Profeti është në mëdyshje, se Perëndia nuk ndëshkon paudhësinë e judës (Habakuku 1:1-4)

Profecia që pati në vegim profeti Habakuk është mbase një titull për tërë librin. Te vargjet 2-4 ai i qahet Zotit rreth dhunës, paudhësisë, plaçkitjes, përçarjes dhe padrejtësisë në Judë. Ai i kërkon Zotit se deri kur do të lejohet kjo gjë pa u ndëshkuar. Për shkak të kësaj dhe pyetjeve të tjera ndaj Perëndisë, Habakuku është quajtur ndonjëherë “Thomai dyshues i DhV“. Njëmbëdhjetë vargjet e para të profecisë janë një dialog midis Habakukut dhe Zotit.