29 korrik

[no_toc]

29 korrik

«A duhet të ndihmoje ti një të pafe dhe të doje ata që urrenin Zotin? Prandaj mëria e Zotit është mbi ty» (2 Kronikave 19:2).

Mbreti Jozafat ishte bashkuar me mbretin e keq Ahab kundër sirianëve. Ishte një aleancë jo e shenjtë që pothuaj i kushtoi jetën. Sirianët e ngatërruan Jozafatin për Ahabin dhe ishin gati për ta vrarë kur e kuptuan gabimin e tyre. Edhe pse Jozafati i shpëtoi vdekjes, ai nuk i shpëtoi qortimit thumbues të profetit Jehu. Perëndia zemërohet kur njerëzit e Tij i duan ata që e urrejnë Atë [Perëndinë] dhe bashkëpunojnë me të pafetë [pabesët].

Ku mund të ndodhin sot gjëra të tilla? Kjo mund të ndodh kur të krishterë ungjillorë deklarues bashkohen me liberalë të përbetuar në fushata të mëdha fetare. Këta liberalë i mohojnë doktrinat themelore të besimit të krishterë. Ata kërkojnë të minojnë autoritetin e Shkrimit me dyshimet dhe mohimet e tyre. Edhe pse hiqen si të krishterë, ata janë në të vërtetë armiq të kryqit të Krishtit. Perëndia i tyre është barku i tyre. Lavdia e tyre është në turp të tyre. Ata mendojnë për gjëra tokësore (shih Filipianeve 3:18-19). Kauza e Krishtit nuk mund të përfitojë nga përkrahja e tyre. Ajo vetëm mund të vuajë.

Ndërsa lëvizja ekumenike rritet, të krishterët biblikë [ang. Bible-believing] do të përballin presion rritës për t’u renditur përkrah çdo elementi të pabesë në botën e krishterë [ang. Christendom]. Nëse refuzojnë, ata do të përqeshen dhe dënohen dhe liritë e tyre do të pakësohen. Mirëpo besnikëria ndaj Krishtit do t’ju kërkojë që të ecin përgjatë një rruge të ndarjes.

Një nga gërvishtjet më të pasjellshme nga të gjitha është kur të krishterët e vërtetë janë përçmues ndaj vëllezërve të tyre që refuzojnë për të punuar me të pabesët. Nuk është e panjohur për udhëheqës të krishterë që të flasin me vlerësim për modernistët, ndërkohë që i sulmojnë fondamentalistët. Ata u servilen shkollarëve liberalë, i citojnë me aprovim autorët liberalë dhe shfaqin një tolerancë të përzemërt për herezitë liberale. Por ata nuk kanë asgjë tjetër veçse epitete përbuzëse për vëllezërit e tyre fondamentalistë që synojnë të ruajnë vija të qarta ndarjeje midis të drejtit dhe të pabesit.

Të kërkosh favorin e armiqve të Perëndisë apo të kërkosh ndihmën e tyre është politikë e tradhtisë. Besnikëria ndaj Krishtit kërkon që ne të qëndrojmë me ndjekësit e Tij të papërkulur kundër armikut.