Kritiku i Behes mbi zgjatimin bakterial: Nuk kërkohet aspak inteligjencë, sepse “Forcat e natyrës veprojnë ‘si magjia’” [Fragment]
Në [fondacionin] “BioLogos”, biologu Kathryn Applegate ka ofruar atë që ka për të qenë një nga më shumë alternativat krijuese përveç projektimit inteligjent mbi zgjatimin bakterial: Magjia. Nuk po tallem. Applegate e pranon shpejt argumentin e biokimistit Michael Behe që zgjatja “duket dhe funksionon tamam si një motor i jashtëm, një makineri e projektuar nga inxhinierë inteligjentë. Aq e dukshme është kjo ngjashmëri, që duket e përsosur logjikisht të nxjerrësh një Projektues për zgjatimin [bishtin]”. Por, prit, thotë ajo: “Zgjatimi bakterial mund të duket si një motor i jashtëm, por ka të paktën një dallim të thellë: zgjatimi ngjason vetvetiu, pa ndihmën e ndonjë agjenti të ndërgjegjshëm”.
Duke pranuar që “vetë-montimi i një makinerie të tillë të ndërlikuar e sfidon imagjinatën”, Dr. Applegate i siguron lexuesit e saj se kjo nuk përbën asnjë problem, sepse “Forcat e natyrës veprojnë ‘si magjia’”. Presto, shpejt, diçka ndodh!
Tani Dr. Applegate pranon se në përvojën tonë të zakonshme gjërat nuk është se vetë-montohen në mënyrë magjike pa asnjë inteligjencë udhëzuese. “Ne të gjithë kemi vënë bashkë lodra, mobilie ose pajisje; madje dhe projektet më të thjeshta kërkojnë bashkërendim të ndërgjegjshëm të materialeve, mjeteve dhe udhëzimeve për montimin (dhe madje nuk kemi asnjë siguri që do ta montojmë siç duhet!)”. Megjithatë, Dr. Applegate na siguron se me natyrën gjërat janë ndryshe. “Është tunduese të mendosh se formimi spontan i një makinerie të tillë aq të ndërlikuar të jetë ‘i drejtuar’ qoftë nga një Mendje apo nga një ‘forcë jete’, por ne e dimë se zgjatja bakteriale, si qindra makineri të tjera brenda qelizës, montohet dhe funksionon automatikisht sipas ligjeve të njohura të natyrës. Nuk kërkohet asnjë inteligjencë”.
http://www.evolutionnews.org/2010/08/behe_critic_on_bacterial_flage037561.html