Profecia e dytë: Dita e njëzetenjëjtë e muajit të shtatë (Hagai 2:1-9)

A. Përsëri profeti i jep zemër popullit me sigurinë e pranisë së Zotit (2:1-5)
Rreth një muaj më vonë, në muajin e shtatë, popullin e kishte lëshuar zemra për ndërtimin e ri ndërsa menduan për lavdinë e tempullitmëparshëm. Udhëheqësve iu tha: “Jini të fortë” dhe të mos kishin frikë, sepse Fryma e Perëndisë do të ishte midis tyre.
B. Lavdia e tempullit të ardhshëm do të kalojë lavdinë e shkuarit (2:6-9)
Perëndia u dha zemër krerëve duke i siguruar se lavdia e tempullit të mijëvjeçarit të ardhshëm do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit. “Dëshira e gjithë kombeve” merret zakonisht si referim ndaj Mesias dhe kthimit të Tij në tempull. Megjithatë, konteksti hedh idenë se mund të nënkuptojë thesaret e kombeve (versioni NKJ) [2]. Argjendi dhe ari i tyre do të rrjedhë në Jerusalem për të zbukuruar tempullin. Vargu 9a thotë: “Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit“. Të dy tempujt shiheshin si një shtëpi. Përveç lavdisë, premtohet edhe paqja për atë kohë të ardhshme.