Çfarë flet Bibla për borxhin?

«Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin» (Rom. 13:8).

Ne nuk duhet ta marrim këtë varg si një ndalim kundër çdo lloj borxhi. Në shoqërinë tonë ne nuk mund t’i shmangim faturat e telefonit, faturat e gazit dhe të dritave dhe faturat e ujit. Gjithashtu edhe në rrethana të caktuara, do të ishte dishepullim më i mirë që ta blije një shtëpi me hipotekë, duke formuar kështu barazi, sesa të paguash të njëjtin sasi mujore si qira. Dhe është e pamundur që të drejtosh një biznes sot pa ndonjë detyrim kontraktues.

Por, sigurisht, ky varg dënon praktika të tjera. Ai e ndalon hyrjen në borxh kur mundësia për ta kthyer është e dobët. Ai e ndalon marrjen hua për të blerë një produkt që i ulet vlera. Ai e ndalon mospagimin në kohën e caktuar. Ai e ndalon hyrjen në borxh për gjëra jo esenciale. Ai e ndalon zhytjen në borxhe mbi kokat tona, tundimin për shpenzime të tepërta impulsive, ngaqë kemi karta krediti. Ai e ndalon shpërdorimin e parave të Zotit duke paguar interesa bankare të tepruara për bilance të papaguara.

Vargu ka si qëllim të na ruajë nga kreditorët ngacmimtar, nga problemet martesore për shkak të shpenzimit të tepërt dhe nga përballja me falimentimin, që janë të gjitha shkatërruese për dëshminë e krishterë.

Në përgjithësi, ne duhet të praktikojmë përgjegjësi financiare duke jetuar me modesti dhe brenda mundësive tona, duke kujtuar vazhdimisht që huamarrësi është skllav i huadhënësit (shih Fjalet e Urta 22:7).

I vetmi borxh që është gjithnjë në rregull për të krishterin është detyrimi për të dashur njëri-tjetrin. Ne jemi të detyruar për t’i dashur jobesimtarët dhe për të ndarë Ungjillin me ata (Rom. 1:14). Ne jemi të detyruar që t’ i duam vëllezërit dhe të japim jetën tonë për ata (1 Gjonit 3:16). Ky lloj borxhi nuk do të na fut kurrë në telashe me ligjin. Madje, siç thotë Pali, ai është përmbushja e ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *