Historia e konvertimit të birit të udhëheqësit të Hamasit

[THEB: Kohët e fundit Mosab Hassan Yousef pati një mbulim në lajme duke shpjeguar me hollësi se si biri i një udhëheqësi të Hamasit u konvertua te Krishti. Ja një tregim i bërë shumë shpejt mbas konvertimit të tij].

Biri i udhëheqësit të Hamasit e lë mbrapa islamin dhe përqafon krishterimin [Fragment]

Mosab Hassan Yousef është një i ri i jashtëzakonshëm me një histori të pazakontë. Ai ka lindur djali i një prej udhëheqësve më ndikues të organizatës ushtarake Hamas në Bregun Perëndimor dhe u rrit në një familje islamike të rreptë. [Tani] ai frekuenton takimet e një kishe të krishterë ungjillore. Ai e braktisi besimin e tij mysliman, e la familjen mbrapa në Ramallah dhe po kërkon azil në Shtetet e Bashkuara.

Historia se si u shpalos jeta e tij është vërtet mahnitëse, pavarësisht nëse pajtoheni apo jo me pikëpamjet e tij. Më poshtë keni një transkriptim të një interviste ekskluzive të rrejtit të lajmeve FOX me Hassanin….

JONATHAN HUNT: Përse, mbas 25 vjetësh, ndryshove?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Unë besoj se tërë ata mure që ndërtoi islami për 1400 vitet e shkuar nuk ekzistojnë më. Ata nuk e kuptojnë këtë. Ata i ndërtuan ato mure dhe i futën njerëzit në padije pasi kanë frikë. Ata nuk donin që njerëzit të diskutonin diçka rreth realitetit të islamit, për pikëpyetjet e mëdha të islamit dhe u kërkuan ndjekësve të tyre, myslimanëve, “Mos pyesni për ato pikëpyetje”. Por tani, njerëzit kanë median. Nëse një baba ia mbyll derën vajzës për të mos u larguar nga shtëpia, ajo do të shkojë te kompjuteri e saj dhe do të udhëtojë nëpër botë. Kështu pa vështirësi njerëzit mund të marrin informacione, njohuri, faqe kërkimi dhe kështu është shumë e disponueshme për këdo që të studiojë rreth islamit, rreth feve të tjera.

JONATHAN HUNT: Ju flisni nga një perspektivë unike, një njeri që u rrit jo vetëm në një familje islamike, por edhe si pjesë e një organizate që shihet nga shumë njerëz përreth botës si një forcë ekstreme e islamit: Hamasi. Cili është realiteti i islamit? Ju thoni që njerëzit nuk e shohin këtë realitet; Cili është realiteti i islamit?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Ka dy fakte që myslimanët nuk i kuptojnë […] mund të them rreth mbi 95 përqind e myslimanëve nuk e kuptojnë vetë fenë e tyre. Ajo erdhi me një gjuhë shumë herë më të fortë se gjuha që flitet nga ata, kështu që nuk e kuptojnë […] ata mbështeten vetëm te njerëzit fetarë për të patur njohjen e tyre të kësaj feje.

JONATHAN HUNT: Çfarë ngjarje specifike filloi të ndryshonte mendjen tënde rreth isalmti?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Që kur isha një fëmijë fillova të bëja pyetje shumë të vështira, madje edhe familja ime më thoshte vazhdimisht: “Ti je një njeri i vështirë dhe e shohim të vështirë t’u përgjigjemi pyetjeve të tua. Përse bën kaq shumë pyetje?” Kjo ishte që nga fillimi, që të jem i sinqertë me ju.

Por ndjeva se të gjithë – dhe babai im ishte një shembull i mirë për mua, pasi ishte një njeri i sinqertë, i përulur, shumë i dashur me mamin, me ne, dhe nga rriti sipas parimit të faljes, në rregull? Unë mendova se të gjithë në islam ishin kështu.

Kur isha 18 vjeç dhe u arrestova nga izraelitët dhe isha në një burg izraelit nën administratën izraelite, Hamasi kishte kontroll të anëtarëve të saj brenda burgu dhe pashë torturat e tyre; (ata ishin) duke i torturuar njerëz në një mënyrë shumë, shumë të keqe.

JONATHAN HUNT: Anëtarët e Hamasit i torturonin anëtarët e tjerë të Hamasit?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Udhëheqës të Hamasit! Udhëheqës të Hamasit që ne shohim në TV tani, dhe udhëheqës të mëdhenj, përgjegjës për torturimin e anëtarëve të tyre. Ata nuk më torturuan mua, por ishte një tronditje për mua, t’i shihja ata duke i torturuar njerëzit: duke futur gjilpëra nën thonjtë e tyre, duke ua djegur trupin. Ata ata i vranë shumë prej tyre.

JONATHAN HUNT: Cili është mesazhi juaj qendror për çdo mysliman që është duke të dëgjuar tani?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Mesazhi im për ata është, para së gjithash, që të hapin mendjen e tyre. Ata lindën në familje myslimane – kjo është mënyra se si e morën islamin dhe kjo është si me […] fe tjetër, si të rritesh (në) një familje të krishterë apo të rritesh (në) një familje judenjsh..

Pra, ajo ku dua të dal është se dëshiroj që këta njerëz t’i hapin sytë e tyre, mendjet e tyre, të fillojnë të kuptojnë dhe të imagjinojnë (sikur) të mos kishin lindur në një familje myslimane. Dhe të përdorin mendjen e tyre.

Përse ua dha Perëndia mendjen? Të hapin zemrën e tyre. Të lexojnë Biblën. Të studiojnë fenë e tyre. Dëshiroj të hap portën për ata, dëshiroj që ata të jenë të lirë. Ata do të gjejnë një jetë të mirë mbi tokë thjesht duke ndjekur Perëndinë – dhe ata do të garantojnë jetën tjetër.

(Jonathan Hunt , “Biri i udhëheqësit të Hamasit e lë mbrapa islamin dhe përqafon krishterimin”, Fox News Online, 12 gusht, 2008).

http://www.foxnews.com/story/0,2933,402483,00.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *