Doktrina është parësore

Ata prej nesh që theksojnë doktrinën e drejtë dhe lënë pas dore veprimin me dashuri duhet të ndreqen që të jetojmë besimin tonë. Ne duhet të nxitemi që t’u shtojmë vepra fjalëve tona. Por ata prej nesh që theksojnë veprat e mira dhe lënë pas dore mësimin e doktrinës së drejtë duhet të qortohen për t’u kthyer te predikimi i Ungjillit. Ne nuk duhet ta mashtrojmë kurrë veten se këto dy shkelje janë të barabarta. Ato nuk janë. Doktrina është parësore. Vlerat morale janë dytësore. Që kjo e fundit të jetë e sinqertë, ajo duhet të rrjedhë nga e para. Kjo është ajo që e përkufizon realitetin e vërtetë. Kjo është ajo që formon se kush jemi ne si një kishë. Në fillim ishte Fjala.

Pra, çfarë do të thotë të jesh i vërtetë në këtë botë? Kjo do të thotë ta kuptosh botën ashtu siç është në të vërtetë; të kuptosh Perëndinë ashtu siç është në të vërtetë; dhe t’i lidhësh të dyja në dritën e këtij kuptimi. Nuk mjafton të prekim zemra për Jezusin. Ne duhet edhe të jemi të gatshëm ta lejojmë Jezusin të jetë Ai që i prek ato zemra. Ne duhet të predikojmë Krishtin të kryqëzuar dhe të mbajmë mend se çdo gjë tjetër që “bëjmë” të jetë duke rrjedhur nga kjo e vërtetë përfundimtare dhe të drejtojë [të tjerët] te kjo e vërtetë përfundimtare.

“Jezusi u përgjigj dhe tha: ‘Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur. Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t’jua japë Biri i njeriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij”. Atëherë e pyetën: “Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?” Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar” (Gjoni 6:26-29)

— Cornell Ngare (Një autor që i shërben Perëndisë në Kishën Baptiste Emanuel në Nairobi, Kenia).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *