L. Archer Jr.) thotë që bota është «sistemi i organizuar i rebelimit, egoizmit dhe armiqësisë karshi Perëndisë që e karakterizon racën njerëzore në kundërshtim me Perëndinë».
Bota ka [mënyrat] e saj të argëtimit, politikën, artin, muzikën, fenë, mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit. Ajo synon që t’i detyrojë të gjithë për t’u përshtatur [me të] dhe i urren ata që e refuzojnë [këtë]. Kjo shpjegon urrejtjen që ajo ka për Zotin Jezus.
Krishti vdiq që të na çlirojë nga bota. Tani bota është e kryqëzuar te ne dhe ne tek ajo. Është tradhti e prerë që besimtarët ta duan botën në ndonjë nga format e saj. Në fakt, apostulli Gjon thotë se ata që e duan botën janë armiqtë e Perëndisë.
Besimtarët nuk janë pjesë e botës, por ata janë dërguar në të për të dëshmuar kundër saj, për t’i dënuar veprat e saj si të këqija dhe për të predikuar shpëtimin nga ajo [bota] nëpërmjet besimit në Zotit Jezus Krisht.
Të krishterët janë thirrur që të ecin të ndarë nga bota. Në të kaluarën kjo mund të ketë qenë shumë e kufizuar për vallëzimin [kërcimin joshës], teatrin, pirjen e duhanit, pirjen e alkoolit [dehjen], bixhozin dhe kumarin. Por kjo përfshin akoma më shumë. Shumica e asaj që shfaqet në TV është e kësaj bote, që josh lakminë e syve dhe lakminë e mishit. Krenaria është e kësaj bote, qoftë krenari për tituj, grada shkencore, rroga, trashëgimi apo një emër të madh [famë]. Jetesa luksoze është e kësaj bote, qoftë shtëpi madhështore [ang. palatial homes], ushqime të veçanta{{*}}, rroba dhe bizhuteri që tërheqin vëmendjen ose makina prestigji. Po kështu është një jetë rehatie dhe kënaqësie, që kalohet kryesisht nëpër udhëtime në det, me shpenzime [impulsive] nëpër dyqane, me sporte dhe çlodhje dhe pushime [ang. recreation]. Ambiciet tona për veten dhe fëmijët tanë mund të jenë sipas kësaj bote, edhe pse dukemi se jemi frymërorë dhe besimtarë [fetarë]. Përfundimisht, seksi jashtë martesës është një formë e natyrës së botës [ang. worldliness].
Sa më të përkushtuar të jemi ndaj Shpëtimtarit dhe sa më shumë të shpenzuar të jemi për Të, aq më pak kohë do të kemi për kënaqësitë dhe argëtimet e kësaj bote. C. Stejsi Uds (C. Stacey Woods) tha: «Masa e përkushtimit tonë ndaj Krishtit është masa e ndarjes [veçimit] tonë ndaj botës».
Ne jemi këtu veçse të huaj, ne nuk kërkojmë
një shtëpi mbi tokë, që të dha Ty veç një varr;
kryqi yt i ka prerë litarët që na mbanin të lidhur këtu,
Ti vetë, thesari ynë në një sferë më të shndritur.
J. G. Deck