Psalmi 130

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Besim në falje dhe në ndërhyrjen e Zotit

130:1 Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.

130:2 O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

130:3 Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

130:4 Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

130:5 Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

130:6 Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

130:7 O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.

130:8 Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.