Ngritja e Esterit në pozitë (Esteri 2)

2:1-4 Kur mbreti dukej se ishte në mëdyshje rreth asaj që i kishte bërë Vashtit, këshilltarët e tij i propozuan se duhej bërë një kërkim për një vajzëtërë vajzat e virgjëra dhe të hijshme, e cila do të bëhej mbretëreshë në vend të saj. 2:5-7 Ndërsa një pjesë e mirë e vajzave u çuan në Shushan, Esteri, një ndër shërbëtoret e kryeqytetit, ishte me to. Ajo ishte birësuar nga kushëriri i saj Mardoke pas vdekjes së prindërve të saj. Mardokeu ishte një beniaminit, paraardhësi i tij Kishi ishte çuar në robëri me Jekoniahun (2 i Mbreterve 24:14-16). 2:8-11Hegai, mbikëqyrësi i haremit, tregoi favor të veçantë për Esterin, duke i dhënë menjëherë ushqim dhe shërbëtore me melhelmet për pastrimin dhe duke i dhënë gjithashtu apartamentin më të mirë të shtëpisë së grave. Duke iu bindur Mardokeut, ajo nuk e zbuloi origjinën e saj etnike. Edhe pse Mardokeu nuk mund ta kontaktonte drejtpërdrejt, ai mësonte çdo ditë, nga burime të fshehta, për përparimin e saj çdo ditë. 2:12-14 Kursi parapërgatitor i vajzave për t’u çuar në dhomën e gjumit të mbretit zgjati dymbëdhjetë muaj. Ato kaluan përmes një programi pastrimi ceremonial me vajëra, aroma dhe kozmetikë. Më pas, kur vinte radha e çdo vajze, ajo mund të kërkonte çdo gjë për paraqitjen e saj të jashtme, stoli apo gurë të çmuar. Më pas ajo kalonte një natë me mbretin dhe kurrë nuk do të rrinte me të veçse po t’i pëlqente atij, duke dërguar njerëz që ta thërrisnin me emër. Për të krishterin jeta është një kohë përgatitjeje për kohën e mbretërimit. Shumë shpejt Zoti do ta paraqesë kishën para Tij pa njollë, rrudhë apo gjë të tillë (Efes. 5:27). 2:15-18 Në vend që të bënte kërkesa të mëdha për stolitë e jashtme, Esteri ndoqi këshillën e Hegait. Mbase ai ka hedhur idenë që ajo të mbështetej në bukurinë e saj natyrore. Sido që të jetë, mbreti e dashuroi Esterin më tepër se çdo tjetër, e zgjodhi atë si mbretëreshën e tij dhe shtroi një banket të madh për nder të saj. Dita e pushimit dhënë krahinave mund të ketë përfshirë një amnesti, një heqje të taksave, apo mund të ketë qenë thjesht një ditë pushimi. Ai gjithashtu bëri dhurata sipas pasurisë së tij. 2:19-23 Një takim i dytë i vajzave u bë më pas, mbase për t’i shtuar numrin haremit të mbretit. Esteri po e mbante ende të fshehur kombësinë e saj dhe Mardokeu ishte në një vend strategjik te porta e mbretit. Në këtë kohë ai dëgjoi për një komplot për të vrarë mbretin Asuero. Ai ia bëri të ditur këtë Esterit, e cila, nga ana e saj, ia bëri të ditur mbretit. Vrasësit u kapën, u hetuan dhe u varën. Kjo ngjarje është regjistruar në Librin e Kronikave të mbretërisë. Mardokeu nuk u shpërblye menjëherë. Ai duhej të priste, por me siguri do të vinte dita e shpërblimit. Perëndia i mban mirë shënimet. Historiani i lashtë grek, Herodoti, thotë se varja ishte ndëshkimi standard për tradhtarët dhe rebelët në Persi në atë kohë [8].