[Jakobi është] një predikues që flet si një profet . . . me një gjuhë, forca e së cilës është e pakrahasueshme në literaturën e hershme të krishterë, përveçse me fjalimet e Jezusit.Theodor Zahn
I. Vendi unik në Kanun
Vlerësimi i ulët i Martin Luterit për letrën e Jakobit si një “letër prej kashte” ishte plotësisht e gabuar! Keqkuptimi i Luterit ndaj mësimeve të Jakobit rreth veprave të mira, në mes të luftës së zjarrtë të reformatorëve, me ata që mësonin shpëtimin me anë të besimit bashkë me veprat bëri që ai të gabonte në këtë pikë. Ai nuk është i vetmi që e nënvlerësoi këtë letër të hershme ndër letrat e krishtera. Disa e kanë quajtur librin “një gjerdan perlash,” duke sugjeruar që temat e letrës, megjithëse secila është zhvilluar mirë, së bashku ato nuk janë lidhur në mënyrë të kuptueshme!
Në fakt, ky libër i vogël është një kryevepër i shkrimit didaktik. Kjo letër ka një shije hebraike, edhe pse i referohet një asambleje të krishterë (2:2) si një “sinagoge” – thjesht një fjalë greke që do të thotë mbledhje – por që pas një kohë të shkurtër ishte përdorur vetëm për mbledhjet e hebrenjve, si sot.
Jakobi përdori natyrën tridhjetë e pesë herë për të ilustruar të vërtetën frymërore në pesë kapitujt e shkurtër. Ky përdorim i natyrës i ngjan shumë metodës së Zotit tonë.
Libri i Jakobit është një letër shumë praktike. Kjo letër ka të bëjë me disa tema jopopullore si kontrollimi i gjuhës, rreziku i përuljes ndaj të pasurit dhe nevoja për të treguar që besimi ynë është i vërtetë në jetët tona.
II. Autorësia
Emri “Jakob” vjen nga “Iakobos” (greqisht) dhe është marrë nga hebraishtja Yaakov. Emri Jakob ishte shumë i përhapur në mes të judenjve, dhe në Dhjatën e Re janë përmendur katër emra burrash që e kishin këtë emër. Secili prej tyre mendohet se e ka shkruajtur këtë letër por me nivele të ndryshme mundësie dhe mbështetje biblike.
-
Apostulli Jakob, biri i Zebedeut dhe vëllai i Gjonit (Mateu 4:21). Nëse apostulli Jakob do të ishte autori, nuk do të ngurronim për ta pranuar këtë letër kaq gjatë (shih poshtë). Gjithashtu Jakobi u martirizua në vitin 44 pas Krishtit, gjë që ka mundësi të ketë ndodhur para se të shkruhej libri.
-
Jakobi biri i Alfeut (Mateu 10:3). Ai është pothuajse i panjohur përveç faktit që është në listën e apostujve. Fakti që autori i referohet vetvetes si “Jakobi” pa asnjë titull dallues tregon se ai ishte i mirënjohur në atë kohë.
-
Jakobi babai i Judës (jo Iskariotit, Luka 6:16). Ky njeri ishte akoma më i panjohur dhe me siguri mund të përjashtohet.
-
Jakobi, vëllai i Zotit tonë (Mateu 13:55; Galatasve 1:19). Ky është me siguri autori i letrës sonë. Ai ishte i njohur, por shumë modest, meqenëse ai nuk e përmend marrëdhënien e tij fizike me Krishtin (shih gjithashtu hyrjen te Letra e Judës). Ky është njeriu që drejtoi gjatë Këshillit të Jeruzalemit dhe qëndroi në atë qytet deri në vdekjen e tij. Ai ishte i shquar si një jude i krishterë, jashtëzakonisht i rreptë në stilin e tij të jetës. Me pak fjalë, ai është kujtuar në histori (nga Josefus-i) dhe në traditën e kishës si një krishterë i atillë që do të shkruante pikërisht një letër të tillë.
Dëshmia e jashtme
Jakobi ka një ndër dëshmitë e jashtme më të dobëta, sepse është përmendur tërthorazi, dhe jo cituar nga etërit e hershëm të kishës. Gjithashtu nuk gjendet në Kanunin Muratorian. Ka mundësi që kjo ka ndodhur sepse letra ishte nga Jeruzalemi, iu drejtua hebrenjve të lindjes dhe në dukje kundërshtoi Palin në lidhjen me shfajësimin nëpërmjet besimit.
Megjithatë Jakobi është cituar nga Cirili i Jeruzalemit, Gregori i Nazianzusit, Athanasiusi dhe Jeronimi. Eusebiusi na tregon që Jakobi ishte ndër librat kundër të cilit disa të krishterë folën (antilegomena), por ai vetë e citonte atë si një Shkrim i Shenjtë.
Dëshmia e brendshme
Dëshmia e brendshme për Jakobin është plotësisht e fortë. Ajo harmonizohet me atë çfarë ne dimë për stilin e Jakobit nga Veprat e Apostujve dhe Galatasve, dhe gjithashtu me historinë e Shpërndarjes së hebrenjve e njohur kjo nga burime të tjera. Nuk ka asnjë arsye për të falsifikuar një libër të tillë. Ai nuk përmban shtesa kryesore doktrinale (siç ndodh gjithmonë me një falsifikim heretik në shekullin e dytë). Josefus-i na tregon që Jakobi kishte një famë të mirë për përkushtim ndaj ligjit midis judenjve, por u martirizua sepse dëshmonte për Mesian e tij kur kjo ishte e ndaluar. Ky historian hebre tregon që Jakobi u vra me gurë me urdhër të kryepriftit Anania. Eusebius-i na tregon që Jakobin e hodhën nga maja e tempullit dhe në fund e rrahën për vdekje. Hegesipus-i i ndërthur tëdyja traditat.
Argumenti që stili grek i Letrës së Jakobit ishte”tepër i mirë” për një jude palestinez tregon një mosnjohje të papërshtatshme për talentet mahnitëse intelektuale tëpopullit të zgjedhur.
III. Data
Josefus-i thotë se Jakobi u vra në vitin 62, kështu që letra mund të jetë shkruar përpara. Meqenëse letra nuk thotë asgjë për vendimet e marra në Këshillin e Jeruzalemit (viti 48 ose 49 m.K.) të cilin e drejtoi Jakobi (Veprat e Apostujve 15), data ndërmjet 45 dhe 48 m.K. është shumë e pranueshme.
IV. Sfondi dhe Temat
Ndonëse libri i Jakobit mund të jetë libri i parë që është shkruar në Dhjatën e Re, dhe si rrjedhim ka një shije të fortë judease, mësimet e tij nuk duhet t’i drejtohen një “epoke tjetër.” D.m.th. ato janëtëzbatueshme dhe shumë tënevojshme për ne sot. Për të arritur qëllimin e tij, Jakobi merret shumë me mësimet e Zotit Jezus në predikimin në Mal. Kjo gjë mund të shihet shumë lehtë nga krahasimet e mëposhtme:
-
Subjekti
Jakobi
Ngjashmëritë me Mateun
Fatkeqësi 1:2,12; 5:10 5:10-12 Lutja 1:5; 4:3; 5:13-18 6:6-13; 7:7-12 Sinqeriteti 1:8; 4:8 6:22,23 Pasuria 1:10,11 ;2:6,7 6:19-21, 24-34 Zemërimi 1:19,20 ;4:1 5:22 Ligji 1:25; 2:1,12,13 5:17-44 Rrëfimi i thjeshtë 1:26,27 6:1-18 Ligji mbretëror 2:8 7:12 Mëshira 2:13 5:7 Besimi dhe veprat 2:14-16 7:15-27 Burimi dhe frytet 3:11,12 7:16-20 Dituria e vërtetë 3:13 7:24 Ata që bëjnë paqen 3:17,18 5:9 Gjykimi i të tjerëve 4:11,12 7:1-5 Thesaret që ndryshken 5:2 6:19 Betimi 5:12 5:33-37
Në këtë letër ka disa referime të shpeshta për ligjin. Ai quhet “ligji i përsosur” (1:25), “ligji mbretëror” (2:8) dhe “ligji i lirisë” (2:12). Jakobi nuk mëson që lexuesit e tij janë nën ligj për shpëtimin ose si një ligj i jetës. Më saktë, pjesët e ligjit janë cituar si një mësim në drejtësi për ata që janë nën hir.
Te libri i Jakobit ekzistojnë shumë ngjashmëri me librin e Fjalëve të Urta. Ashtu si te Fjalët e Urta, stili i tij është i fortë, i gjallë, grafik dhe i vështirë për t’u skicuar. Fjala “dituri” përsëritet shpeshherë.
Një tjetër fjalë çelës te Jakobi është fjala vëllezër. Ajo përsëritet pesëmbëdhjetë herë, dhe na kujton që Jakobi është duke u shkruajtur besimtarëve, edhe pse nganjëherë duket sikur i drejtohet edhe jobesimtarëve. Në disa mënyra letra e Jakobit është libri më autoritar në Dhjatën e Re. Domethënë, Jakobi nxjerr mësime më me bollëk sesa çdo shkrimtar tjetër. Në hapësirën e shkurtër të 108 vargjeve, ekzistojnë 54 urdhërime (në formën urdhërore).
PËRMBLEDHJE
- PËRSHËNDETJET (1:1)
- SPROVAT DHE TUNDIMET (1:2-17)
- FJALA E PERËNDISË (1:18-27)
- DËNIMI I NJËANSHMËRISË (2:1-13)
- BESIMI DHE VEPRAT (2:14-26)
- GJUHA: PËRDORIMI DHE SHPËRDORIMI I SAJ (3:1-12)
- DITURIA: E VËRTETA DHE E GABUARA (3:13-18)
- LAKMIA: SHKAKU I SAJ DHE SHËRIMI (Kapitulli 4)
- TË PASURIT DHE PENDIMI I TYRE I ARDHSHËM (5:1-6)
- NXITJE PËR DURIM (5:7-12)
- LUTJA DHE SHËRIMI I TË SËMURIT (5:13-20)