27 prill | çdo ditë me radhë
«…ai filloi t’i inkurajojë të gjithë që t’i qëndrojnë besnik Zotit me zemër të patundur» (Veprat 11:23, NASB).
Ka një tendencë alarmuese në disa qarqe të krishtera që t’u servilosemi njerëzve, sepse ata janë shkollarë, megjithëse ata nuk janë besnik ndaj Personit të Krishtit.
Për shembull, këtu kemi dikë që është një shkrimtar i shkëlqyer, një mjeshtër në përdorimin e ilustrimeve, një komentues me studime madhështore fjalësh. Por ky njeri mohon lindjen nga një virgjëreshë. Me të ashtuquajtura shpjegime ai ia ul rëndësinë mrekullive të Zotit tonë. Ai e refuzon ringjalljen e fjalëpërfjalshme, trupore të Shpëtimtarit. Ai flet me qëndrim nënvlerësues për Jezusin si një që duhet të gjejë një vend në çdo galeri të heronjve të botës. Jezusi është për atë vetëm një nga shumë heronj. Ky njeri thjesht nuk i qëndron besnik Zotit.
Është tronditëse, atëherë, të shohësh të krishterë që e mbrojnë një njeri si ky për formimin e tij të shkëlqyer akademik. Me buzë dredhuese ata i lavdërojnë aftësitë e tij intelektuale dhe e kalojnë anash trajtimin e tij heretik të Krishtit. Atyre u pëlqen ta citojnë atë si një autoritet i respektuar dhe që të hyjnë në të njëjtat qarqe shkollare. Nëse sfidohen për shoqërim me dikë që është një armik i kryqit të Krishtit, ata përdorin fjalë çorientuese për të minimizuar seriozitetin e shkeljes. Nuk është për t’u çuditur që ata i sulmojnë të krishterët fondamentalë, që besojnë Biblën (ang. fundamental, Bible-believing Christians) që guxojnë të flasin kundër dikujt që është një autoritet kaq i pranuar.
Është koha që të krishterët të rimarrin ndjenjën e një zemërimi të drejtë kur Shpëtimtari i tyre tradhtohet nëpër sallat e shkollarëve. Kjo nuk është koha për kompromis. E vërteta në lidhje me Personin dhe veprën e Tij është e padiskutueshme. Ne duhet të jemi të vendosur dhe të përfshirë.
Profetët nuk ishin të dykuptimshëm kur në shqyrtim ishte e vërteta e Perëndisë. Ata ishin thellësisht besnik ndaj Zotit dhe i sulmuan gojarisht ata që guxuan ta mohonin ose nënvlerësonin atë.
Edhe apostujt u zemëruan ndaj çdo përpjekjeje për t’i zhvatur Zotit lavdinë e Tij. Ata zgjodhën besnikëri ndaj Krishtit mbi famën e botës teologjike.
Martirët zgjodhën të vdesin në vend që të komprometojnë besnikërinë e tyre ndaj Birit të Perëndisë. Ata ishin më të interesuar në aprovimin e Perëndisë se në atë të njerëzve.
Përgjegjësia jonë është t’i qëndrojmë besnik Zotit Jezus në çdo gjë dhe të kemi një marrëdhënie armiqësore ndaj cilitdo ose gjithçkaje që nuk i jep Atij vendin e Tij të duhur të epërsisë.