26 mars

[no_toc]

26 mars | çdo ditë me radhë

«Ç’të duhet? Ti ndiqmë!» (Gjoni 21:22)

Zoti Jezus sapo i kishte thënë Pjetrit se ai do të jetonte deri sa të plakej dhe pastaj do të pësonte vdekjen e një martiri. Menjëherë Pjetri i drejtoi sytë nga Gjoni dhe shprehu habinë nëse Gjoni do të trajtohej në mënyrë të privilegjuar. Përgjigjja e Zotit ishte: «Ç’të duhet? Ti ndiqmë!»

Qëndrimi i Pjetrit na kujton fjalët e Dag Hamar-skjoldit: «Pavarësisht nga gjithçka, hidhërimi ngaqë të tjerët po gëzojnë atë që ty të është mohuar është gjithnjë gati që të shpërthejë. Në rastin më të mirë ai mund të jetë në gjumë për disa ditë me diell. Por, edhe në këtë nivel tepër të lënë pas dore, është ende një shprehje e hidhërimit real të vdekjes – fakti që të tjerëve u lejohet të jetojnë më shumë.

Nëse do t’i futim në zemër fjalët e Zotit, ato do të zgjidhin shumë probleme midis të krishterëve.

Është shumë e lehtë që të mërzitemi kur i shohim të tjerët që begatohen më shumë se ne. Zoti i lejon ata që të kenë një shtëpi të re, një makinë të re, një vilë nga liqeni.

Të tjerë të cilët ne mund t’i konsiderojmë më pak të përkushtuar kanë shëndet të mirë, ndërsa ne luftojmë me dy ose tri sëmundje kronike.

Ajo familja tjetër ka fëmijë të pashëm që shquhen në atletikë dhe në shkollë. Fëmijët tanë janë të zakonshëm.

Ne shohim besimtarë të tjerë duke bërë gjëra për të cilat ne nuk kemi liri që t’i bëjmë. Edhe pse këto gjëra nuk janë të mëkatshme, ne mërzitemi me lirinë e tyre.

E trishtueshme të thuhet, por ekziston njëfarë xhelozie profesionale midis punëtorëve të krishterë. Një predikues ofendohet, sepse një tjetër është më popullor, ka më shumë miq, është më shumë para syrit publik. Ose një tjetër fyhet, sepse kolegu i tij përdor metoda që ai nuk i aprovon.

Për të gjitha këto qëndrime jo të denja, fjalët e Zotit vijnë me forcë goditëse: «Ç’të duhet? Ti ndiqmë!» Mënyra se si Zoti vepron me të krishterë të tjerë nuk është aspak puna jonë. Përgjegjësia jonë është që ta ndjekim Atë në çfarëdo rrugë që Ai e ka shënuar për ne.

[previous][next]