8 qershor

[no_toc]

8 qershor | çdo ditë me radhë

«Perëndisë, të vetmit të ditshëm, i qoftë lavdi në përjetësi me anë të Jezu Krishtit» (Rom. 16:27).

Urtësia e Perëndisë është një fill që përshkon të gjithë Biblën. Për shembull! «Tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi […] Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron» (Job. 12:13, 16). «Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua» (Psa. 104:24). «Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarsinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë» (Fjalet e Urta 3:19). «Qoftë i bekuar emri i Perëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca» (Dan. 2:20). «Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit» (1 e Korintasve 1:21). «Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri» (1 e Korintasve 1:30).

Urtësia e Perëndisë i referohet mprehtësisë së përsosur të Tij, aftësive dalluese të sigurta të Tij dhe vendimeve të pagabueshme të Tij. Dikush e ka përkufizuar atë si aftësia e Tij për të dhënë rezultatet më të mira të mundshme përmes mjeteve më të mira të mundshme. Ajo është më tepër se njohuri. Ajo është aftësia që ta përdorësh siç duhet atë njohuri.

Të gjitha veprat e Perëndisë shprehin urtësinë e Tij. Projektimi i mrekullueshëm i trupit njerëzor, për shembull, është një dëshmi shprehëse e saj.

Dhe urtësia e Perëndisë duket në planin e shpëtimit. Ungjilli na tregon se si është paguar dënimi i mëkatit, se si është përligjur drejtësia e Perëndisë, se si është dhënë drejt mëshira e Tij dhe se si besimtari në Krishtin është shumë herë më mirë, sesa mund të kishte qenë ndonjëherë nëse Adami nuk do të kishte rënë.

Tani që jemi të shpëtuar, urtësia e Perëndisë u shpreh një ngushëllim të ëmbël shpirtrave tanë. Ne e dimë se Perëndia ynë është tepër i urtë që të gabojë [pra, nuk bën asnjë gabim]. Edhe pse ka gjëra në jetë që janë të vështira për t’u kuptuar, ne e dimë që Ai nuk mund të gabojë.

Ne mund të kemi siguri maksimale në udhëheqjen e Tij. Ai e di fundin që nga fillimi. Ai është në dijeni të shtigjeve të bekimeve, për të cilat ne jemi krejt në padije. Rruga e Tij është e përsosur.

Së fundi, Ai dëshiron që ne të rritemi në urtësi. Ne duhet të jemi të mençur [të urtë] për të mirën (Rom. 16:19). Ne duhet të ecim me kujdes, si njerëz të mençur [të urtë], duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta (Efesianeve 5:15, 16). Ne duhet të jemi të mençur [të urtë] si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat (Mt. 10:16).

[previous][next]