24 shtator

[no_toc]

24 shtator

«Kam mësuar nga përvoja» (Zanafilla 30:27).

Labano kishte mësuar nga përvoja që Zoti e kishte bekuar për shkak të Jakobit. Ishte një mësim i mirë për t’u mësuar. Përvoja është një mësues i madh.

Më bën përshtypje mënyra se si shpesh përvoja na ndihmon të kuptojmë vargje nga Bibla. Ne mund t’i njohim vargjet mendërisht, por kur kalojmë përmes një përvoje të re këto vargje bëhen realitet. Ato duket sikur janë llamba neoni. Ne kemi një vlerësim të ri për to.

Gruaja e Martin Luterit ka thënë që ajo nuk do t’i kishte kuptuar kurrë domethënien e disa vargjeve nga Psalmet nëse Perëndia nuk do e kishte lejuar të kalonte përmes disa pikëllimeve në jetë.

Kur Daniel Smithi dhe gruaja e tij ishin misionarë në Kinë, një bandë hajdutësh hapën një të çarë të madhe në pjesën anësore të shtëpisë së tyre një natë. Ndërsa familja Smith po flinte, hajdutët i boshatisën sirtarët dhe dollapët. Nëse misionarët nuk do të kishin patur një gjumë të rëndë, ata mund të ishin vrarë. Më vonë, duke përshkruar këtë incident, z. Smith tha: «Nuk e kam kuptuar kurrë Habakukun 3:17, 18, derisa erdhi ai mëngjes. “Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japim më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathët dhe nuk do të ketë më qe në stalla, unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim”». Çfarë ky varg do të thotë, kuptohet, që t’i nuk mund të hysh plotësisht në gëzimin e Habakukut në mes të fatkeqësive derisa të kesh përjetuar atë lloj humbjeje që ai përshkroi.

Kur Kori Ten Bum ishte në një kamp përqendrimi, asaj i duhej të dilte para gjykatësit. «Gjykatësi […] kishte për të bërë ende punën e tij dhe erdhi dita kur më tregoi dokumentet që nënkuptonin jo vetëm dënimin e vdekjes sime por gjithashtu dënimin e vdekjes së familjes dhe miqve të mi».

«“A mund t’i shpjegosh këto dokumente?” më pyeti. “Jo, nuk mundem”, pranova unë. Papritur ai i mori të gjitha dokumentet dhe i hodhi në stufë! Kur pashë flakët që dogjën ato dokumente dënimi e kuptova që isha mbrojtur nga fuqia hyjnore dhe e kuptova si kurrë më parë vargun te Kolosianëve 2:14: “Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq”».

Perceptimet që marrim në Shkrimet e shenjta përmes përvojave të jetës i bëjnë këto përvoja me të vërtetë shumë të vlefshme.

[previous][next]