Cila është rruga për në qiell?
Ja përgjigjja:
Jezusi është rruga e jetës së përjetshme me Perëndinë.
Çdo njeri është një mëkatar. Ne bëjmë, themi dhe mendojmë gjëra të gabuara të cilat nuk i pëlqejnë Perëndisë dhe i thyejmë urdhërimet e Tij në Bibël. Për shkak të mëkatit tonë, ne meritojmë të vdesim dhe të shkojmë në ferr, larg Perëndisë, përjetësisht. Por ngaqë Perëndia e deshi botën, Ai dërgoi Birin e Tij, Jezusin, për të qenë rruga që besimtarët të jetojnë përjetësisht (përgjithmonë) me Perëndinë.
Ndonëse Jezusi ka qenë gjithnjë i gjallë si Biri i Perëndisë, Ai lindi në tokë si Perëndi-Njeri i përsosur. Ai jetoi pa mëkat, bëri mrekulli dhe mësoi të vërtetën. Jezusi mori ndëshkimin që meritojnë mëkatarët – vdekjen – duke vdekur mbi një kryq. Pastaj Jezusi u kthye sërish në jetë, duke treguar që Ai kishte fituar mbi mëkatin dhe vdekjen!
Jezusi është rruga e vetme për të jetuar përgjithmonë me Perëndinë. “Jezusi u përgjigj: ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, veçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).
Për të patur këtë jetë të re me Perëndinë, ne duhet të besojmë në Zotin Jezus Krisht!
E vërteta e Biblës
“Perëndia e deshi botën aq shumë, që Ai dha Birin e Tij të vetëm. Kushdo që beson në të, nuk do të humbasë, por do të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).
“Kjo është dëshmia e Perëndisë. Ai na ka dhënë jetë të përjetshme. Kjo jetë gjendet në Birin e Tij. Ata që i përkasin Birit, kanë jetë. Ata që nuk i përkasin Birit të Perëndisë, nuk kanë jetë” (1 Gjonit 5:11-12).
“Ajo që do t’ju them është e vërtetë. Kushdo që e dëgjon fjalën time dhe i beson atij që më dërgoi, ka jetë të përjetshme. Ai nuk do të gjendet fajtor. Ai ka kaluar nga vdekja në jetë” (Gjoni 5:24).