21 korrik

[no_toc]

21 korrik

«Gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju» (1 Pjetrit 5:7).

Është e mundshme që të jetojmë një jetë shumë të gjatë si një besimtar dhe të mos mësojmë kurrë që t’a hedhim merakun tonë mbi Zotin. Ne mund ta mësojmë vargun përmendsh dhe madje t’ua predikojmë atë të tjerëve, por të mos e praktikojmë atë vërtet në vetë jetën tonë. Ne e dimë në aspektin teologjik që Perëndia merakoset për ne, që Ai interesohet për punët tona dhe që Ai është mjaft në gjendje që të kujdeset për shqetësimet më të mëdha që mund të imagjinojmë. Mirëpo ne vazhdojmë të kthehemi sa andej-këtej në krevat gjatë natës, duke u mërzitur dhe duke u shqetësuar dhe duke imagjinuar më të keqen.

Nuk ka pse të jetë kështu. Unë kam një mik që përballet me më shumë probleme dhe dhimbje koke që kanë njohur ndonjëherë shumica prej nesh. Nëse do t’i duhej që t’i duronte vetë, ai do të ishte një ekscentrik [i pazakonshëm] frymëror. Çfarë bën ai? Ai i çon ato te Zoti dhe i lë atje, ngrihet nga gjunjët, zvarritet drejt krevatit, këndon disa vargje nga një himn dhe shumë shpejt e zë gjumi.

Bill Brajti i tha dikur LeRoi Ejmsit: «LeRoi, kam gjetur ngushëllim të madh në 1 Pjetrit 5:7. Kam arritur në konkluzionin në jetën time që barrët do t’i mbaj ose unë ose Jezusi. Ne nuk mund t’i mbajmë ato të dy dhe unë kam vendosur që t’i hedh mbi Të».

Ejmsi vendosi që ta provonte. Ai shkroi: «Shkova në dhomën time dhe fillova të lutesha. Me aftësitë e mia më të mira bëra atë që Billi kishte thënë. Për shumë muaj kisha mbajtur një lëmsh të madh në stomak. Unë mund ta ndieja atë gjë duke u larguar. Unë përjetova çlirimin e Perëndisë. Jo, problemi nuk u largua dhe nuk është larguar edhe sot e kësaj dite. Por barra ka ikur. Unë nuk kaloj më net pa gjumë apo të qaj për të më zënë gjumi. Unë mund t’i përball haptas barrët me një frymë të gëzueshme dhe falënderim zemre».

Shumica prej nesh mund të identifikohen me atë që shkroi: «Është vullneti Perëndisë që unë të hedh/ merakun tim mbi Të çdo ditë./ Ai më kërkon edhe që të mos/ e hedh besimin tim./ Por, oh! sa pa mend veproj/ kur i kapur në befasi,/ e braktis besimin tim/ dhe i mbaj të gjitha shqetësimet e mia.

Dhe gjatë gjithë kohës Shpëtimtari është duke na thënë:

Mos mbart vetë asnjë merak të vetëm,
Një është shumë i tepër për ty.
Puna është e imja dhe vetëm e imja.
Puna jote është «Pusho në Mua».