1:1Simon Pjetri e paraqet veten sishërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit. Menjëherë shtangemi nga thjeshtësia dhe përulësia e tij. Ai ishte një shërbëtor me vetë dëshirën e tij; njëapostull nga caktimi hyjnor. Ai nuk përdor tituj apo simbole të larta pozite. Ai ka vetëm një mirënjohje të vetme për detyrën e tij për t’i shërbyer Shpëtimtarit të ringjallur.
Gjithçka që na thuhet për ata të cilëve u është drejtuar kjo Letër është se ata kishinmarrë për pjesë një besim të çmueshëm si Pjetri dhe kolegët e tij. Kjo mund të tregojë se ai po u shkruante besimtarëve johebrenj, të cilët kishin marrë të njëjtin llojbesimi si besimtarët judenj, një besim që nuk ishte në asnjë mënyrë i mangët. Të gjithë ata që janë të shpëtuar nga hiri i Perëndisë gëzojnë pranim të barabartë para Tij, qofshin judenj apo johebrenj, meshkuj apo femra, skllevër apo të lirë.
Besim do të thotë tërësia e gjithçkaje që ata kanë marrë kur pranuan besimin e krishterë. Ai vazhdon të shpjegojë se kybesim ështëme anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht. Ai nënkupton se ishte diçka e drejtë përPerëndinë të japë këtëbesim për sa i përket standardit të barabartë të atyre që besojnë në ZotinJezus. Vdekja, varrosja dhe ringjallja e Krishtit siguron një bazë të drejtë mbi të cilën Perëndia mund të tregojë hir ndaj mëkatarëve me anë të besimit. Borxhi i mëkatit është paguar plotësisht dhe tani Perëndia mund të shfajësojë mëkatarin e paperëndishëm që beson në Birin e Tij.
TitulliPerëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht është një nga titujt në DhR që tregojnë hyjninë absolute të Zotit Jezus. Nëse Ai nuk është Perëndi, atëherë këto fjalë nuk kanë kuptim.
1:2 Lutja e lartë e Pjetrit për lexuesit e tij është qëhiri dhe paqja të shumohet në tanë njohjen e Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tonë. Ai dëshiron që ata të kenë këtënjohje me anë tëhirit mbështetës, përforcues të Perëndisë në jetët e tyre të përditshme. Ai dëshiron që zemrat e tyre të ruhet ngapaqja e Perëndisë që kalon çdo imagjinatë. Por kjo nuk është në doza të vogla! Ai dëshiron që këto bekimetë shumohen në sasi të mëdha, jo të shtohen në pjesë të vogla.
Si mundtë shumohen këto bekime?Në njohjen e Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tone. Sa më tepër të njohimPerëndinë, aq më tepër përjetojmëhirin dhe paqen. Bëjmë më mirë të banojmë në vendin e fshehtë të Shumë të Lartit se sa duke bërë vizita të rastit. Ata që jetojnë në shenjtërore dhe jo në rrethina gjejnë të fshehtën ehirit dhe paqes së Perëndisë.