29 qershor

[no_toc]

29 qershor | çdo ditë me radhë

«Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them juve: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë» (Gjoni 5:24).

Këtu kemi një depërtim që ka revolucionarizuar dhe shndërruar shumë jetë.

Dublikata e «në të vërtetë» ose «vërtet» që në fillim na paralajmëron që të presim diçka shumë të rëndësishme. Ne nuk do të zhgënjehemi.

«Unë po ju them juve». «Unë» është Zoti Jezus; ne e dimë këtë nga vargu 19. Ajo që duhet të dimë gjithashtu është se kur Ai thotë diçka, kjo është absolutisht dhe gjithnjë e vërtetë. Ai nuk mund të gënjejë. Ai nuk mund të mashtrojë. Ai nuk mund të mashtrohet. Asgjë nuk mund të jetë më e sigurt dhe më e besueshme se ajo që thotë Ai.

Kujt po i flet Ai? «Unë po ju them juve». Biri i Përjetshëm i Perëndisë po të flet ty dhe mua. Ne nuk kemi patur kurrë dikë kaq të famshëm që të na ketë folur më parë dhe nuk do të kemi kurrë. Ne duhet ta dëgjojmë!

«Ai që e dëgjon fjalën time». Fjala «Ai» do të thotë «ndokush». Ajo ka të njëjtën forcë si «kushdo». Të dëgjosh fjalën e Tij do të thotë jo vetëm që ta dëgjosh atë me veshë, por që ta dëgjosh dhe ta besosh, ta dëgjosh dhe ta pranosh, ta dëgjosh dhe t’i bindesh.

«…dhe beson në atë që më ka dërguar». Ne e dimë se ishte Perëndia Atë që e dërgoi Atë. Por pyetja e rëndësishme është: «Përse e dërgoi?» Unë duhet të besoj se Ati e dërgoi Birin e Tij që të vdes si Zëvendësuesi im, për të paguar dënimin që unë meritoja, për të derdhur gjakun e Tij për heqjen e mëkateve të mia.

Dhe tan vjen premtimi i trefishtë. Së pari, «ka jetë të përjetshme». Sapo një person beson, ai zotëron jetë të përjetshme. Është pikërisht kaq e thjeshtë dhe e qartë. Së dyti, ai «nuk vjen në gjyq». Kjo do të thotë që ai nuk do të dërgohet kurrë në ferr për mëkatet e tij, sepse Krishti e ka paguar borxhin dhe Perëndia nuk do ta kërkoj dy herë pagesën. Së treti, ai «ka kaluar nga vdekja në jetë». Ai kalon nga një gjendje që është frymërisht i vdekur për sa i përket marrëdhënies së tij me Perëndinë dhe lind përsëri në një jetë të re që nuk do të mbarojë kurrë.

Nëse ju e keni dëgjuar me të vërtetë Fjalën e Tij dhe nëse keni besuar në Atin që e dërgoi Atë, atëherë Zoti Jezus të siguron që jeni i shpëtuar.

Nuk është për t’u çuditur që ai është quajtur «Lajmi i Mirë».