Profecitë kundër shtatë kombeve pagane (Ezekieli 25-32)

Në këta kapituj lexojmë për gjykimin e Perëndisë mbi shtatë kombe pagane. Këto kombe gjykohen për format e ndryshme të rebelimit kundër Perëndisë. Ato kishin pasur lidhje me popullin e Perëndisë, kishin mësuar rreth Tij, por nuk kishin dashur të ktheheshin tek Ai. Le ta shikojmë këtë nga afër, sepse udhët e Perëndisë zbulojnë gjithmonë mendimet e Tij, qoftë në gjykim, qoftë në hir.

A. Profecia kundër Amonit (25:1-7)

Kombi i parë mbi të cilin shpallet gjykimi është Amoni. Meqëbijtë e Amonit u gëzuan për rënien eshenjtërores së Perëndisë, tëIzraelit dheJudës dhe për robërinë babilonase, ata do të shkatërrohen nga babilonasit (bijtë e lindjes).Rahabi do të bëhetnjë vathë për devetë dhe vendi i bijve të Amonit, një vathë për dhentë.

B. Profecia kundër Moabit (25:8-11)

Kombi i dytë ështëMoabi, që bashkë meSeirin kishin një qëndrim armiqësor ndajJudës. Vendi i Moabit do të jetë i hapur për babilonasit dhe do të vuajë të njëjtin fat si Amoni.Vendi do të spastrohet ngaqytetet e tij dhe Moabi do të mësojë se Perëndia ështëZoti.

C. Profecia kundër Edomit (25:12-14)

Kombi i tretë ështëEdomi. Ngaqë ka marrëhakkundër shtëpisë së Judës,Zoti, Zoti thotë se do të mësojëhakmarrjen eTij.

D. Profecia kundër Filistisë (25:15-17)

Filistenjtë janë populli i katërt.Urrejtja e tyre e përhershme ndaj Judës do të sjellë mbi tahakmarrjen e Zotit. Ashtu siç do të mësojnë këto kombe se nëse dikush prek popullin e Perëndisë, prek Atë, kështu ata që përfshihen në “sulmet ndaj të krishterëve” sot do të mësojnë një ditë se besimtarët janë bebja e syrit të Perëndisë. Kjo është edhe më e vërtetë kur populli i Perëndisë bie në mëkat dhe gjykohet për të. Ne duhet të kemi kujdes nga tërë gëzimi i lig, mburrja apo mendimet hakmarrëse. Për më tepër, ashtu si Ezekieli duhet të mbajmë zi, të ndërmjetësojmë dhe t’i rrëfejmë mëkatet e besimtarëve të tjerë si tonat.

E. Profecia kundër Tiros (26:1-28:19)

1. Shkatërrimi i Tiros (kapitulli 26) 26:1,2 Objekti i pestë i gjykimit të Perëndisë është qyteti bregdetar iTiros. Ndëshkimi i tij shtrihet nga 26:1 deri te 28:19. Tiroja, me një tregti tepër të zhvilluar, u ngazëllye kur dëgjoi se qyteti i tij rival,Jerusalemi, kishte rënë, duke menduar se tani do të fitonte shumë! Jerusalemi kishte kontrolluar tërë rrugët tregtare në vend dhe rënia e tij donte të thoshte trafik më i lirë për Tiron me Egjiptin dhe vendet e tjera jugore. 26:3-11 Perëndia do të përdorteshumë kombe për të ndëshkuar këtë qytet-shtet. Parashikimet e vargjeve 4-6 janë përmbushur fjalë për fjalë. Së pari,Nebukadnetsari, mbreti iBabilonisë,mbreti i mbretërve [23], marshoinga veriu kundër Tiros dhe e sulmoi (v. 7-11). Rrethimi qe tejet i gjatë (rreth vitit 587 para K. deri më 574 para K.). Feinbergu bën një paraqitje të gjallë të llojit të rrethimit që pësoi ky qytet i famshëm: Fortesat, ledhet dhe shqytet ishin të gjitha elemente familjare. Shqyti, breshkorja apo streha e mburojave përdoreshin për t’u mbrojtur kundër predhave të gjuajtura nga muret. Mjetet e gjuajtjes ishin kryedashët e përdorur për të çarë muret. Sëpatat, fjalë për fjalë, shpatat, përdoreshin në një mënyrë figurative për tërë armët e luftës. Disa e kanë marrë pjesën e parë të vargut 10 si një hiperbolë, por nuk është përtej rrezes së përmbushjes së fjalëpërfjalshme. Për shkak të shumicës së kalorësisë së armikut, ata do ta mbulojnë qytetin me pluhur kur të hyjnë, duke tundur në të njëjtën kohë muret me zhurmën e kalorësve dhe të qerreve. Çdo rrugë duhet të pushtohej dhe populli duhet të vritej me shpatë. Shtyllat për të cilat flitet ishin obeliskë dhe ka gjasa të ishin ato që përmenden nga historiani Herodot, të ngritura në tempullin e Herkulit në Tiro. Njëra ishte prej ari dhe tjetra prej smeraldi, që ndriçonte së tepërmi natën dhe i ishin përkushtuar Melkarthit, perëndisë së Tiros (krahasoni 1 i Mbreterve 7:15). Këto shtylla mbresëlënëse do të përmbyseshin nga pushtuesi [24]. 26:12-14 Por populli u arratis me pasuritë e tij në një ishull larg bregut i quajtur gjithashtu Tiro. Ata qëndruan të sigurt atje për 250 vjet. Më pas Aleksandri i Madh ndërtoi një rrugë për në ishull, duke e sheshuar qytetin ekzistues dhe duke i hedhur gërmadhat në det. Ky veprim nga ushtarët e Aleksandrit (322 para K.) përshkruhet në këtë paragraf. Mbi njëqind vjet më parë një udhëtar përshkruan rrënojat e Tiros ashtu siç ishin parashikuar: Ishulli, si i tillë, nuk është më tepër se një kilometër e gjysmë gjatësi. Pjesa që del nga jugu përtej istmeve është mbase 375 metra e gjerë dhe është shkëmbore dhe e çrregullt. Tani ai nuk është më i populluar veçse prej peshkatarëve, si “një vend për të hedhur rrjetat” [25]. 26:15-21 Lajmi për rënien e Tiros do të shkaktojë shtangie midis kombeve të tjera. Tërë bukuria e tij, të cilën e kishin admiruar aq shumë, do të shkatërrohej. Por Perëndia do të vendosë njëshkëlqim të përjetshëmmbi tokën e të gjallëve, pjesë e së njëjtës mbretëri jemi edhe ne. Tiroja nuk është ndërtuar më, si përmbushje e vargut 21. Në librin e tij,Science Speaks, Piter Stoneri (Peter Stoner) thotë se e tërë kjo profeci rreth Tiros, duke marrë parasysh tërë hollësitë dhe duke përdorur parimin e probabilitetit, kishte mundësi një në katërqind milion raste për t’u përmbushur [26]. 2. Vaji për Tiron (kapitulli 27) 27:1-9Tiroja krahasohet me një anije shumë të bukur e luksoze në ndërtimin e saj, me materiale në të nga tërë bota. Tiroja nuk ishte një forcë ushtarake që kishte pushtuar botën; tirianët ishin tregtarë. Çdo llojmalli dhe njohurie shkëmbehej për hir të përfitimit vetjak. Kjo pranohet gjithandej, por tërë bukuria dhe njohuria pa Zotin Jezus është boshe. Nëse fiton tërë botën dhe humb shpirtin tënd, çfarë do të japësh në këmbim të tij? 27:10-36 Ushtria e Tiros, përfshirë ushtarët ngaPersia,Ludi dhePuti, përshkruhet në vargjet 10 e 11. Shtrirja e tregtisë së tij nëbollëkun e pasurive shihet në vargjet 12-27a. Por do të prishej nga njëerë e lindjes (babilonasit, v. 26b, 27). Kombet e tjera do të tronditen nga rënia e qytetit (v. 28-36). 3. Rënia e princit të Tiros (28:1-19) 28:1-10 Krenaria,dituria dhe pasuria eprincit të Tiros përshkruhen në vargjet 1-6 dhe më pas shkatërrimi i tij nga babilonasit (v. 7-10). Pa dyshim që ky princ është një hije e Antikrishtit. 28:11-19 Në vargun 11 ka një ndryshim: nga princi i Tiros tembreti i Tiros. Ky i fundit është fryma që i jepte shtysë princit. Mbreti i Tiros njihej përbukurinë e tij, por u shkatërrua për shkak të krenarisë së tij. Përshkrimi imbretit të Tiros sivula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria, duke qenënë Eden, në kopshtin e Perëndisë,mbuluar me lloj-lloj gurësh të çmuar, sinjë kerubin i vajosur dhe duke qenënë malin e shenjtë të Perëndisë, të marra së bashku duken shumë mbresëlënëse përndonjë sundues të madh, edhe për përdorimin e madh të hiperbolës apo teprimin e fjalëpërfjalshëm. Për këtë arsye shumë studiues të Biblës i shikojnë vargjet 11-19 si një përshkrim të Satanit dhe të rënies së tij nga qielli. Feinbergu shpjegon: Ezekieli… duket se ka situatën e kohës së tij në mendje me vëmendjen e tij të tërhequr nga sunduesi i Tiros, mishërimi i krenarisë dhe i paperëndishmërisë së popullit. Por ndërsa pa mendimet dhe rrugët e atij monarku, dallon qartë pas tij forcën dhe personalitetin shtytës që e kishte vënë kundër Perëndisë. Me pak fjalë, ai pa veprën dhe veprimtarinë e Satanit, të cilit mbreti i Tiros i ishte bërë rival në shumë mënyra. Kujtoni ndodhinë te Mateu 16:21-23, ku Pjetri u qortua nga Zoti Jezus. Askujt nuk iu folën fjalë më të ashpra në shërbesën e hershme të Krishtit. Por Ai nuk nënkuptonte se Pjetri deri diku ishte bërë vetë Satani; Ai po tregonte se shtysa përtej kundërshtimit të Pjetrit për shkuarjen e Tij në Kalvar nuk ishte nga askush tjetër veç princit të demonëve. Kjo duket se është një situatë e ngjashme. Disa shpjegues liberalë pranojnë se duket sikur Ezekieli kishte në mendje ndonjë frymë apo orë [qenie mitologjike] të Tiros të krahasueshme me fuqitë engjëllore dhe princat në librin e Danielit, që merren me çështjet e kombeve [27]. Nëse krenaria është aq vdekjeprurëse sa për të shkatërruar qenien më të fuqishme dhe të urtë, sa më tepër ne vdekatarët duhet të kemi parasysh të mos ecim pa u varur nga Zoti!

F. Profecia kundër Sidonit (28:20-26)

28:20-23 Objekti i gjashtë i gjykimit të Perëndisë ështëSidoni. Ai ishte një qytet bregdetar afër Tiros. Perëndia paralajmëroi se ai do të pësontemurtajën dheshpatën, por Ai nuk thotë se do të shkatërrohet përgjithmonë. Sidoni ekziston ende sot si një qytet në Liban, edhe pse Tiroja biblike është shfarosur plotësisht (shikoni 26:21). 28:24-26 Këto vargje parashikojnë përtëritjen e Izraelit kurZoti Perëndi do të vendosë mbretërinë e Tij në tokë.

G. Profecia kundër Egjiptit (kapitujt 29-32)

Kombi i shtatë dhe i fundit në këtë katalog gjykimesh është Egjipti (kapitujt 29-32). Këto duken se janë gjykimet më mizore nga të gjitha. Pa lumin Nil Egjipti do të ishte i vdekur dhe askush nuk mund të mendonte se njerëzit e tij do të donin jetën. Por jo, Egjipti është vendi i vdekjes. Libri i tij më i famshëm ështëLibri i Vdekjes. Statujat e tij më të mëdha janë piramidat, që janëvarre të stërmëdha. Mbretërit e tij ndërtojnë pallate të vegjël, porvarre të mëdha dhe balsamosen për të shijuar kohën e tyre nëvarr! Zemrës së egjiptianit gati nuk i bën përshtypje vdekja, është plot me mburrje. Prandaj mbi Egjipt do të bjerë gjykimi: kombi i cili në Bibël është një simbol i botës, sidomos asaj që është pa Perëndinë. 1. Kërcënimi i përgjithshëm kundër faraonit dhe popullit të tij (kapitulli 29) 29:1-12 Te vargjet 1-5faraoni krahasohet me një krokodil nëlumin e madh Nil. Ky krokodil është krenar, por dritëshkurtër.Peshku është populli i Egjiptit. Të gjithë do të ndëshkohen nga Perëndia. Duke kërkuar ndihmë nga Egjipti, Izraeli kishte gjeturmbështetje tekallami i thyer (v. 6-9a). Egjipti merr gjykimin më të ashpër, sepse nuk ishte për t’iu besuar dhe për t’u konsideruar i denjë. Nëse ne si besimtarë kemi këtë të metë në karakter, me ndihmën e Zotit duhet ta ndryshojmë. Ai është Personi që merret me ndryshimin e karaktereve. Për shkak të krenarisë së faraonit,vendi i Egjiptit do të jetënjë shkreti përdyzet vjet (v. 9b-12). 29:13-21 Më pas Perëndiado ta bashkojë popullin, porEgjipti nuk do të jetë kurrë mënjë mbretëri e madhe dheIzraeli nuk do të shkojëtek ai për ndihmë (v. 13-16).Nebukadnetsari ishte lodhur shumë për rrethimin eTiros, pornuk nxori ndonjë shpërblim për të (sepse populli u arratis në kështjellën ishullore me pasuritë e veta). Prandaj Perëndia do t’ijapë Egjiptin sishpërblimin e tij (v. 17-20).Atë ditë kur Nebukadnetsari ta merrte Egjiptin si shpërblimin e tij, Perëndia do tërilindtefuqinë e shtëpisë së Izraelit (një përtëritje fuqie e cila nuk përmendet gjetiu) dhe Ezekieli do të shpallte mesazhin e Perëndisë ndaj popullit (v. 21). 2. Vajtimi për rënien e Egjiptit (30:1-19) 30:1-12Egjipti dhe tërëaleatët e tij,Etiopia, Puti, Ludi,do të rrëzohen nga shpata e babilonasve (v. 1-9).Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, quhet si njeriu qëdo ta bëjë të shkretuar vendin (v. 10-12). 30:13-19 Qytetet e zhvilluara të Egjiptit renditen si të caktuara për shkatërrim meidhujt dheperënditë e tyre tërreme:Nofi (Memfisi),Pathrosi (mbase në pjesën më jugore të Egjiptit),Tsoani (Tanisi),Noja (Teba),Sini (Pelusiumi),Aveni (Heliopolisi),Pibesethi (mbase Bubastisi),Tahpanhesi [28] (mbase Dafneja e lashtë, v. 13-19). Profecia: “nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit” (v. 13), është përmbushur fjalë për fjalë. Asnjë me gjak të pastër egjiptian nga familja mbretërore nuk ka mbretëruar në Egjipt që nga ajo kohë. Mbreti Faruk i përkiste një dinastie që u themelua nga një shqiptar në fillimet e 1800-ës. Faruku ishte pjesëtari i parë i dinastisë që kishte një zotërim të plotë të gjuhës arabike! 3. Rënia e faraonit (30:20-31:18) 30:20-26 Këtu shihet rënia e Egjiptit në dy etapa. Njëri prejkrahëve të faraonitu thye në mënyrë figurative kur u mund në betejën e Karkemishit (605 para K.). Tjetriu thye kur babilonasit sulmuan Egjiptin dhe e pushtuan atë. 31:1-9Kujt i ngjet faraoninë madhështinë e tij? Ai ishte si mbreti iAsirisë,një cedër kryelartë. Ai mbret u rrit aq fuqishëm, saqë nuk kishte asnjë më të madh se ai, një pemë me të vërtetë gjigante,në hijen e së cilësrrinin të gjitha kombet e mëdha. 31:10-14 Por ngaqëzemra e tij u mbush me arrogancë, Perëndia e la në duart e babilonasve. 31:15-18 Asirët u hodhën poshtënë Sheol, ndërsakombet e tjera i panë (v. 15-17).Kombet u përdëllyen (v. 16) në kuptimin se ishin të gëzuara që panë përuljen e Asirisë, kombi që më parë i kishte përçmuar. Faraoni është si asiri në atë që, edhe pse u bë i madh, po ashtu do të lëshohetnë thellësitë e tokës (v. 18). 4. Vajtimi për faraonin dhe Egjiptin (kapitulli 32) 32:1-16Faraoni e mendonte vetenluan të vogël, por Perëndia e shikontesi një dragua që do ta kapte nërrjetën e Tij dhe do ta shkatërronte.Mbreti i Babilonisë do ta bëjë të kotëkrenarinë e Egjiptit dhevendi do të lihej ishkretë dhe i zbrazët. Kombet vajtonin me lot.Zoti e urdhëroi Ezekielin të shpalltenjë vajtimpër Egjiptin dhe përgjithë turmat e tij. Zoti Jezus derdhi gjithashtu lot për një qytet vrasësish, të cilët nuk e pranuan Atë dhe nuk pranuan të futeshin nën krahët e Tij mbrojtës. Perëndia kujdeset për krijesat e Tij dhe nuk gëzohet me gjykimin e tyre. O Zot, na jep lot dhembshurie për të humburit! 32:17-32 Te vargjet 17-31 kemi një paraqitje të Sheolit (gropa) ku dërgohetEgjipti.Atje është Asiria (v. 22,23) dheElami (v. 24,25),Mesheku dhe Tubali (v. 26,27),Edomi (v. 29) dhesidonasit (v. 30). Egjipti kishte qenë i madh në këtë botë, por në Sheol ai do të ulet me të njëjtin turp si kombet e tjera (v. 28,31,32). Këto vargje përfundojnë orakujt e Ezekielit kundër shtatë kombeve (dhe qytet-shteteve).