30 maj | çdo ditë me radhë
«…asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit» (Mt. 11:27).
Ekziston një mister i thellë në lidhje me Personin e Zotit Jezus Krisht. Pjesë e këtij misteri është kombinimi i hyjnisë absolute dhe njerëzimit të plotë në një Person. Për shembull, kemi pyetje si është e mundur që Njëri që ka atributet e Perëndisë të ketë në të njëjtën kohë kufizimet e Njeriut të fundmë. Asnjë njeri nuk mund të kuptojë Personin e Krishtit. Vetëm Ati e kupton.
Shumë nga herezitë më të rënda që e kanë munduar Kishën janë përqendruar mbi këtë temë. Duke qenë të shkujdesur për brishtësinë e tyre, njerëzit e kanë preokupuar veten me atë që është tepër e thellë për ta. Disa e kanë theksuar tepër hyjninë e Zotit tonë në kurriz të njerëzimit të Tij. Të tjerë e kanë theksuar aq shumë njerëzimin e Tij, sa i kanë hequr Hyjnisë së Tij.
Uilliam Kelli (William Kelly) shkroi dikur: «Pika ku vjen gabimi është për sa i përket Birit të Perëndisë që bëhet një njeri; pasi është personi kompleks i Zotit Jezus që i bën personat të bien seriozisht. Ka nga ata, pa dyshim, që guxojnë të mohojnë lavdinë e Tij hyjnore. Por kemi edhe një mënyrë shumë herë më të hollë ku Zoti Jezus poshtërohet; ku, edhe pse Ai pranohet se është hyjnor, njerëzimit të Zotit i lejohet të fundosë lavdinë e Tij dhe të neutralizojë rrëfimin e personit të Tij. Si rrjedhim, dikush pështjellohet shpejt dhe ajo që e lidh Atë [Krishtin Jezus] me ne këtu poshtë paraqitet nga dikush në mënyrë të tillë që të falsifikojë atë që Ai ka të përbashkët me Vetë Perëndinë. Ka veçse një mbrojtje të thjeshtë që e mbron siç duhet shpirtin për sa i përket kësaj, domethënë, që ne nuk rrezikojmë të futim hundët [të jemi kureshtarë] dhe asnjëherë nuk guxojmë ta diskutojmë atë, duke iu druajtur nxitimit drejt budallallëkut njerëzor në tokë të shenjtë dhe duke menduar se në një tokë të tillë si kjo ne duhet të jemi vetëm adhurues. Sa herë që shpirti e harron këtë, do të rezultojë pa ndryshim se Perëndia nuk është me këtë – që Ai e lejon të sigurtin në vetvete, i cili nga vetvetja rrezikon të flas për Zotin Jezus që të provojë budallallëkun e tij. Është vetëm me anë të Frymës së Shenjtë që mund të njoh atë që është zbuluar për të Vetëmlindurin».
Një shërbëtor i nderuar i Zotit i këshilloi dikur studentët e tij që t’i përmbaheshin gjuhës së vetë Shkrimit kur të diskutonin natyrën e dyfishtë të Zotit tonë. Vetëm kur ne futim idetë dhe spekulimet tona ndodh që të vijë gabimi.
Asnjëri nuk e njeh Birin. Vetëm Ati e njeh Atë.
Misteret e lartë të famës së Tij
e kalojnë rrokjen e krijesave.
Vetëm Ati – pohim i lavdishëm –
e kupton Birin.
Josiah Conder