21 qershor

[no_toc]

21 qershor | çdo ditë me radhë

«Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të» (Efesianeve 5:25).

Çfarë dëshiron një grua e krishterë te burri i saj? Shqetësimi i parë i saj duhet të jetë me jetën frymërore të tij, jo me pamjen fizike.

Ai duhet të jetë një njeri i Perëndisë, dikush që kërkon para së gjithash mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij. Objektivi i Tij është që t’i shërbejë Zotit dhe që të jetë aktiv në përbashkësinë lokale. Në shtëpinë e tij ai duhet të mbaj një altar familjar dhe të jetë një shembull i besimtarit.

Ky burrë zë vendin e tij të duhur si kreu i familjes, por ai nuk është një tiran.

Ai e do gruan e tij dhe kështu e fiton nënshtrimin e saj, në vend që t’ia kërkojë. Ai e respekton atë, duke e trajtuar si një zonjë në çdo kohë. Ai është besnik, i arsyeshëm, i durueshëm, i sjellshëm, i mendueshëm, i kujdesshëm dhe i gëzueshëm.

Burri ideal është një sigurues [furnizues] i mirë, dikush që është i zellshëm në punë. Por paraja nuk është prioriteti i tij i parë. Ai nuk është lakmues ose lakmitar.

Ai është dikush që i do fëmijët e tij, i trajnon [mëson] dhe që kalon kohë me ta, planifikon aktivitete sociale për ta, është një shembull i mirë për ta dhe i jep secilit vëmendje individuale [të veçantë].

Ai është një simpatizant i mikpritjes. Shtëpia e tij është e hapur për shërbëtorët e Zotit, për të gjithë të krishterët dhe të pashpëtuarit gjithashtu.

Ai e mban të hapur linjën e komunikimit me gruan dhe familjen. Ai i kupton dhe i pranon kufizimet e tyre dhe mund të qesh si babaxhan me gafat e tyre. Ai ndan me ta në një bazë sociale dhe intelektuale. Kur bën ose thotë diçka të gabuar, ai është i shpejtë që ta pranojë gabimin e tij dhe të kërkojë falje. Ai është gjithnjë i hapur ndaj sugjerimeve të familjes. Është shumë e dëshirueshme që ai të jetë në gjendje të qëndrojë lart kur gruaja e tij është poshtë.

Karakteristika të tjera të dëshirueshme janë që ai të jetë i pastër dhe i ujdisur [në pamje], jo egoist, i ndershëm, i butë, i besueshëm, besnik, bujar dhe vlerësues [mirënjohës]. Ai duhet të ketë një ndjenjë të mirë humori dhe nuk duhet të jetë as gërnjar, as ankues.

Të paktë, në mos asnjë, janë burrat që i mishërojnë të gjitha këto virtyte dhe është jorealiste që t’i kërkojmë të gjitha. Një grua duhet të jetë mirënjohëse për ato që nuk i sheh [te burri i saj] dhe ta ndihmojë me dashuri burrin e saj që të zhvillojë të tjera.