Evidencë pështjelluese për prejardhje të përbashkët pa evidencë për evolucionin darvinian
Si në gjyqin Dover ashtu edhe në leksionet dhe libra te tij (siç është «Vetëm një teori»), një nga përgjigjet parësore të Dr. Kenneth Millerit ndaj argumenteve të Majkëll Behes (Michael Behe) për ndërlikimin e pazvogëlueshëm është të citoj prova për prejardhje të përbashkët. Kjo klasë evidencash nuk e përgënjeshtron Behen, pasi në më të shumtën e rasteve, evidenca e ngjashmërisë rendore në ADN tregon prejardhje të përbashkët – jo një shteg evolucionar darvinian. Vërtet, nëse shqyrtohet nga afër, del që një pjesë e madhe e evidencës së parapëlqyer të Millerit nuk siguron as edhe një rast të fortë për trashëgimi të përbashkët: Milleri supozon se ngjashmëritë gjenetike funksionale duhet të rrjedhin nga trashëgimia e përbashkët, duke mos marrë parasysh mundësinë se ngjashmëri të tilla biokimike mund të rrjedhin nga projektimi i përbashkët në një plan/projekt funksional.
Në fillim, një nga gabimet e zakonshme të Millerit është që harron se evidenca për prejardhje të përbashkët NUK është evidencë për një shteg darvinian dhe prandaj nuk e përgënjeshtron ndërlikimin e pazvogëlueshëm. Behe, përkrahësi kryesues i ndërlikimit të pazvogëlueshëm që e pranon edhe prejardhjen e përbashkët, vëzhgon me vend se «darvinistët modernë theksojnë trashëgiminë e përbashkët dhe supozojnë gabimisht se kjo është evidencë e fuqisë së mutacionit të rastësishëm» (The Edge of Evolution, fq. 95, 2007).
http://www.evolutionnews.org/2009/11/confusing_evidence_for_common.html