Gruaja dhe nëna ideale (Fjalët e urta 31:10-31)

Pjesa mbyllëse e librit përshkruan gruan ideale. Është shkruar në formën e një akrostiku [shih Parathënien për Librat Poetikë]: çdo varg fillon me një shkronjë të alfabetit hebraik sipas rendin të vet. Përkthimi i Knox-it përpiqet ta riprodhojë këtë stil në anglisht, duke përdorur njëzet e dy nga njëzet e gjashtë shkronjat që janë.

31:10-12Një grua e virtytshme apo e mirë është ajo që është e aftë, e zellshme, e denjë dhe e mirë. Vlera e saj nuk mund të matet me gurë të çmuar. Burri i saj mund të ketë besim të plotë tek ajo, duke pasur gjithnjë fitime. Përpjekjet e saj më të mira dalin në pah për ta ndihmuar; ajo nuk dështon së bashkëpunuari.

31:13-15 Ajo gjithmonë del për të kërkuar lesh dhe li dhe me gëzim i bën ato rroba. Në udhëtimet e saj për të blerë ajo u përngjan anijeve të tregtarëve, që kthehen në port të ngarkuara me mallra nga larg. Shikoni kur shkon në supermarket, duke mbushur karrocat e blerjes me mallrat më të mira. Çohet para se të agojë për të përgatitur ushqimin e familjes së saj. Urdhrat që u jep shërbëtorëve të saj mund të përfshijnë jo vetëm mëngjesin, por edhe detyrat për tërë ditën.

31:16-18 Kur dëgjon që dikush afër shet një arë, ajo shkon menjëherë për ta parë. Ajo është gjithçka që ka nevojë, kështu që ajo e blen, pastaj në mënyrë të palodhshme mbjell një vresht me paratë që ka fituar. Ajo përgatitet për detyrat e saj me forcë dhe entuziazëm të madh. Ajo nuk ka frikë nga puna e lodhshme. Ajo kënaqet qetësisht dhe përulësisht duke parë rezultatet e punës së saj. Pasi të tjerët kanë shkuar të flenë, ajo zakonisht punon deri vonë natën.

31:19-22Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbët e saj zënë boshtin, pra, ajo merret me tjerrjen e leshit dhe të lisë në fije dhe pe. Përveç kësaj, ajo gjen kohën për të ndihmuar nevojtarin. Ajo në mënyrë jo egoiste u jep atyre që janë fatkeqë. Ajo nuk tutet para dimrit, sepse ka veshmbathje me bollëk në dollap. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

31:23Burri i saj ndihet një burrë krenar në shoqëri. Ai ulet te portabashkë me pleqtë. Ai mund t’ia kushtojë veten çështjeve publike pa u shqetësuar për kushtet e shtëpisë.

31:24-27 Gruaja e tij thur rroba prej liri dhe i shet ato në treg. Ajo gjithashtu fiton para duke i furnizuar me breza tregtarët. E veshur me palodhshmëri dhe dinjitet, ajo është gati për të ardhmen me besim. Udhëzimi që i jep ajo familjes së saj është një baraspeshë e diturisë dhe e mirësisë. Ajo ruan një lidhje të ngushtë me çështjet e shtëpisë së vet dhe nuk e harxhon kohën kot, apo të merret me gjëra të cekëta dhe jo frytdhënëse.

31:28,29Bijtë e saj kuptojnë se ajo është një nënë që nuk ka të paguar dhe ia thonë një gjë të tillë asaj. Edhe burri i saj e lëvdon si një grua nga Perëndia. Ai thotë: “Ka shumë gra të mira në botë, por ti i kalon të gjitha ato“.

31:30,31 Shkrimtari tani i shton amenin e tij asaj që ka thënë i shoqi i saj. Është e vërtetë. Një grua mund të ketë bukuri, por jo arsye. Ajo mund të jetë e bukur, por jo praktike. Por gruaja që ka frikë nga Zoti, siç është përshkruar më sipër, është më e mira. U nderoftë për zellin dhe karakterin e saj fisnik! Kur etërit e qytetit të takohen në qendër të tij, le të lavdërojnë arritjet e saj të mëdha.

Është me vlerë dhe me vend që Fjalët e Urta të përfundojnë me këtë shënim shumë pozitiv rreth grave. Tri gra kanë qenë në plan të parë në këtë libër: personifikimi i Diturisë, parë si ftesa e një gruaje bërë nxënësve në gostinë e saj, gruaja imorale apo e huaj dhe, së fundi, “gruaja (apo bashkëshortja) e vyer“, ashtu siç është edhe përkthimi i fjalëpërfjalshëm i 31:10-ës (shënimet anësore të NKJV).

SHËNIME
[[1]](Hyrje) Cituar nga D. L. Moody te Notes from My Bible, f. 81.[[1]] [[2]](Hyrje) Arnot-i e përdor këtë si titull për komentin e tij mbi Fjalët e Urta (shikoni bibliografinë).[[2]] [3] (1:8) Henry Bosch, redaktori. Our Daily Bread.

[4] (1:19) Fjala hebraike dituri (hokmah) është një emër në gjininë femërore

[5] (1:25) Donald Grey Barnhouse, Words Fitly Spoken, f. 239.

[6] (3:2) Jay Adams, Competent to Counsel, f. 125.

[7] (5:18) Michael Griffiths, Take My Life, f. 117.

[8] (5:22) Adams, Counsel, f. 145.

[9] (6:16) Derek Kidner, The Proverbs: An Introduction and Commentary, f. 73. Shikoni forma të ngjashme te 30:15,18.

[10] (6:17) J. Oswald Sanders, On To Maturity, f. 63.

[11] (6:28) Griffiths, Life, f. 116.

[12] (7:2) International Standard Bible Encyclopedia, I:209.

[13] (9:18) Teksti francez është si vijon: Plaisir d’amour ne dure qu’une nuit; Chagrin d’amour dure toute la vie.

[14] (10:24) C. S. Lewis, Weight of Glory, redaktuar nga Walter Hooper, f. 13.

[15] (10:28) G. S. Bowes, cituar në Our Daily Bread.

[16] (13:4) Bosch, redaktori, Daily Bread.

[17] (13:5) J. Allen Blair, të dhëna të tjera nuk janë të disponueshme.

[18] (13:7) G. Campbell Morgan, Searchlights from the Word, f. 203

[19] (13:10) C. S. Lewis, Christianity, f. 110,111.

[20] (13:24) Benjamin Spock, marrë nga Tampa Tribune, Tampa, FL, 22 Janar 1974.

[21] (14:2) Kidner, Proverbs, f. 106.

[22] (14:30) Paul Adolph: “God in Medical Practice”, në The Evidence of God in an Expanding Universe nga John Clover Monsma, faqja nuk dihet.

[23] (15:1) Charles Haddon Spurgeon, cituar nga A. Naismith në 1200 More Notes, Quotes and Anecdotes, f. 239.

[24] (16:3) J. Allen Blair, nuk janë të mundura të dhëna të mëtejshme.

[25] (16:24) Watchman Nee, Do All to the Glory of God, f. 55.

[26] (16:32) Henry Durbanville, Winsome Christianity, f. 41.

[27] (17:17) Moody, Notes, f. 83.

[28] (17:22) Paul Brock, Reader’s Digest, shtator, 1974.

[29] (17:22) Blake Clark, Reader’s Digest, maj, 1972.

[30] (18:9) Griffiths, Life, f. 53.

[31] (18:14) Adolph, “God in Medical Practice”, numri i faqes nuk është i disponueshëm.

[32] (18:24) Morgan, Searchlights, f. 204.

[33] (19:17) Henry Bosch, redaktori., Our Daily Bread.

[34] (22:6) Cituar në A Treasury of Illustrations, NY: Fleming Revell Co., 1904, f. 11-12.

[35] (22:6) Adams, Counsel, f. 158.

[36] (22:15) Matthew Henry, Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible, III:919.

[37] (25:16) Larry Christenson, The Christian Family, f. 58.

[38] (25:20) Keith Weston, Living in the Light, f. 122.

[39] (25:21,22) Sarah Anne Jepson, “Preparing Tables of Forgiveness”, Good News Broadcaster, qershor 1975, f. 13.

[40] (26:20,21) Atlanta Journal, nuk janë të mundura të dhëna të mëtejshme.

[41] (27:20) Arthur G. Gish, Beyond the Rat Race, f. 91.

[42] (29:11) Adams, Counsel, f. 221.

[43] (30:15,16) F. W. Grant, The Numerical Bible, I:15.

[44] (30:18,19) Kidner, Proverbs, f. 180.

[45] (30:32,33) George Williams, The Student’s Commentary on the Holy Scriptures, f. 437.

BIBLIOGRAFIA

Arnot, William, Laws for Heaven for Life on Earth. Londër: James Nisbet & Co., n.d.

Bridges, Charles. A Commentary on Proverbs. Ribotim. Edinburgh: The Banner of Truth Trust, 1983.

Delitzsch, Franz. “Proverbs”. Në Biblical Commentary on the Old Testament. Vëll. 16,17. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971.

Harris, R. Laird. “Proverbs”. Në The Wycliffe Bible Commentary. Chicago: Moody Press, 1962.

Henry, Matthew. “Proverbs”. Në Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible. Vëll. 3. McLean, VA: MacDonald Publishing Company, n.d.

Ironside, H. A. Notes on the Book of Proverbs. Neptune, N.J.: Loizeaux Brothers, 1964.

Jensen, Irving L. Proverbs. Everyman’s Bible Commentary. Chicago: Moody Press, 1982.

Kidner, Derek. The Proverbs: An Introduction and Commentary. Downers Grove, IL: InterVarsity Press, 1964.

MacDonald, William. Listen, My Son. Kansas City, KS: Walterick Publishers, 1965.

Plumptre, E. H. “Proverbs”. Në Commentary on the Holy Bible (Speaker’s Commentary). Londër: John Murray, 1873.

Spence, H. D. M., dhe Joseph S. Exell, redaktorët. “Proverbs”. Në The Pulpit Commentary, Vëll. 9. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Company, 1909.

Weston, Keith. Living in the Light. Bromley, Kent, England: STL Books, 1983.