29 gusht

[no_toc]

29 gusht

«Krishti është gjithçka» (Kolosianeve 3:11).

Ekziston një prirje te ne të krishterët për të kaluar një kohë të madhe të kohës tonë në kërkim të përvojave të reja frymërore të cilat do të na garantojnë në njëfarë mënyre fitore ose liri të vazhdueshme nga të përpjetat dhe të tatëpjetat e jetës së përditshme. Ne vërsulemi drejt kuvendeve, konferencave, seminareve dhe mbledhjeve të ndryshme në kërkim të formulës magjike të pakapshme që do të sheshojë vendet gropa-gropa të jetës. Broshura me letër të ndritshme na sigurojnë që Dr. Filani do të ndajë një mendim krejt të ri që do të na bëjë aktivë me Frymën e Shenjtë. Ose ndonjë komshi i zellshëm ngul këmbë dhe na tërheq zvarrë për të marrë pjesë në auditorin e Bashkisë për të dëgjuar rreth një rruge të shkurtër të zbuluar kohët e fundit për të patur një jetë me bollëk.

Joshjet janë legjione të tëra. Një predikues ofron rrugën mbretërore për kënaqësi. Një tjetër reklamon sekretin e trefishtë për fitore. Sot shkojmë në një seminar mbi çelësat magjikë për një jetë më të thellë. Javën tjetër zhvillohet një kuvend mbi pesë hapa të lehtë drejt shenjtërimit. Ne turremi drejt përvojave përpara kishës me anë të së cilës do të marrim mbushjen e Frymës. Ose kapemi pas shërimit të trupit sikur kjo të jetë gjëja më e rëndësishme në jetë. Një minutë jemi duke përjetuar të ashtuquajtura emocione psikologjike të krishtera, minutën tjetër jemi duke u marrë me shërimin e kujtimeve. Ne i biem përqark tokës dhe detit për ndonjë të ashtuquajtur lartësi të re frymërore.

Pa dyshim që shumë nga këta folës janë të sinqertë dhe disa nga gjërat që ata thonë janë të vlefshme. Por kthehemi te abëcëja e jetës dhe kuptojmë që nuk ka një rrugë të shkurtër drejt shenjtërimit, kuptojmë që problemet janë po aty dhe që duhet të jetojmë ditë për ditë të varur te Zoti.

Përfundimisht ne duhet të mësojmë që është më mirë të jemi jemi të zënë me Zotin Jezus se me përvojat. Në Të nuk ka asnjë zhgënjim. Gjithçka që na duhet gjendet tek Ai. Ai është i Vetmi që nuk ka nevojë për asgjë.

A. B. Simpsoni e kaloi rininë e jetës së tij në kërkim të përvojave, por zbuloi që ato nuk të jepnin kënaqësi. Pastaj ai shkroi himnin e bukur të titulluar «Atë», ku strofa e parë dhe refreni thonë:

Dikur ishte bekimi, tani është Zoti;
dikur ishte ndjenja, tani është Fjala;
dikur doja dhuntitë e Tij; tani zotëroj Dhënësin;
dikur kërkoja shërime, tani Atë vetëm.

Gjithçka në të gjithë përgjithmonë, Jezusit do t’i këndoj;

Gjithçka në Jezusin, dhe Jezusi gjithçka.

[previous][next]