22 qershor

[no_toc]

22 qershor | çdo ditë me radhë

«Provoni të gjitha, mbani të mirë» (1 Thes. 5:21).

Ndonjëherë duket se të krishterët janë veçanërisht të prirur që të pranojnë modë kalimtare dhe erë doktrineje. Xhon Blençërd (John Blanchard) shkroi për dy shoferë autobusi që po krahasonin shënimet. Kur njëri përmendi që kishte një autobus të mbushur me të krishterë, tjetri tha: «Vërtet? Çfarë besojnë?» Kësaj i pari iu përgjigj: «Çdo gjë që u them unë!»

Për një moment mund të jetë një modë ushqimi. Disa ushqime dënohen si helm dhe të tjerave u jepen veti pothuaj magjike. Ose mund të jetë një modë ilaçi, që pretendon rezultate të mahnitshme për një barishte a ekstrakt të çuditshëm.

Të krishterët mund të jenë naiv në lidhje me kërkesat financiare. Në këtë vend [Amerikë], të paktën, ata përgjigjen me gatishmëri ndaj publiciteteve që përfshijnë jetimët ose fushatat antikomuniste pa shqyrtuar ndershmërinë e agjencisë përkrahëse.

Mashtruesit kanë arritur kulmin e lulëzimit midis besimtarëve. Pavarësisht se sa qesharake mund të jetë historia e ngashëryer e tyre, ata janë në gjendje t’i mbledhin paratë me grabujë.

Ndoshta problemi është se ne dështojmë për të bërë dallimin midis besimit dhe naivitetit [ang. gullibility]. Besimi beson gjënë më të sigurt në univers, pra, Fjalën e Perëndisë. Naiviteti i pranon gjërat si fakte pa prova dhe ndonjëherë pa marrë parasysh provat për të kundërtën.

Perëndia nuk pati kurrë si qëllim që populli i Tij t’i braktis fuqitë e dallimit ose aftësitë kritike. Në Bibël kemi të shpërndara këshilla të tilla si këto në vijim:

«Provoni të gjitha, mbani të mirë» (1 Thes. 5:21).

«…ndan të çmuarën nga ajo që s’ka vlerë [e ulët, e ndyrë]» (Jer. 15:19).

«Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri [të vërtetë] dhe në çdo dallim» (Filipianeve 1:9, NASB).

«Shumë të dashur, mos i besoni çdo fryme, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë» (1 Gjonit 4:1)

Sigurisht, ky rrezik është veçanërisht i madh në lidhje me trillime dhe risi doktrinore. Por në shumë fusha të tjera gjithashtu është e mundshme që të krishterët të devijojnë ose të mashtrohen nga skema ose mani që ata i ndjekin me një zell të tepruar.

[previous][next]