Siç thotë Wagner në faqen 181 në librin e tij, “Sundim”: “Nëse e hedh vështrimin mbrapa gjatë historisë njerëzore, do të zbuloni që tre gjëra, më shumë se të tjerat, kanë sjellë transformim social: dhuna, njohuria dhe pasuria – dhe më e madhja nga këto është pasuria!”
Ai vazhdon: “Nuk do të jenë ata planifikues financiarë tradicionalë që janë të kënaqur me të ardhura vjetore prej 5 përqind deri në 20 përqind a diçka e tillë. […] Unë kam besim që ne do të shohim standardin biblik prej 100 përqind kompensim ose më shumë që të bëhet norma” (“Sundim”, fq. 196).
Fjalet e Urta 13:22 është vargu që citohet shpesh nga Wagner dhe të tjerë që promovojnë këtë teologji. Megjithëkëtë, ata janë selektiv në atë se çfarë citojnë: “pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin”.
Duke ndjekur shembullin e bereasve, ata që i shqyrtojnë citimet e tij do të zbulojnë se ai e ka hequr pjesën e parë të vargut. Citimi i plotë është si vijon: “Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin”.
Këtu nuk flitet për ndonjë transferim të mbinatyrshëm të pasurisë. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një paralajmërim/nxitje drejt zellit. Përmes administrimit të zellshëm, Zoti e bekon veprën e të drejtëve dhe ata mënjanojnë një trashëgimi. Me këtë kontekst, ti mund të shohësh qartë që mëkatarët i harxhojnë kot paratë e tyre, që në providencën e Perëndisë do të përfundojë në duart e të drejtëve.