Ndarja historike (Jeremia 34-45)

A. Rënia e Judës dhe e Jerusalemit (kapitujt 34-39)

1. Parashikimi i robërisë së Sedekias (kapitulli 34) 34:1-7 Ndërsa babilonasit kishin rrethuar Jerusalemin, Jeremia mori urdhër t’i thoshte mbretit Sedekia që ai do të çohej në mërgim dhe do të vdisteBabiloni, edhe pse jo nga shpata. 34:8-22 Një herë gjatë luftimit mbreti Sedekia bëri që populli të binte në ujdi për të shpallur lirinë e tërë skllevërve judenj, mbase kështu do të mund të mbronin qytetin. Më vonë, kur armiku u tërhoq për pak nën shtypjen nga ushtria egjiptiane (37:1-10), populli i ktheu tërë skllevërit në nënshtrim! Duke bërë këtë, përdhosën emrin e Perëndisë duke shkelur një premtim bërë para Tij. Prandaj Perëndia shpalli se ata do të përjetonin “lirinë” e shpatës…, murtajës dhe urisë. Ata që kishin ratifikuar besëlidhjen për të çliruar skllevërit (v. 15) duke flijuar një viç në zonën e tempullit dhe që kishin shkelur më pas besëlidhjen, do të dorëzoheshin tek armiqtë e tyre për t’u vrarë. Sedekia dhe princat e tij do të ziheshin robër. Babilonasit do të ktheheshin dhe do të digjnin qytetin, duke i vënë flakën. 2. Shpërblimi i bindjes së rekabitëve (kapitulli 35) 35:1-11 Jeremia iu bind Zotit duke ftuar rekabitët në shtëpinë e Zotit dhe duke u ofruar verë. Rekabitët nuk pranuan me mirësjellje të pinin, për shkak të udhëzimeve që u kishin dhënë etërit e tyre. Gjithashtu, ata nuk kishin pranuar të ndërtonin shtëpi për të banuar dhe të mos kishin as vreshta, as ara dhe as farë (ata ishin detyruar të jetonin në Jerusalem nga përparimi i kaldeasve). Ata ruanin një karakter të vërtetë shtegtimi. Çfarë shembulli! 35:12-19 Në dallim të fortë ishte populli i Judës. Ata ishin të pabindur ndaj Perëndisë dhe do të ndëshkoheshin. Rekabitët do të shpërbleheshin duke pasur një njeri që do të jetë gjithnjë para Perëndisë. Rekabitët e kanë marrë emrin nga Rekabi, biri i të cilit ishte Jonadabi, i cili bashkëveproi me Jehun në dëbimin e adhurimit të Baalit në Mbretërinë Veriore më 841 para K. Ata ishin një fis nomadësh pasardhës të kenenjve (1 i Kronikave 2:55), që ishin bashkuar me Judën dhe vazhdonin të shoqëroheshin me ta, por nuk u bënë njësh me mënyrën e tyre të jetesës (Shënime të përditshme të Scripture Union). Disa mendojnë se rekabitët u shkrinë me fisin e Levit dhe kështu përmbushet premtimi i Perëndisë. Edhe pse nuk mund t’i njëjtësojmë rekabitët sot, besojmë se identiteti i tyre do të bëhet i njohur gjatë Mijëvjeçarit. 3. Mbreti Jehojakim djeg pergamenën e Jeremias (kapitulli 36) 36:1-10 Në vitin e katërt të Jehojakimit Zoti e urdhëroi Jeremianshkruante tërë profecitë që kishte shpallur; këto iu diktuan Barukut dhe u lexuan publikisht në tempull, një vit më vonë. Nuk jepet asnjë shpjegim pse Jeremia u ndalua për të shkuar. Ai nuk ishte i burgosur në atë kohë, por ishte me siguri një njeri i kërkuar. 36:11-19 Kur Mikajahu dëgjoi profecitë, ua bëri të ditur menjëherë princave. Ata, nga ana e tyre, thirrën Barukun dhe i kërkuan t’ua lexonte profecitë atyre. Atëherë i thanë Barukut që ai dhe Jeremiashkonin dhe fshiheshin dhe askush të mos dinte se ku ishin. 36:20-26 Kur princat ia bënë të ditur këtë çështje mbretit (Jehojakimit) në oborr, ai kërkoi rrotullën. Ndërsa Jehudi e lexoi në sy të tij, mbreti preu pjesë të rrotullës (Fjalës së Perëndisë) dhe i hodhi në zjarr, një simbol i përsosur i asaj që liberalët dhe racionalistët kanë bërë me Fjalën e Perëndisë që nga ajo kohë. Në fakt, rrotulla u dogj krejt, pavarësisht nga kundërshtimet e tre princërve. Mbreti kërkoi Barukun dhe Jeremian…, por Zoti i fshehu. 36:27-32 Mbasi mbreti dogji rrotullën, Jeremia i shkroi përsëri profecitë, duke shtuar një pjesë të duhur rreth shkatërrimit të frikshëm të Jehojakimit! Fakti që Jehojakini ishte biri i Jehojakimit dhe pasuesi i tij i fronit (2 i Mbreterve 24:6) duket sikur e bën të kotë mallkimin e vargut 30a. Shpjegimi i zakonshëm është se Jehojakini mbretëroi vetëm për tre muaj, një kohë e shkurtër pa domethënie. 4. Burgosja e Jeremias dhe intervista nga Sedekia (kapitujt 37,38) 37:1-10 Edhe pse mbreti Sedekia, një vasal nën Nebukadnetsarin, nuk i dëgjoi fjalët e Jeremias, i kërkoi përsëri profetit të lutej për të dhe ndjekësit e vet. Kur ushtria egjiptiane erdhi për të ndihmuar Judën, kaldeasit (babilonasit) e lanë Jerusalemin për t’i zmbrapsur. Jeremia i dërgoi fjalë Sedekias se babilonasit do të ktheheshin për të shkatërruar Jerusalemin. Edhe sikur Sedekia ta zvogëlonte ushtrinë kaldease në një mbetje me disa të plagosur, ata do t’ia dilnin mbanë për të djegur qytetin. 37:11-21 Ndërsa Jeremia po largohej nga Jerusalemi në një detyrë vetjake, e arrestuan dhe e burgosën në një burg me padinë e dezertimit. Pas shumë ditësh Sedekia e thirri para vetes për të dëgjuar atë që kishte për të thënë Zoti. Jeremia shpalli me guxim se babilonasit do të zinin qytetin dhe mbretin. Atëherë ai kërkoi lirimin e tij nga burgu dhe kërkesa u plotësua. Ai do të ruhej në oborrin e burgut. 38:1-13 Jeremian e hodhën në një burg moçalor, ngaqë e këshilloi popullin të largohej nga qyteti dhe t’u dorëzohej babilonasve. Sedekia e shprehu hapur dobësinë e tij: ai nuk mund të tërhiqte vullnetin e princërve për të mbrojtur profetin. Një eunuk etiopas ia doli mbanë duke e nxjerrë atë jashtë me rroba dhe lecka të konsumuara dhe e ktheu në kopshtin e burgut. 38:14-20 Kur mbreti Sedekia kërkoi një këshillë nga Jeremia, duke i premtuar atij imunitet, iu tha t’u dorëzohej pushtuesve dhe u sigurua se judenjtëkishin kaluar nga ana e armiqve nuk do ta keqtrajtonin. 38:21-23 Në rast se Sedekia nuk pranonte t’u dorëzohej pushtuesve, gratë e pallatit do ta tallnin në prani të pushtuesve të tyre babilonas, duke i kujtuar se si miqtë e tij të ngushtë e kishin drejtuar në rrugën e gabuar, më pas e kishin braktisur. Gjithashtu gratë, fëmijët dhe vetë mbreti do të çohen robër nga pushtuesit dhe Jerusalemit do t’i vihet zjarri. 38:24-28 Sedekia i kërkoi Jeremias të mos tregonte për atë që kishin folur, por thjesht të thoshte se ai kishte kërkuar të mos kthehej në burg. Princat erdhën dhe pyetën dhe Jeremia u përgjigj ashtu si kishte kërkuar Sedekia. Pa dyshim që këtu lind një pyetje rreth etikës së përgjegjës së Jeremias. A ishte kjo e vërtetë, një gjysmë e vërtetë apo kryekëput një gënjeshtër? Ajo që tha ai ishte e vërtetë, por nuk u ndje i detyruar të thoshte atë që dinte. Jeremia mbeti në oborrin e burgut deri ditën e rënies së Jerusalemit. 5. Rënia e Jerusalemit (kapitulli 39) 39:1-10 Kur Jerusalemi u pushtua nga babilonasit (586 para K.), Sedekia, bijtë e tij dhe njerëzit e tij të luftës u përpoqën të largoheshin, por u kapën dhe u çuan në Riblah. Bijtë e mbretit u vranë, sytë e tij iu nxorën dhe u çua në robëri. Qyteti u shkatërrua dhe vetëm më të varfrit e popullit mbetën në vendin e Judës. 39:11-14 Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, i kishte dhënë këtë udhëzim Nebuzaradanit, komandantit të rojeve, që Jeremia të trajtohej mirë. Kështu profeti u lirua nga oborri i burgut dhe ia besuan Gedaliahut. 39:15-18 Eunuku etiopas Ebed-melek [37] i ishte premtuar më parë siguri nga Zoti. Mbase ai është liruar këtë herë. Kronologjikisht vargjet 15-18 përshtaten me 38:13.

B. Ngjarjet në Judë pas rënies së Jerusalemit (kapitujt 40-42)

1. Banimi i Jeremias me qeveritarin Gedaliah (kapitulli 40) 40:1-6 Kur Nebuzaradani, komandanti i rojeve kaldease i dha Jeremias mundësinë për të shkuar në Babiloni, apo të qëndronte në vend nën sundimin e Gedaliahut, ai ngurroi. Duke e vënë re këtë ngurrim, kapiteni e dërgoi te Gedaliahu dhe i dha ushqime si dhe një dhuratë për udhëtimin. Përdorimi prej kapitenit të emrit “Zoti, Perëndia yt” mund të ketë qenë një rrjedhojë e familjaritetit të tij me fjalorin judaik ose rrjedhojë e një zbulimi hyjnor. 40:7-10 Atëherë, kur tërë krerët e forcave që ishin në krahinë mësuan se Gedaliahu ishte lënë në krye të disa të mbijetuarve, shkuan tek ai në Mitspah, që ishte bërë tashmë kryeqyteti i krahinës babilonase të Judës. Ai i nxiti ata t’i nënshtroheshin sundimit kaldeas dhe të ndërmerrnin punën e tyre të zakontë. Ai do t’i përfaqësonte ata te kaldeasit. 40:11-16 Të tjerë refugjatë judenj u kthyen te Gedaliahu nga Moabi, Amoni, Edomi dhe vende të tjera dhe kishin ndërmarrë veprimtaritë e tyre normale. Johanani dhe të tjerët e paralajmëruan GedaliahunIshmaeli ishte caktuar nga Baalisi, mbreti i amonitëve, për ta vrarë dhe madje ofroi ndihmë për ta vrarë në mënyrë të fshehtë Ishmaelin. Fatkeqësisht për të, Gedaliahu thjesht e paditi Johananin për keqpërfaqësim të Ishmaelit. 2. Vrasja e qeveritarit Gedaliah (kapitulli 41) 41:1-9 Ishmaeli dhe dhjetë njerëz të tij goditën Gedaliahun dhe ndjekësit e tij, mbase ngaqë kishin urryer bashkëbisedimet e tij me babilonasit, apo mbase ngaqë donin të sundonin, meqë Ishmaeli ishte nga fisi mbretëror. Ishmaeli, duke pretenduar paqe, vrau gjithashtu shtatëdhjetë vajtues që erdhën disa nga Sikemi për të adhuruar në vendin e tempullit të shkatërruar, më pas i hodhi kufomat e tyre në mes të një sterne. Ai nuk vrau dhjetë prej tyre që kishin mbledhur ushqime dhe që i shkëmbyen ato me jetët e tyre. 41:10-18 Të tjerët, përfshirë vajzat e mbretit, që ishin marrë robër, u shpëtuan nga Johanani dhe luftëtarët e tij dhe u larguan në Betlehem, duke planifikuar për t’u larguar në Egjipt, sepse kishin frikë masakrën hakmarrëse nga kaldeasit. Ishmaeli dhe tetë njerëzit e tij shkuan tek Amoni. 3. Perëndia ndalon largimin në Egjipt (kapitulli 42) 42:1-6 Johanani dhe shokët e tij frikacakë i kërkuan Jeremias të zbulonte nga Zoti se çfarë duhet të bënin. Kur profeti pranoi, ata i premtuan se do të bindeshin, pavarësisht se cili do të ishte drejtimi i Tij. 42:7-22 Pas dhjetë ditësh erdhi përgjigjja: Mos u arratisni Egjipt, por qëndroni në vend. Nëse do të qëndronin, Perëndia do t’i begatonte. Nëse arratiseshin, tërë rreziqet prej të cilave kishin frikë në Judë do t’i arrinin… në vendin e Egjiptit. Por duket se populli ishte tashmë i vendosur të arratisej në Egjipt, kështu Jeremia u tha atyre prerazi se do të hasnin shkatërrimin atje. Të krishterët modernë bëjnë zakonisht të njëjtën gjë: kërkojnë drejtim e Perëndisë dhe zakonisht kërkojnë këshilla nga prindërit, mësuesit e Shkollës të së Dielës, pleqtë, barinjtë dhe të tjerët, megjithatë mendja e tyre është tashmë e mbushur me atë që dëshirojnë të bëjnë. Fatkeqësisht, një “kërkim i tillë këshille” është vetëm sa për t’u hedhur hi syve.

C. Jeremia dhe mbetja në Egjipt (kapitujt 43,44)

43:1-7 Duke paditur Jeremian si gënjeshtar dhe Barukun për mosdrejtim siç duhet, Johanani mori tërë njerëzit, bashkë me Jeremian dhe Barukun dhe shkuan në vendin e Egjiptit. 43:8-13 Në Tahpanhes, Egjipt, Zoti e urdhëroi Jeremianfshihte disa gurë të mëdhenj në argjilën e oborrit prej tulle në hyrje të shtëpisë së pallatit të Faraonit. Atëherë ai parashikoi se Nebukadnetsari do ta pushtonte Egjiptin dhe do të vendosë fronin e tij mbi gurët e fshehur. Ata që nuk do të vdisnin nga zia, murtaja apo shpata do të çoheshin në robëri. Perënditë e Egjiptit do të shkatërroheshin duke marrë flakë. 44:1-14 Kapitulli 44 është hera e fundit që e hasim Jeremian në Egjipt. Hamendësohet se ai ka vdekur atje. Jeremia i kujtoi bashkëkombësit e tij se gjitha e keqja erdhi si rrjedhojë e idhujtarisë; megjithatë, ata ende po adhuronin perënditë e rreme në Egjipt. Si rrjedhojë ata do të shkatërroheshin plotësisht; askush nuk do të kthehej në Judë me përjashtim të disa refugjatëve. 44:15-30 Por populli nuk pranoi ta dëgjonte Jeremian, duke thënë se ata ishin begatuar më shumë kur i kishin shërbyer Mbretëreshës së qiellit. Burrat ishin përfshirë në adhurim të rremë, po ashtu edhe gratë. Përsëri profeti u tha tyre se idhujtaria ishte shkaku i problemeve të tyre dhe se, me anë të mëkatit të tyre, kishin humbur të drejtën për të thirrur emrin e Zotit. Një gjykim i tmerrshëm! Ata do të ndëshkoheshin ashpër dhe mbreti i Egjiptit, në të cilin besonin, do të mundej.

D. Mesazhi i Zotit ndaj Barukut (kapitulli 45)

Ky kapitull u shkrua në mbretërimin e Jehojakimit dhe kështu është para kapitullit 44 nga ana kronologjike. Mbase vjen pas 36:1-8. Ky është një mesazh ngushëllimi drejtuar Barukut që ishte tepër zemërlëshuar për shkak të gjykimeve kërcënuese mbi Judën. Mbase ishte i shqetësuar për shkak se dëshirat e tij për një pozitë të lartë kishin rënë poshtë. Perëndia ka të drejtën të ndërtojë dhe të prishë. Baruku duhej të mos kërkonte gjëra të mëdha për vete apo për Judën, por duhej të kënaqej me largimin për të shpëtuar jetën e vet dhe të bënte atë detyrë që i ishte caktuar, pavarësisht se sa e ulët ishte. Kelli komenton: Mësimi i madh për Barukun ishte se në një ditë gjykimi ndjenja e duhur për një shenjtor dhe shërbëtor të Perëndisë është vetëmohimi i dëshirave vetjake… Përulja e mendjes gjithmonë shkon me shenjtorin, por në një ditë të keqe është siguria e vetme. Përulësia është gjithmonë e drejtë moralisht, por është gjithashtu e vetmja gjë që ruan nga gjykimi. Nuk po flas tani për gjykimin përfundimtar të Perëndisë, por për atë që kryhet në këtë botë. Tash më duket tani e qartë se Baruku nuk e kishte ngulitur në mendje këtë mësim. Atij i duhej ta mësonte tani. Kjo ishte fjala e profetit për të në një kohë të hershme, viti i katërt i Jehojakimit [38].