25 korrik

[no_toc]

25 korrik

«Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë» (Zanafilla 29:31).

Ka një ligj të kompensimit në jetë. Sipas këtij ligji, njerëzit që janë të mangët në njërën anë u është dhënë një dobi si kundërpeshë në një anë tjetër. Ky ligj e pengon dikë që të ketë gjithçka. Ajo që dikujt i mungon në bukuri, mund të zëvendësohet në urtësi praktike. Një burrë që nuk është mjaft i bashkërenduar në atletikë mund të ketë një prirje më të mirë nëse do të ishte. Poetët nuk janë gjithnjë praktikë dhe artistët nuk janë gjithnjë administratorë të mirë të financave të tyre.

Kur Perëndia pa që Jakobi e donte Rakelën më shumë se Lean, Ai bëri që Lea të ishte më e frytshme. Shumë vjet më vonë ligji i kompensimit veproi në të njëjtën mënyrë me Anën dhe Peninën. Elkanahu e donte Anën më shumë se Peninën, por Penina kishte fëmijë dhe Ana nuk kishte (1 Sam. 1:1-6).

Edhe pse Fani Krosbi (Fanny Crosby) nuk e kishte dhuntinë e të parit, ajo kishte dhuntinë e këngës në një shkallë më të lartë. Himnet e saj janë një nga trashëgimitë më të mëdha të Kishës. Aleksandër Krudensi (Alexander Crudens) vuajti nga depresioni i thellë, por ai kishte forcën që të krijonte konkordancën [një indeks i fjalëve të Biblës] që mban emrin e tij.

Ja ku kemi një të krishterë të përulur që nuk mund të predikojë për bukur; ai nuk ka aspak një dhunti publike. Por ai është një mekanik gjenial dhe është për t’u falënderuar që mund ta mbajë në gjendje pune makinën e predikuesit. Predikuesi është i paaftë për gjëra mekanike. Kur diçka nuk shkon siç duhet me makinën e tij, gjithçka që ai mund të bëjë është të ngrejë kapakun e motorit, të fut aty kokën dhe të lutet.

Nëse dikush kundërshton duke thënë se ligji i kompensimit nuk funksion në mënyrë të përsosur në këtë jetë, ne duhet ta pranojmë. Ka pabarazi dhe padrejtësi. Por kjo jetë nuk është gjithçka! Kapitulli i fundit nuk është shkruar. Kur Perëndia të tërheq perden që ne të shohim botën përtej, ne do të kuptojmë se rezultati do të jetë i barabartë dhe tavolinat të kthyera. Dëgjojmë Abrahamin, për shembull, duke i thënë pasanikut: «O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan» (Luka 16:25).

Ndërkohë është mirë që ne të kemi një pikëpamje të balancuar të jetës. Në vend që të përqendrohemi në mangësitë tona, ne duhet të kujtojmë se Perëndia na ka dhënë disa cilësi dhe aftësi që të tjerët, të cilët duken më të favorizuar, nuk i kanë. Kjo do të na ruajë nga ndjenjat e pavlefshmërisë, pamjaftueshmërisë dhe lakmisë.

[previous][next]