25 nëntor
«…dhe jini mirënjohës» (Kolosianeve 3:15).Një zemër mirënjohëse i shton shkëlqim tërë jetës. Në fund të një dreke, një nga fëmijët tha: «Ishte një vakt i mirë, nënë». Këto fjalë sollën një ndjenjë të re ngrohtësie në një shtëpi tashmë të lumtur.
Shumë shpesh ne dështojmë të shprehim falënderimet tona. Zoti Jezus shëroi dhjetë lebrozë, por vetëm njëri u kthye për të falënderuar dhe ky ishte një samaritan (Luka 17:17). Nga kjo dalin dy mësime. Mirënjohja është e rrallë në një botë njerëzish të rënë [në mëkat]. Dhe kur shfaqet, ajo shpesh vjen nga burimet më pak të pritshme.
Është e lehtë për ne të ndihemi të trishtuar kur u tregojmë të tjerëve mirësi dhe ata nuk e kanë mirësjelljen as për të thënë «Faleminderit». Sipas të njëjtit tregues, ne duhet të kuptojmë si ndihen të tjerët kur ne dështojmë të shprehim mirënjohje për favoret që kemi marrë.
Madje dhe një shqyrtim i përciptë i Biblës zbulon se është e nënvizuar me nxitje dhe shembuj falënderimi ndaj Perëndisë. Ne kemi kaq shumë gjëra për të cilat duhet t’i jemi mirënjohës Atij; është e pamundur që t’i hedhim të gjitha në tabelë. E tërë jeta jonë duhet të jetë psalme falënderimi për Të.
Dhjetë mijëra, mijëra dhurata të çmuara japin falënderimet e mia të përditshme; as nuk është më e pakta zemër e gëzuar, t’i shijojë këto dhurata me hare.
Dhe ne duhet të kultivojmë zakonin që t’i shprehim falënderime njëri-tjetrit gjithashtu. Një shtrëngim i ngrohtë duarsh, një telefonatë ose një letër – çfarë frymëzimi sjellin! Një doktor i moshuar mori një pusullë falënderimi bashkë me pagesën nga një prej pacientëve të tij. Ai e ruajti atë pusullë midis zotërime të tij të çmuara; ishte e para që kishte marrë ndonjëherë.
Ne duhet të jemi të shpejtë të shprehim mirënjohje për dhurata, për mikpritje, për transport falas, për marrjen e veglave ose pajisjeve të tjera, për ndihmë me projektet e punës, për çdo formë të mirësisë dhe shërbimit që na bëhet.
Problemi është se tepër shpesh ne i marrim këto gjëra si të qena. Ose jemi tepër të padisiplinuar për t’u ulur dhe shkruar një letër. Në këtë rast, ne duhet të ushtrohemi në zakonin e falënderimit, duke zhvilluar një ndjesi të gjithçkaje që kemi për të cilat duhet të jemi mirënjohës, më pas ta mësojmë veten që t’i njohim në çast këto gjëra. Gatishmëria e njohjes e dyfishon falënderimin.