Detyra e apostullit: Ecja në dashuri (2 Gjonit 5-6)

V. 5 Në vargjet 5 deri në 9 apostulli duket se po jep një përmbledhje të shkurtër të Letrës së tij të Parë. Atje ai renditi provat e jetës. Tani në këto vargje, ai përsërit të paktën tri prej tyre – provën e dashurisë (v. 5), provën e bindjes (v. 6) dhe provën e doktrinës (v. 7-9).

V. 6 Së pari, ai u kujton lexuesve të tij urdhërimin e dashurisë ndaj besimtarëve të tjerë. Dashuria këtu është në thelb dhënia joegoiste e vetvetes për dobinë e të tjerëve. Nuk është “Çfarë mund të përfitoj nga ai njeri?”, por “Çfarë mund të bëj për atë njeri?”. Pastaj, dashuria tregohet për të qenë një ecje sipas urdhërimeve të tij. Ne nuk mund të duam me të vërtetë, në kuptimin hyjnor, nëse nuk ecim në bindje ndaj Zotit dhe ndaj të vërtetës së Perëndisë.


[previous][next]