8 maj

[no_toc]

8 maj | çdo ditë me radhë

«Do të të jap thesaret e territ» (Isa. 45:3).

Kur Perëndia i bëri këtë premtim Kirit, Ai po fliste për thesare materiale nga vendet e territ që do të pushtoheshin nga Kiri. Por nuk e keqpërdorim këtë varg nëse e marrim dhe e zbatojmë në një kuptim frymëror.

Ka thesare që zbulohen në netët e errëta të jetës, që nuk gjenden kurrë në ditët monotone me diell.

Për shembull, Perëndia mund të na japë këngë në natën më të errët (Job. 35:10) të cilat nuk do të këndoheshin kurrë nëse jeta do të ishte e tëra pa sprova. Ja arsyeja që poeti shkroi:

Dhe shumë rapsodë të ngazëllyer mes
atyre bij të dritës
do të thonë për muzikën më të këndshme: «E
mësova këtë natën»;
dhe shumë himne të zgjatura që mbushin
shtëpinë e Atit
dënesën provën e parë në
hijen e një dhome të errët.

Kemi errësirën e asaj që J. Stuart Holdeni i quan «misteret e pashpjegueshme të jetës – fatkeqësitë, katastrofat, përvojat e menjëhershme dhe të papritura që na vijnë në jetë dhe që i tërë planifikimi ynë nuk ka mjaftuar që t’i shmang; dhe jeta është e errët për shkakun e tyre – dhimbje, humbje, zhgënjim, padrejtësi, keqkuptim i motiveve, shpifje». Këto janë ato gjëra që e bëjnë shpesh jetën të errët.

Po të flasim njerëzisht, asnjë prej nesh nuk do ta zgjidhte këtë errësirë dhe prapëseprapë përfitimet e saj janë të pallogaritshme. Leslie Uedhërhedi (Leslie Weatherhead) shkroi: «Si të gjithë njerëzit, pëlqej dhe preferoj përvojat e maleve me diell, kur shëndeti, lumturia dhe suksesi janë me bollëk, por kam mësuar më shumë për Perëndinë dhe jetën dhe veten në terrin e frikës dhe të dështimit, sesa kam mësuar ndonjëherë në dritën e diellit. Ka, pra, gjëra të tilla si thesaret e errësirës. Errësira, falë Zotit, kalon. Por ajo që dikush mëson në errësirë, atë njeriu e zotëron përgjithmonë».