Fundi i botës

Montazh i eklipsit hënor

Fundi i botës? [Fragment]

Eklipsi i parë i plotë hënor nga katër gjatë viteve 2014-2015 ka ardhur dhe ka shkuar, kështu që është një kohë e mirë për një diskutim pas ngjarjes. Eklipsi ndodhi në 15 prill. Fatkeqësisht, koha ishte e vrenjtur për pjesën më të madhe të Amerikës lindore atë mbrëmje. Madje këtu në Kentakin verior ra pak dëborë gjatë eklipsit. Ne kishim planifikuar ta shikonim eklipsin atë natë, por nuk pamë asgjë këtu në Muzeu i Krijimit.

Përse gjithë ky interesim për këto eklipse? Siç e kam diskutuar më parë, disa njerëz shohim një shenjë apokaliptike në këto katër eklipse (ata i quajnë ato një tetrad), që ndodhin në kohën e Pashkës dhe Sukotit më 2014 dhe 2015. Mark Blitz sajoi termin “hënë e përgjakshme” për t’iu referuar eklipseve të plota hënore. Unë them që ai e sajoi këtë term sepse nuk mund të gjej asnjë referim për eklipset hënore që të jenë quajtur hëna të përgjakshme përpara përdorimit që Blitz i bëri vetëm disa vjet më parë.

Më parë, hëna e përgjakshme ishte një emër alternativ për hënën e gjahtarit, për hënën e plotë mbas hënës së korrjes, që në fakt është hëna e plotë më afër me ekuinoksin vjeshtor. Blitz i ka quajtur eklipset hënore “hëna të përgjakshme” sikur kjo të kishte qenë një praktikë e zakonshme për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht, me gjithë vëmendjen që kjo mori nga media, ky përdorim i termit hënë e përgjakshme mund të ketë hyrë pa u ndier në përdorim të zakonshëm. Blitz filloi ta përdorë këtë term sepse e kuqja është ngjyra më e zakonshme e një hënë të eklipsuar plotësisht dhe gjaku është gjithashtu i kuq.

Pavarësisht faktit se jo të gjitha eklipset hënore duken të kuqe, Blitz mëson se një eklips hënor ka më shumë mundësi ajo çfarë kishte në mendje profeti Joel kur ai foli për hënën që shndërrohet në gjak përpara Ditës së madhe dhe të tmerrshme të Zotit (Joeli 2:31) dhe se një eklips hënor në kohën e Kryqëzimit ishte pjesërisht përmbushje e kësaj siç dëshmohet nga Apostulli Pjetër që i referohet profecisë së Joelit në Rrëshajat (Veprat 2:20).

Ata njerëz që promovojmë tezën e hënës së përgjakshme citojnë shpesh nga Joeli 2:28-32 dhe Veprat 2:17. Në pjesën e fundit kemi Pjetrin që nxjerr në pah përmbushjen e Joelit kur citon gjëra si derdhja e Frymës së Shenjtë dhe për të qenët të shpëtuar duke thirrur emrin e Zotit në Rrëshajat. Duke qenë se Pjetri këtu citoi drejtpërdrejt nga Joeli 2, të dyja këto pjesë lexohen pothuaj saktësisht njëlloj. Megjithëkëtë, ka edhe pjesë të tjera biblike që e përmendin hënën që shndërrohet në gjak ose në të kundërt ndryshime të trupave qiellore si dielli që errësohet të cilat nuk duhet të anashkalohen. Ka shumë pjesë të tjera që lidhen drejtpërdrejt me figurën më të plotë këtu (p.sh., dielli, hëna ose edhe yjet e qiellit që errësohen ose që në të kundërt ndikohen). Pjesë të tilla përfshijnë: Isaia 13:10, Marku 13:24; Zbulesa 8:12, Luka 21:25, Zbulesa 12:1, Joeli 2:10 dhe Joeli 3:15, Zanafilla 37:9-10, Ezekieli 32:2-11 dhe kështu me radhë. Të gjitha këto pjesë duhet të konsultohen për të patur një interpretim të duhur (Shkrimi interpreton Shkrimin).

Për shembull, Zbulesa 6:12-17 nuk duket se është një citim nga Joeli 2, por kemi një përputhje të mesazhit, si për shembull dielli që errësohet dhe hëna që shndërrohet në gjak. Veç kësaj, si Joeli 2:28-32 dhe Zbulesa 6:12-17 flasin për shenja pështjelluese dhe të shqetësuese në tokë dhe në qiejt, kështu që këto pjesë mund të jenë duke iu referuar të njëjtave gjëra. Nëse po, përse atëherë nuk i përmendim këto vargje nga Zbulesa (dhe gjetiu) ata që besojnë se kjo seri aktuale e eklipseve hënore të plota po shpall kthimin e Zotit? Ndoshta ata besojnë se kthimi i Zotit i paraprin ngjarjeve të Zbulesës 6 me një kohë të konsiderueshme. Prandaj, sipas llogaritjeve të tyre, ngjarjet në Zbulesa 6:12-17 i referohen një ngjarjeje tjetër dhe jo asaj në Joeli 2:28-32. Megjithëkëtë, ngjashmëria e përshkrimit të këtyre pjesëve sugjeron se ato mund të jenë të lidhura me të njëjtën ngjarje.

https://answersingenesis.org/astronomy/moon/lunar-eclipses-biblical-prophecy/

[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Disa prej atyre që promovojnë teoritë e Hënave të Përgjakshme mbështetën edhe paralajmërimet më 2012 të bazuara mbi kalendarin e Majave (shiko: http://www.thebereancall.org/content/question-i-ve-been-astonished-how-some-are-predicting-2012-end-era). Gjatë viteve të fundit janë veçuar edhe data të tjera me po të njëjtat rezultate siç u panë në eklipsin që ndodhi në muajin prill—pra, asgjë. Me fjalë të tjera, këto parashikime janë mbështetur mbi themele jobiblike që nuk mund të qëndrojnë.]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *