3 qershor

[no_toc]

3 qershor | çdo ditë me radhë

«Prandaj unë përpiqem të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve» (Veprat e Apostujve 24:16).

Në një shoqëri si kjo e jona dhe me një natyrë të vjetër, të korruptuar si kjo e jona, ne përballemi vazhdimisht me probleme të etikës që vënë në provë sinqeritetin e përkushtimit tonë ndaj parimeve të krishtera.

Studenti, për shembull, tundohet që të kopjojë [të mashtrojë, të bëjë hile] gjatë provimeve. Nëse të gjitha diplomat që janë fituar pandershmërisht do të ktheheshin, shkollat dhe kolegjet vështirë se do t’i nxënë ato.

Taksapaguesi është gjithmonë i tunduar që të zvogëlojë të ardhurat e tij, të zmadhojë shpenzimet ose edhe të fsheh ndonjë informacion përkatës.

Emri i lojës në biznes, politikë dhe drejtësi është mitë. Ryshfetet përdoren për të prishur drejtësinë. Dhuratat bëjnë që urdhrat të vijnë nga një pronar tjetër. Ryshfetet tregtare sjellin favore në tregti. Dhëniet e parave në dorë i zbutin inspektorët vendorë, të cilët shpesh bëjnë kërkesa ekstreme dhe ndonjëherë qesharake.

Pothuaj çdo profesion ka shtrëngimet e veta për të qenë i pandershëm. Doktorit të krishterë i kërkohet që të firmosë pretendime të sigurimeve shoqërore që në mënyrë të dukshme janë të rreme. Avokati duhet të vendosë nëse duhet ta mbrojë apo jo një kriminel, për të cilin e di se është fajtor ose që të merret me një rast divorci ku të dy partnerët janë të krishterë. Shitësi i makinave të përdorura lufton përbrenda nëse duhet apo jo që ta rregullojë odometrin [rrugëmatësin] që të tregojë një kilometrazh më të vogël. Punëtori përballet me vendimin, të bashkohet me një sindikatë, ku merr përsipër t’i drejtohet dhunës në rastin e një greve. A duhet të shërbejë pije alkoolike një stjuardesë e krishterë (ose, që të zgjedh atë punë, a ka ndonjë zgjedhje)? A duhet të luaj [të marr pjesë në gara] një atlet i krishterë në Ditën e Zotit [të dielën]? A duhet të shesë një shitës i krishterë cigare, të cilat dihet se shkaktojnë kancer?

A është më keq për një arktiket të krishterë që të projektojë një klub nate ose një godinë kishe moderniste, liberale? A duhet një organizatë e krishterë të pranojë dhurata nga një fabrikë birre? Ose nga një i krishterë që është duke jetuar në mëkat? A duhet të pranojë një blerës një arkë me portokaj ose një kuti me marmelatë dhe pelte nga një prej furnitorëve të tij për Krishtlindje?

Rregulli më i mirë për të vendosur është ai në tekstin tonë – «të kem[i] vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve».