Gjykimet kërcënuese mbi tetë kombet (Amosi 1-2)

A. Hyrje (1:1, 2)

Në dy kapitujt e parë Amosi shpall gjykimin kundër tërë kombeve. Çdo shpallje gjykimi nis me fjalët: “Për tre krime… madje për katër”. Saidlou Baksteri (J. Sidlow Baxter) e shpjegon këtë idiomë hebraike për ne: Shprehja nuk duhet të merret aritmetikisht për të nënkuptuar tre dhe pastaj katër, por idiomatikisht, për të nënkuptuar se masa ishte e plotë dhe më tepër se e plotë; mëkati i këtyre njerëzve e kishte kaluar masën; ose, për ta përshtatur me shprehjet e kohës së sotme, ata e “kishin kaluar cakun”, “ishin të tejmbushur” [2].

B. Damasku (1:3-5)

Kërcënimi i parë është kundërDamaskut, kryeqytet-shteti iSirisë. Sirët kishin luftuar kundër dy fiseve e gjysmë në lindje të Jordanit (Galaad) dhe kishin qenë, në pamje të dukshme, tepër barbarë dhe mizorë (hamendësuar ngashirësja prej hekuri). Ndëshkimi përpopullin e Sirisë ishte që të çohejnë robëri në Kir.

C. Gaza (1:6-8)

Kërcënimi i dytë është kundërGazës, atje ku filistenjtë i kishinshpërngulur izraelitët tek edomitët mizorë. Qendra të tjera filistinase për t’u ndëshkuar janëAshdodi, Ashkeloni dheEkroni. Rezultati do të ishte sekusuri i filistenjve do të vdesë.

D. Tiro (1:9, 10)

Kërcënimi i tretë është kundërTiros. Tirianët, gjithashtu, idorëzuan robër Edomit dhe shkelën marrëveshjenvëllazërore me Izraelin. “Zjarri” parashikohet gjithashtu përpallatet e Tiros.

E. Edomi (1:11, 12)

Kërcënimi i katërt është kundërEdomit. Edomitët ishin armiq të përjetshëm dhe mizorë të vëllezërve të tyre (Esau ishte njëvëlla i Jakobit). Për shkak të marrëveshjeve të tyre të pamëshirshme dhe urrejtjes së pareshtur, ata do të pësojnë një ndëshkim mbi qytetet eTemanit dheBotsrahut.

F. Amoni (1:13-15)

Kërcënimi i pestë është kundërAmonit. Amonitët kryen mizori të tmerrshme në pjesët e pushtuara të vendit tëGalaadit. Ata madjeu kanë çarë barkun grave me barrë të Galaadit në mizorinë e tyre gjakatare. Simbreti, ashtu edhekrerët ishin caktuar përnë robëri,zjarr dhe betejë të furishme.

G. Moabi (2:1-3)

Gjykimi i gjashtë është kundërMoabit, ngaqë nuk i kushtoimbretit të Edomit një varrosje të hijshme (shikoni 2 i Mbreterve 3:26, 27 ku “djali i tij më i madh” mund t’i referohet djalit më të madh të mbretit të Edomit, jo Moabit).

H. Juda (2:4, 5)

TashmëZoti po i afrohet me zemër të vrarë shtëpisë së Vet: dy kombet që do të gjykohen janëJuda dheIzraeli! Është tronditëse se ato renditen midis gjashtë kombeve pagane. Për judenjtë e kohës së Amosit kjo do të ketë qenë gjëja më e ulët! Por Perëndia tregon në këtë mënyrë se, me anë të mëkatit të tyre, Juda dhe Izraeli e kishin humbur tërë njohjen e veçantë nga Jehovahu (versioni KJV, Zoti). Juda do të ndëshkohej,sepse kanë përçmuar ligjin e Zotit, nuk kanë zbatuarstatutet e tij dhe kanëshkuar pasidhujve.

I. Izraeli (2:6-16)

2:6-8 Deri në këtë pikë populli iIzraelit duartroket paditë e Amosit. Por tashmë ai iu kthehet atyre dhe duartrokitjet e tyre do të kthehen shpejt në zemërim! Izraeli do të ndëshkohet, sepse kanë shtypurtë drejtin dhe të varfrin, kanë kryer forma të tmerrshme idhujtarie, mbanin pengrrobat tërë natën [3] dhe janë dehur në tempull meverë të blerë me para të fituara nga zhvatja dhe ryshfetet. 2:9-12 Më pas Perëndia rreshton mëshirat e Tij të shkuara për Izraelin: Aishkatërroi amorenjtë që ishinsi cedri dhelisi në vendin e Kanaanit. Ai e shpëtoi Izraelinnga vendi i Egjiptit dhenxori nazirenj për t’u treguar atyre jetët e ndarjes [nga mëkati]. Por ata i korruptuannazirenjtë dhe iurdhëruan profetëtmos profetizonin. 2:13-16 Për rrjedhojë Perëndia do t’i shtypë, duke mos pasur mundësitë ikin dhe do të shkaktojë mundjen e tyre nga asirianët. Madje njerëzittrima nuk do të mund tashpëtojnë veten e tyre dhekush ka këmbë të shpejta, nuk do t’ia dalë të ikë.