Gratë në islam

[THEB: Fragmenti që vijon u shfaq si një komentar në një faqe interneti të CNN].

Një gjyqtar në Arabinë Saudite ka thënë që bashkëshortët lejohen që t’i qëllojnë me pëllëmbë gratë e tyre nëse ato shpenzojnë në mënyrë të tepruar, raportoi një gazetë saudite këtë javë që kaloi. Në një mësymje të shpejtë, gjyqtari uli islamin, foli negativisht për mbretërinë dhe shpërfilli idealet që përqafon vetë monarku saudit.

Islami është shumë i qartë për këtë çështje: Si një bashkëshort që ndëshkon fizikisht gruan e tij për «shpenzime të tepërta» dhe një gjyqtar «që mbështet drejtësinë», duke e sanksionuar këtë abuzim do të vepronte në kundërshtim me idealet e islamit të dhembshurisë dhe drejtësisë.

Nuk ka asnjë bazë në teologjinë islamike që të mbështet abuzimin në shtëpi të çdo lloji dhe nuk ka në mënyrë specifike asnjë [rregull] që ka të bëjë me çështjen e rastit kur një grua shpenzon me tepri» (CNN.com, 5/12/09).

http://www.cnn.com/2009/WORLD/meast/05/12/ahmed.saudi.women/index.html

[THEB: Kur’ani nuk pajtohet me këtë: «Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati, edhe rrahni, e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi. » (Sura 4:34).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *