Bekime të fundit (Hebrenjve 13:18:25)

13:18 Ndërsa shkrimtari arrin në fundin e letrës, ai shton një thirrje vetjake për lutje. Pjesa tjetër e vargut sugjeron se ai mund të ketë qenë i sulmuar nga kritikët. Ne mund të hamendësojmë se cilët ishin kritikët – ata që po nxisnin njerëzit të ktheheshin te adhurimi i Besëlidhjes së Vjetër. Ai proteston se, pavarësisht nga akuzat që i ishin drejtuar kundër, ndërgjegjja e tij ishte e pastër dhe dëshira e tij e dëlirë.

13:19 Një arsye tjetër për lutje ishte që ai të mund të kthehej te ata sa më parë. Mbase kjo i referohet daljes nga burgu. Ne nuk mund të vazhdojmë të hamendësojmë më kot në këtë pikë.

13:20 Pastaj ai shton një nga bekimet më të bukura të Biblës – një që ndodhet te Num. 6:24-26; 2 Kor. 13:13; dhe Juda 24,25. Ajo i drejtohet Perëndisë së paqes. Ashtu siç është përmendur, shenjtorët e DhV kurrë nuk morën paqen e përsosur të ndërgjegjes. Por sipas Besëlidhjes së Re ne kemi paqe të përsosur me Perëndinë (Rom. 5:1) dhe paqe me Perëndinë (Filipianeve 4:7). Vargu vazhdon të shpjegojë se kjo paqe është fryti i veprës së Krishtit. Perëndia ringjalli nga të vdekurit . . . Perëndinë tonë Jezu Krisht si shenjë se vepra e Tij në kryq zgjidhi problemin e mëkatit një herë e përgjithmonë.

Krishti, si Bariu i mirë, dha jetën e Vet për delet (Gjo. 10:11). Si Bariu i madh, Ai u ngjall nga të vdekurit, duke kryer shpengimin (Heb.13:20). Si Kryebari Ai do të vijë përsëri për të shpërblyer shërbëtorët e Tij (1 Pjetrit 5:4). Ne e shohim Atë si Bariun e mirë te Psalmi 22, si Bariun e madh te Psalmi 23 dhe Kryebariun te Psalmi 24.

Ai erdhi në jetë nga të vdekurit në përputhje me besëlidhjen e përjetshme. Wuest-i komenton mbi këtë fjali:

Dhiata e Re quhet e përjetshme, në dallim me Dhiatën e Parë, e cila kishte një natyrë të përkohshme. Ishte në përfshirjen e besëlidhjes së përjetshme që Mesia, pasi vdiq për njeriun mëkatar, u ringjall nga të vdekurit. Ai nuk mund të ishte një kryeprift sipas rendit të Melkisedekut nëse nuk do të ishte ngjallur prej së vdekurish. Njeriu mëkatar ka nevojë për një Prift të gjallë për t’i dhënë jetë mëkatarit që beson, jo një prift të thjeshtë vdektar për të paguar për mëkatet e veta. Prandaj, ishte parashikuar që në Dhiatën e Re që prifti i cili ofroi Vetveten si flijim do të ringjallej nga të vdekurit [37].

13:21 Lutja që filloi në vargun 20 ishte që shenjtorët të pajiseshin me çdo vepër të mirë, që të kryenin vullnetin e Perëndisë. Ka një përzierje kurioze këtu rreth asaj që është hyjnore dhe njerëzore. Perëndia na pajis me çdo gjë të mirë. Perëndia bën në ne atë që është e pëlqyer përpara tij. Ai e bën këtë me anë të Jezu Krishtit. Pastaj ne bëjmë vullnetin e Tij. Me fjalë të tjera, Ai vendos dëshirën në ne, Ai na jep fuqinë për ta bërë, pastaj ne e bëjmë, dhe Ai na shpërblen.

Lutja mbyllet me pranimin se Jezu Krishti është i denjë për lavdi në shekuj të shekujve.

I denjë për nder dhe lëvdim

i denjë të adhurohet nga të gjithë;

tema lavdëruese qiellore thotë:

Ti, Ti je i denjë, Zoti Jezus.

Frances Ridley Havergal

13:22 Shkrimtari tani nxit lexuesit e tij të mbajnë këshillimin e kësaj letre, që do të thotë, të braktisin fenë rituale dhe të ngjiten pas Krishtit me qëllim të vërtetë në zemër.

Ai e quan letrën e tij të shkurtër, dhe në fakt është, duke marrë në konsideratë se sa shumë mund të kishte thënë rreth sistemit levitik dhe si ai gjen përmbushje në Krishtin.

13:23 Të përmendurit se vëllai Timoteu u lirua nga burgu këtu vërteton për shumë vetë idenë se Pali shkroi letrën. Është përsëri përmendja se shkrimtari planifikon të udhëtojë me Timoteun, një shenjë tjetër e mundshme për të thënë se është Pali. Por ne nuk mund të jemi të sigurt, kështu është më mirë ta lëmë këtë çështje të hapur.

13:24 Përshëndetjet u dërgohen tërë udhëheqësve të krishterë dhe gjithë shenjtorëve. Ne nuk duhet të lëmë pa vënë re pikat e shumta të mirësjelljes së krishterë në letër dhe që duhet t’i imitojmë në ditët tona.

Disa besimtarë nga Italia ishin me shkrimtarin dhe ata gjithashtu donin të çonin urimet e tyre. Kjo sugjeron se letra ishte shkruar atje.

13:25 Është me vend që kjo letër e Besëlidhjes së Re të mbyllet me një urim hiri: Hiri qoftë mbi ju të gjithë. Besëlidhja e Re është një besëlidhje pa kushte e hirit falas, që shpall hirin e bollshëm të Perëndisë për mëkatarët e padenjë përmes veprës flijuese të Zotit Jezu Krisht. Amen.

MESAZHI PËR HEBRENJTË SOT

A ka kjo Letër drejtuar Hebrenjve një mesazh për ne në shekullin e njëzet e një?

Megjithëse judaizmi nuk është feja mbizotëruese sot në krahasim me kohët e hershme të kishës, frymët ligjësuese kanë depërtuar në krishterim. Në një libërth të njohur, Rightly Dividing the Word of Truth (Një ndarje e drejtë e Fjalës së të vërtetës), dr. C. I. Scofield-i shkruan:

Do të ishte e sigurt të thoje se përpjekja për të kthyer kishën në judaizëm ka bërë shumë për pengimin e rritjes, ka shthurur misionin e saj dhe ka shkatërruar perëndishmërinë e saj, më tepër se gjërat e tjera. Në vend që të ndiqte udhën e ndarjes së saj nga bota dhe të ndiqte Zotin sipas thirrjes qiellore, ajo ka përdorur Shkrimet judaike për të përligjur veten në uljen e qëllimit të saj drejt qytetërimit të botës, fitimit të pasurisë, përdorimit të riteve të detyruara, ngritjen e kishave madhështore . . . dhe ndarjen e një vëllazërie të barabartë në “klerikë” dhe “laikë” [38].

Letra na bën thirrje të ndahemi nga të gjitha sistemet fetare sipas të cilave Krishti nuk nderohet si Zoti dhe Shpëtimtari i vetëm dhe sipas të cilave vepra e Tij nuk njihet si oferta një herë e përgjithmonë për mëkatin.

Letra e Hebrenjve na mëson se figura dhe hijet e sistemit të DhV gjejnë përmbushje në Zotin tonë. Ai është Kryeprifti ynë i madh. Ai është Flijimi ynë. Ai është Altari ynë. Ai shërben në shenjtëroren qiellore dhe priftëria e Tij nuk do të reshtë kurrë.

Ajo mëson se të gjithë besimtarët janë priftërinj dhe se ata kanë liri hyrjeje në praninë e Perëndisë me anë të besimit në çdo kohë. Ata ofrojnë flijimet e vetes së tyre, lavdërimet dhe pasuritë e tyre.

David Baron-i shkruan:

Të pranosh modelin e priftërisë levitike në kishën e krishterë, gjë të cilën përpiqen ta bëjnë ritualistët, nuk është gjë tjetër veç një përpjekje e duarve njerëzore, për të qepur përsëri së bashku velin që Perëndia i bekuar dhe pajtues grisi Vetë nga maja në fund; dhe u thotë: “Qëndro larg, mos u afro me Perëndinë!” atyre që janë “janë afruar me anë të gjakut të Krishtit” [39].

Libri i Hebrenjve mëson se ne kemi një besëlidhje më të mirë, një Ndërmjetës më të mirë, një shpresë më të mirë, premtime më të mira, një atdhe më të mirë, një priftëri më të mirë dhe pasuri më të mirëmë të mira se më e mira nga sa mund të ofrojë judaizmi. Kjo na siguron se kemi shpengimin e përjetshëm, shpëtim të përjetshëm, një besëlidhje të përjetshme dhe një trashëgimi të përjetshme.

Ajo na paralajmëron solemnisht kundër mëkatit të apostazisë. Nëse një njeri rrëfen se është i krishterë, shoqërohet me kishën e krishterë, pastaj largohet nga Krishti dhe bashkohet me ata që janë armiq të Zotit, është e pamundur që një i tillë të kthehet në pendim.

Letra e Hebrenjve u jep zemër të krishterëve të vërtetë të ecin me anë të besimit dhe jo me anë të shikimit, sepse kjo është jeta që i pëlqen Krishtit. Ajo gjithashtu na nxit të durojmë të patundur vuajtjet, provat dhe përndjekjet në mënyrë që të marrim shpërblimin e premtuar.

Letra e Hebrenjve mëson se për shkak të privilegjeve të tyre të mëdha, të krishterët kanë një përgjegjësi shumë të veçantë. Superioriteti i Krishtit i bën ata më të favorshëm se njerëzit e tjerë të botës. Nëse privilegje të tilla lihen pas dore, ata do të vuajnë dëmet sipas Gjykatës së Krishtit. Shumë është pritur nga ata që jetuan sipas ligjit; dhe më tepër do të kërkohet në ditën që do të vijë.

“Le të dalim, pra, drejt Tij jashtë fushës, duke bartur poshtërimin e Tij” (13:13).

SHËNIME
[1] (3:6) Në tekstin NU mungon “deri në fund”.

[2] (3:18) Arthur T. Pierson, dokumenta të tjera mungojnë.

[3] (4:15) Teologët përmbledhin doktrinën për sa i përket çështjes nëse do të mëkatonte apo jo Krishti në dy shprehje latine: “non posse peccare” – nuk ishte e mundur të mëkatonte dhe “posse non peccare” – mund të mos mëkatonte. Mësimi i vërtetë është non posse peccare: Ai nuk mund të mëkatonte.

[4] (4:16) G. Campbell Morgan, “Choice Gleaning Calendar”.

[5] (6:2) Fjalët nuk janë të njëjtat me origjinalin: fjala e përdorur “pagëzim” është baptisma; këtu fjala është baptismoi, “larje rituale”.

[6] (6:3) Teksti M shkruan: “Dhe ta bëjmë këtë . . . “.

[7] (6:6) Në shënimet anësore të NKJV-së kemi një përkthim më të mirë (meqë forma dhe konteksti janë të njëjtë si fjalitë e mëparshme): “dhe u rrëzuan”.

[8] (6:18) Pjesa më e madhe e dorëshkrimeve (M) shkruajnë “kemi ngushëllim të fortë” (dëftore), në vend të “të kemi trimërim të madh ne” (mënyra lidhore). Kjo e fundit është më tepër e sigurt.

[9] (6:20) D. Anderson-Berry, Pictures in the Acts, f. 36.

[10] (7:20) A. W. Rainsbury, “Able to Save to the Uttermost”, The Keswick Week, 1958, f. 78.

[11] (7:21) George Henderson, Studies in the Epistle to the Hebrews, f. 86.

[12] (8:6) W. H. Griffith Thomas, Hebrews: A Devotional Commentary, f. 103.

[13] (8:8) Henderson, Hebrews, f. 92.

[14] (9:4) Fjala thumiaterion është një gjë apo vend për temjanin që digjet.

[15] (9:11) Teksti NU shkruan “që kanë ardhur”.

[16] (9:13) J. Gregory Mantle, Better Things, f. 109.

[17] (9:15) Kenneth S. Wuest, Hebrews in the Greek New Testament, f. 162,163.

[18] (10:10) George M. Landis, Epistle to the Hebrews: On to Maturity, f. 116.

[19] (10:11) Alexander Balmain Bruce, The Epistle to the Hebrews: The First Apology for Christianity, f. 34.

[20] (10:37) Marvin Vincent, Word Studies in the New Testament, II: 1150.

[21] (10:37) A. J. Pallock, Modernism Versus the Bible, f. 19.

[22] (10:38) Në tekstin NU lexojmë “i drejti im”.

[23] (11:21) C. H. Mackintosh, Genesis to Deuteronomy: Notes on the Pentateuch, f. 133.

[24] (11:22) William Lincoln, Lectures on the Epistle to the Hebrews, f. 106.

[25] (11:35) G. H. Morrison, “Morrison on Luke”, The Glasgow Pulpit Series, I:42.

[26] (11:37) Në tekstin kritik (NU) mungon “u prenë”.

[27] (11:37) William G. Moorehead, Outline Studies in the New Testament. Philipians to Hebrews, f. 248.

[28] (12:2) A. B. Bruce, Hebrews, f. 415,416.

[29] (12:10) J. H. Jowett, Life in the Heights, f. 247, 248.

[30] (12:11) Leslie Weatherhead, Prescription for Anxiety, f. 32.

[31] (12:11) C. H. Spurgeon, “Choice Gleanings Calendar”.

[32] (12:13) George Williams, The Student’s Commentary on the Holy Scriptures, f. 989.

[33] (12:13) G. H. Lang, The Epistle to the Hebrews, f. 240,241.

[34] (12:14) Wuest, Hebrews, f. 222.

[35] (12:20) Fjalët “ose me shigjeta” mungojnë në dorëshkrimet më të shumta, përfshi edhe më të vjetrin. Ato ka gjasa të jenë shtesa të mëvonshme.

[36] (13:2) Besohet se një nga këta të tre ishte Engjëlli i Zotit, Krishti para mishërimit.

[37] (13:20) Wuest, Hebrews, f. 242.

[38] C. I. Scofield, Rightly Dividing the Word of Truth, f. 17.

[39] David Baron, The New Order of Priesthood, f. 39, 40.

BIBLIOGRAFI

Bruce, Alexander Balmain. The Epistle to the Hebrews: The First Apology for Christianity. Edinburgh: T & T. Clark, 1908.

Govett, Robert. Christ Superior to Angels, Moses and Aaron. London: J. Nisbet, 1884.

Henderson, G. D. Studies in the Epistle to the Hebrews. Barkingside, Angli: G. F. Vallance, n.d.

Hewitt, Thomas. The Epistle to Hebrews, TBC. Grand Rapids: Eerdmans, 1960.

Ironside, H. A. Hebrews and Titus. Neptune, N. J.: Loizeaux Brothers, 1932.

Kelly, William. Introductory Lectures to the Epistle to the Hebrews and the Epistle to Philemon. Oak Park IL: Bible Truth Publishers, n.d.

Landis, G. M. Epistle to the Hebrews: On to Maturity. Oak Park. Emmaus Bible School, 1964.

Lang, G. H. Epistle to the Hebrews. London: Paternoster Press, 1951.

Lincoln, William. Lectures on the Epistle to the Hebrews. Boston: Believers’ Book-Room, n.d.

Mantle, J. Gregory. “Better Things: A Series of Bible Readings on the Epistle to the Hebrews. New York: Christian Alliance Publishing Co., 1921.

Meyer, F. B. The Way into the Holiest. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1950.

Moffat, James. A Critical and Exegetical Commentary on the Epistle to the Hebrews, ICC. Edinburgh: T & T. Clark, 1924.

Moule, H. C. G. Studies in Hebrews, Grand Rapids: Kregel Publications, 1977.

Newell, W. R. Hebrews Verse by Verse. Chicago: Moody Press, 1947.

Pfeiffer, Charles F. The Epistle to the Hebrews. Chicago: Moody Press, 1962.

Rainsbury, A. W. “Able to Save the Uttermost”, The Keswick Week. Londër: Marshall, Morgan and Scott Ltd., 1958.

Thomas, W. H. Griffith. Hebrews: A Devotional Commentary. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1961.

Vine, W. E. The Epistle to the Hebrews. London: Oliphants Ltd., 1952.

Westcott, B. T. The Epistle to the Hebrews. London: MacMillan, 1889.

Wuest, K. S. Hebrews in the Greek New Testament. Grand Rapids: Eerdmans Publishing Co., 1947.