29 janar

[no_toc]

29 janar | çdo ditë me radhë

«Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty» (Mt. 11:26).

Pothuaj në jetën e çdo njeriu ka gjëra që personi nuk do t’i kishte zgjedhur kurrë, nga të cilat do që të çlirohet, por që nuk mund të ndryshohen kurrë. Kemi rastin e dëmtimeve apo anomalive fizike. Ose mund të jetë një sëmundje kronike, e keqe që nuk na lë rehat. Dhe përsëri mund të jetë një çrregullim nervor apo emocional që vjen te ne si një mik i paftuar.

Kështu shumë njerëz jetojnë jetë të rrëzuara, duke ëndërruar se si do të kishte qenë nëse vetëm. Nëse vetëm do të ishin më të gjatë. Nëse vetëm do të ishin më të pashëm. Nëse vetëm do të kishin lindur në një familje, racë (komb) apo gjini tjetër. Nëse vetëm do të ishin me një fizik të tillë për të shkëlqyer në atletikë. Nëse vetëm do të kishin shëndet të përsosur.

Mësimi që duhet të mësojnë këta njerëz është se ka paqe në pranimin e asaj që nuk mund të ndryshohet. Ajo që jemi, ne jemi nga hiri i Perëndisë. Ai i ka planifikuar jetët tona me një dashuri të pafund dhe urtësi të pafund. Nëse do të shihnim aq mirë sa Ai, do t’i kishin organizuar gjërat pikërisht siç ka bërë Ati. Prandaj duhet të jemi në gjende të themi: «Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty».

Por ka edhe një hap më tej. Ne nuk duhet t’i pranojmë këto gjëra me një frymë dëshpërimi të butë. Duke e ditur që këto janë lejuar nga Perëndia i dashurisë, ne mund t’i bëjmë ato shkak lavdërimi dhe gëzimi. Pali u lut tri herë që t’i hiqej gjembi në mish. Kur Zoti i premtoi hir për ta duruar gjembin, apostulli shpalli: «Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë» (2 e Korintasve 12:9).

Është një nga shenjat e pjekurisë frymërore kur ne gëzohemi në rrethanat e pafavorshme në dukje në jetë dhe i përdorim ato si mënyra për të lavdëruar Perëndinë. Fani Krosbi (Fanny Crosby) e mësoi këtë mësim herët në jetë. Kur ajo ishte vetëm tetë vjeç, poetja e verbër shkroi:

Oh, çfarë fëmije i lumtur që jam
edhe pse s’mund të shoh!
Jam e vendosur që në këtë botë
e kënaqur do të jem.
Sa shumë bekime që gëzoj
që njerëzit e tjerë jo!
Pra, të qaj a pëshpërit që jam e verbër
unë s’mundem, as nuk dua!

[previous][next]