Mbyllje: Mësime rreth librit të Jobit

Në kohën e tanishme misteri i vuajtjes njerëzore nuk shpjegohet plotësisht. Ashtu siç thotë edhe Uezlli Bekëri (Wesley Baker):

Kur vjen fundi i Librit të Jobit, nuk kemi përgjigje të shkruar. Nuk ka asgjë për të kënaqur mendjen logjike [49]!

Megjithatë, mund të jemi të sigurt për këto dy fakte:

Para së gjithash, vuajtja e Jobit nuk ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e mëkatit të tij vetjak. Perëndia dëshmoi se ai ishte i drejtë dhe i ndershëm (1:8). Gjithashtu, Perëndia tha se arsyetimi i tre miqve të Jobit – se Perëndia po e ndëshkonte për shkak të mëkateve të tij – nuk ishte i drejtë (42:8).

Së dyti, edhe pse Jobi nuk po vuante për shkak të mëkatit të tij, provat e tij zbuluan krenarinë, vetëshfajësimin dhe armiqësinë në zemrën e tij. Ai nuk u çlirua derisa pati vegimin e kotësisë së tij dhe madhështisë së Perëndisë (42:1-6) dhe derisa u lut për miqtë e tij (42:10).

Disa nga mësimet që nxjerrim rreth vuajtjes nga Libri i Jobit janë:

1. Të drejtët nuk përjashtohen nga vuajtja.

2. Vuajtja nuk është patjetër pasojë e mëkatit.

3. Perëndia ka vendosur një mburojë mbrojtëse rreth të drejtit.

4. Perëndia nuk e dërgon sëmundjen apo vuajtjen. Ajo vjen nga Satanai (Luka 13:16; 2 Kor. 12:7).

5. Satanai ka pak kontroll në mbretërinë e njerëzve të ligj (sabenjtë dhe kaldeasit), fatkeqësitë mbinatyrore (zjarrin nga qielli), motin (një erë e madhe), sëmundjen (ulçera e Jobit) dhe vdekjen.

6. Satanai mund t’i sjellë këto gjëra te besimtari vetëm nëse i lejon Perëndia.

7. Atë që vetëm lejon Perëndia ,Shkrimi nganjëherë thotë që Ai e ka bërë. “Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?”.

8. Ne duhet t’i shikojmë gjërat sikur të vinin nga Zoti, me anë të lejes së Tij dhe jo nga Satanai. “Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë”.

9. Perëndia nuk shpjegon gjithmonë arsyen e vuajtjes sonë.

10. Vuajtja zhvillon durimin.

11. Kur vizitojmë shenjtorët që vuajnë, nuk duhet të gjykojmë për vuajtjen e tyre.

12. Vizitat tona duhet të jenë të shkurtra.

13. Arsyetimet njerëzore nuk janë të dobishme. Vetëm Perëndia mund të ngushëllojë në mënyrë të përsosur.

14. Në fund të Librit të Jobit shohim se “Zoti është plot mëshirë e dhembshuri” (Jak. 5:11). Mësojmë gjithashtu se ndonjëherë, të paktën, gjërat e gabuara bëhen të drejta në këtë jetë.

15. Durimi i Jobit në vuajtje përligj Perëndinë.

16. Durimi i Jobit tregoi se Satanai ishte një paditës i rremë dhe gënjeshtar.

17. “Një njeri është më i madh se gjërat që e rrethojnë atë dhe, çfarëdo lloj gjëje të godasë zotërimet apo familjen e tij, Perëndia është i denjë të lavdërohet dhe të besohet si më parë”.

18. Duhet të kemi kujdes rreth thënies së fjalive copë [hapur], që nuk lënë vend për përjashtime.

19. Satanai nuk është as i gjithëpranishëm, as i gjithëpushtetshëm, as i gjithëditshëm.

20. Pavarësisht se Perëndia lejon vuajtjen e pamerituar, Ai është i drejtë dhe i mirë.

Nga pjesë të tjera të Biblës nxjerrim dritë të mëtejshme rreth arsyeve pse Perëndia lejon që shenjtorët të vuajnë:

1. Disa herë është rrjedhojë e mëkatit të pagjykuar në jetë (1 Kor. 11:32).

2. Është një mjet me anë të të cilit Perëndia zhvillon hiret frymërore, siç janë durimi, përvoja, përulësia (Rom. 5:3,4; Gjoni 15:2).

3. Pastron papastërtinë apo pisllëqet nga jeta e besimtarit në mënyrë që Zoti të mund të shohë të pasqyruar shëmbëlltyrën e Tij në mënyrë më të përsosur (Is. 1:25).

4. E pajis Birin e Perëndisë që të ngushëllojë të tjerët me të njëjtin lloj ngushëllimi me anë të të cilit Perëndia e ngushëllon atë (2 Kor. 1:4).

5. I pajis shenjtorët për të marrë pjesë në vuajtjet joshlyese të Shpëtimtarit dhe, kështu, për të qenë më mirënjohës ndaj Tij (Filip. 3:10).

6. Është një mësim për qeniet në qiell dhe në tokë (2 Thes. 1:4-6). U tregon atyre se Perëndia mund të duhet në Vetvete dhe jo për shkak të favoreve që bën.

7. Është një siguri e birërisë, meqë Perëndia ndëshkon vetëm ata që do (Heb. 12:7-11).

8. Bën që shenjtorët të besojnë vetëm në Perëndinë dhe jo në forcat e tyre (2 Kor. 1:9).

9. I ruan njerëzit e Perëndisë pranë Tij (Psa. 119:67).

10. Është një zotim për lavdinë e ardhshme (Rom. 8:17,18).

11. Perëndia nuk na lejon kurrë të tundohemi përtej asaj që mund të mbajmë (1 Kor. 10:13).

“Ju keni dëgjuar për durimin e Jobit dhe e keni parë fatin përfundimtar që Zoti i rezervoi, sepse Zoti është plot mëshirë e dhembshuri” (Jak. 5:11b).

SHËNIME
[1] (Hyrje) Samuel Ridout, Job: An Exposition, f. 5.

[2] (Hyrje) Zanafilla 1 –11 shënon datën rreth vitit 2000 para K. dhe shumë më herët ndërsa ndjek gjenealogjitë.

[3] (1:1-3) “Të tjerë mbështesin një njëjtësim me zonën në lindje të Edomit në Arabinë Veriore” (The Revell Bible Dictionary, botimi nga Lawrence O. Richards, f. 1138).

[4] (1:4,5) Charles Haddon Spurgeon, Morning and Evening, f. 721.

[5] (1:6-12) Në gjuhët semitike “bij të Perëndisë” ishte një term standard për engjëjt.

[6] (2:1-10) Harold St. John, Job, The Lights and Shadows of Eternity, f. 9.

[7] (Kapitujt 3 – 31: Hyrje) Ridout, Job, f. 33.

[8] (Kapitujt 3 – 31: Hyrje) The New Scofield Study Bible, New King James Version, f. 595.

[9] (Kapitujt 3 – 31: Hyrje) The New Scofield Study Bible, New King James Version, f. 598.

[10] (Kapitujt 4,5: Hyrje) Ridout, Job, f. 43,44.

[11] (Kapitulli 8: Hyrje) Ridout, Job, f. 64.

[12] (9:32-35) Matthew Henry, “Job”, te Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible, III:59.

[13] (10:8-12) St. John, Job, f. 17.

[14] (11:1-12) Ridout, Job, f. 31.

[15] (13:20-28) Francis I. Andersen, Job: An Introduction and Commentary, f. 163.

[16] (14:13-17) St. John, Job, f. 17,18.

[17] (15:14-16) Ridout, Job, f. 84.

[18] (19:25-27) Spurgeon, Morning and Evening, fjala e mbrëmjes e datës 21 prill.

[19] (19:25-27) Spurgeon, Morning and Evening, f. 21.

[20] (20:20-29) G. Campbell Morgan, Searchlights from the Word, f. 145.

[21] (22:21-30) Albert Barnes, “Job”, te Notes on the Old Testament, II:3.

[22] (23:1-9) Spurgeon, Morning and Evening, fjala e mbrëmjes e datës 19 nëntor.

[23] (24:1-12) Ridout, Job, f. 124.

[24] (24:18-25) Andersen, Job, f. 213.

[25] (24:18-25) Andersen, Job, f. 213.

[26] (Kapitulli 25: Hyrje) Ridout, Job, f. 127.

[27] (26:5-13) Ridout, Job, f. 133,134.

[28] (28:1-11) Andersen, Job, f. 225.

[29] (28:1-11) Andersen, Job, f. 225

[30] (31:38-40) Ridout, Job, f. 169.

[31] (36:22-33) Cituar nga Otto Zöckler, “The Book of Job”, te Lange’s Commentary on the Holy Scriptures, IV:596.

[32] (37:24) Andersen, Job, f. 268.

[33] (38:1-3) Ridout, Job, f. 210, 211.

[34] (38:1-3) Cituar nga William Kelly tek Eleven Lectures on the Book of Job, f. 278.

[35] (38:31-33) Spurgeon, Morning and Evening, fjala e mbrëmjes e datës 21 mars.

[36] (38:34-38) Ngaqë vargu 36 duket se e ndërpret diskutimin e dukurisë së kohës në vargjet 34-38, janë paraqitur shumë përkthime të tjera. Hebraishtja është me të vërtetë e vështirë në këtë pikë.

[37] (40:15-24) Meredith G. Kline, “Job”, tek Wycliffe Bible Commentary, f. 488.

[38] (40:15-24) Për shembull, Barnes-i përdor përshkrimin e mëposhtëm për t’ia përshtatur tekstin hipopotamit: “Koka e stërmadhe e kafshës nga epërsia e syve të saj, gjerësia e turirit të saj dhe mënyra e veçantë se si janë vendosur nofullat në kokë, është diçka groteske në shëmtinë e saj. Kur hap nofullat, goja dhe gjuha e saj e stërmadhe, ngjyrëtrëndafili dhe epshore dhe e armatosur me dhëmbët e karakterit më të mrekullueshëm, është tepër goditëse (“Job”, II:247,248). Problemi me këtë përshkrim është se, ndërsa përshkrimi i Barnes-it për hipopotamin është i mirë, dhëmbët, goja epshore ngjyrëtrëndafili etj., nuk gjenden te Jobi! Gjithashtu as nofulla, koka apo turiri i behemothit (kapitulli 40) nuk përshkruhen në Shkrim.

[39] (40:15-24) Shikoni Ken Ham: “What Happened to the Dinosaurs?”. ANSWERS to Some of the Most Asked Questions on Creation/Evolution (Sunnybank, Australia: Creation Science Foundation, i kufizuar, 1986). Shikoni gjithashtu Henry Morris, The Remarkable Record of Job (Grand Rapids: Baker Book House, 1990).

[40] (41:1-9) Andersen, Job, f. 289.

[41] (41:10,11) Kline, “Job”, f. 488.

[42] (41:12-34) Përshkrimi i leviathanit te Jobi 41 sjell ndërmend pleziosaurin, një rrëshqanor tepër i madh detar që nga koha e dinosaurve dhe që tani besohet se është zhdukur. Ky përshkrim i ngjan gjithashtu krijesave të mistershme që janë paraqitur me mjete pamore në Loch Ness, Skoci.

[43] (42:1-6) Është e mundur që Perëndia të jetë shfaqur në një teofani Jobit, një shfaqje e dukshme e lavdisë së Perëndisë.

[44] (42:1-6) Disa figura të tjera biblike që shfaqin anën e prishur mëkatare në praninë e Perëndisë përfshijnë Moisiun (Eks. 3:6), Isaian (Is. 6:5), Pjetrin (Luka 5:8), Palin (Veprat e Apostujve 9:4) dhe Gjonin (Zbulesa 1:17).

[45] (42:1-6) Moody, Notes from My Bible, f. 62.

[46] (42:7-9) Është interesante të vëmë re se Elihu, njeriu i katërt që iu drejtua Jobit, nuk qortohet. Për më tepër, nuk përmendet më në libër. Këshilla e tij mbase ishte e drejtë dhe u përdor si një “kohë pritjeje” midis këshillës së keqe të miqve të tij dhe përgjigjes madhështore të Perëndisë drejtuar Jobit. Kjo mund të përkojë edhe me teorinë e përmendur më parë se Elihu është një simbol i Krishtit.

[47] (42:13-17) Ridout beson se emrat kanë “domethënie hyjnore …. Ata janë fryti i provave të Jobit. Pëllumbi, hedh idenë e ëmbëlsisë dhe dashurisë së zogut të brengës. Kasia flet për aromën që del nga era e saj dhe prekëla kozmetike për ‘bukurinë e pluhurit’ që është tani e tij. Dashuria, aroma, bukuria – këto dalin nga brengat tona. Me të vërtetë nuk ka vajza më të bukura se këto” (Job, f. 263,264).

[48] (42:13-17) Gratë e lashta theksonin sytë e tyre me përbërje kozmetike më tepër sesa buzët. E tërë kjo ilustron fjalët e Salomonit se “nuk ka asgjë të re nën diell”!

[49] (Përfundim) Wesley C. Baker, More Than a Man Can Take: A Study of Job, f. 128.

BIBLIOGRAFI

Andersen, Francis I. Job: An Introduction and Commentary. Londër: InterVarsity Press, 1976.

Baker, Wesley C. More Than a Man Can Take: A Study of Job. Filadelfia: The Westminster Press, 1966.

Delitzsch, F. “The Book of Job”, te Biblical Commentary on the Old Testament. Vëll. 9,10, ribotim, Grand Rapids: Eerdmans Publishing Co., 1971.

Green, William Henry. The Argument of the Book of Job. Ribotim, Minneapolis, MN: James & Klock Christian Publishers, 1977.

Ham, Ken. “What Happened to the Dinosaurs?”, Answers to Some of the Most Asked Questions on Creation/Evolution. Sunnybank, Australia: Creation Science Foundation, i kufizuar, 1986.

Kelly, William. Eleven Lectures on the Book of Job. Ribotim, Denver: Wilson Foundation, nuk dihet data.

Kline, Meredith G. “Job”, tek Wycliffe Bible Commentary. Chicago: Moody Press, 1962.

Minn, H. R. The Burden of this Unintelligible World or The Mystery of Suffering. Auckland, New Zealand: Whitcombe & Tombs Limited, 1942.

Morris, Henry. The Remarkable Record of Job. Grand Rapids: Baker Book House, 1990.

Ridout, Samuel. The Book of Job: An Exposition. Seventh Printing, Neptune, NJ: Loizeaux Brothers, 1976.

St. John, Harold. Job, The Lights and Shadows of Eternity (pamflet). New York: Bible Schola, nuk dihet data.

Zöckler, Otto. “The Book of Job”, te Lande’s Commentary on the Holy Scriptures. Vëll. 4. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, ribotim, 1960.