«Me të gjetur fjalët e tua, i përpiva; fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime, sepse emri yt kërkohet nga unë o Zot, Perëndi i ushtrive» (Jeremia 15:16).
Njerëzit sot duket se janë gjithmonë në kërkim të argëtimit dhe dëfrimit, por është domethënëse se «argëtimi» (ang. “fun”) nuk përmendet kurrë në Bibël, prandaj është e dukshme që ai nuk konsiderohet si pjesë tepër e rëndësishme e jetës së krishterë. Fjala «dëfrim» (ang. “entertain”) është përdorur për të shprehur mikpritje dhe aktivitete të tilla si «lojëra» (ang. “play”) dhe «festime» (ang. “reveling”) marrin vetëm dënime. («Lojërat» janë të përshtatshme për fëmijët dhe kafshët, sigurisht).
Megjithëkëtë, të krishterët kanë diçka shumë herë më të mirë se argëtimi i kësaj bote – ata kanë gëzimin qiellor! Ky është privilegji unik i të shpenguarve dhe ka shumë kanale ku mund të përjetohet ky gëzim.
Së pari, gëzimi i krishterë vjen përmes Fjalës. Siç mund të thoshte edhe Jeremia («profeti vajtues!»): «Fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime», siç përmendet në tekstin tonë. Veç kësaj, në gëzohemi edhe në shpëtimin e madh të Perëndisë: «Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim, sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit» (Isaia 61:10).
–Henry M. Morris