3 tetor

[no_toc]

3 tetor

«Ai shëroi shumë që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë» (Mr. 1:34).

Disa të krishterët kanë prirjen të mendojmë për pushtimin nga demonët si një fenomen që ka ekzistuar kur Zoti ynë ishte këtu mbi tokë, por që nuk është më i pranishëm sot. Kjo është një ide e gabuar që duhet të korrigjohet. Pothuajse çdo gazetë e përditshme përmban artikuj për krime të pamenduara, shenjat e të cilave tregojnë fare qartë që kemi të bëjmë me frymëzim nga demonët. Kemi disa simptoma të pushtimit nga demonët të cilat na ndihmojnë që ta identifikojmë atë dhe që të dallojmë ndryshimin e tij nga sëmundjet mendore.

Para së gjithash, një demon e çon përfundimisht viktimën e tij në dhunë dhe shkatërrim. Qëllimi i një demoni është gjithmonë të shkatërrojë.

Ai person që është i pushtuar nga demonët ka dy ose më shumë personalitete – personalitetin e tij dhe atë të demonit ose të demonëve. Ai mund të flasë me zëra të ndryshëm dhe ta identifikojë veten me emra të ndryshëm.

Ky njeri është i aftë të kryejë akte të mbinatyrshme fuqie ose fuqi të mbinatyrshme njohurie. Megjithëse nganjëherë mund të shpreh përfillje për Zotin Jezus, sjellja e tij normale do të jetë për të blasfemuar ose për të reaguar me dhunë çdo herë që përmendet Zoti ose lutja ose gjaku i Krishtit ose Fjala e Perëndisë.

Sjellja e tij është jashtëzakonisht e çuditshme, e çoroditur dhe nervoze. Të tjerët nuk mund ta kuptojnë, as ta kontrollojnë dhe as ta riaftësojnë. Ai mund të jetë i krisur e i rrezikshëm dhe mund të jetojë nën skllavërinë e frikës dhe të supersticionit [besëtytnisë].

Pushtimi nga demonët është i lidhur shpesh me përdorimin e qetësuesve. Këto ilaçe ose droga e futin personin në sferën e të mbinatyrshmes dhe e ekspozojnë qenien e tij ndaj hyrjes së demonëve. Fjala e përkthyer «shortari» (KJV) ose «magji» (NASB) vjen nga fjala greke «farmakia» që do të thotë ilaçe ose droga.

Shpesh personi i pushtuar nga demonët është sadist, që shfaq një mizori të pazakontë mendore ose fizike dhe ndonjëherë gjymtojnë, sakatojnë dhe shqyejnë gjymtyrët e trupave të viktimave të tyre.

Ka të tjerë të pushtuar nga demonët që mund të jenë të lemerishëm, që frekuentojnë varrezat, që mbledhin kafka ose kocka të tjera, ose që kanë një mani për histori të frikshme.

Dielli dhe hëna, sidomos hëna e re, ushtrojnë një ndikim të thellë në botën e demonizmit. Prandaj edhe për besimtarët jepet premtimi ngushëllues në Fjalën e Zotit: «Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën» (Psa. 121:6).

Demonët mund të dëbohen me anë të lutjes dhe me anë të autoritetit që ka Emri i Zotit Jezus. Por çlirimi i përhershëm për dikë të tillë vjen vetëm kur ai ka lindur përsëri nëpërmjet besimit në Shpëtimtarin.

[previous][next]