Ajo bashkëbisedon me të dashurin e saj që ka mbërritur për ta marrë me vete (Kantiku i Kantikëve 7:11-8:2)

7:11-13 Tashmë i dashur-bariu ka mbërritur në Jerusalem dhe ajo është e lirë të dalë nëpër fusha dhe fshatra me të. Ajo e pararend ecjen në fusha me të, duke dalë në mbrëmje në vreshta për të kontrolluar vreshtin dhe shegët. Në këtë panoramë fshati, ku madërgonat janë erëkëndshme, ajo do t’i japë atij dashurinë e saj dhe çdo lloj fryti të zgjedhur, që e ka ruajtur për të. 8:1,2 Shulamitja po flet ende. Nëse bariu do të ishe vëllai i saj, ajo mund ta puthte atë dhe nuk do të qortohej. Ajo do ta çonte në shtëpinë e së ëmës dhe do t’i jepte verë aromatike të bërë nga shega.
[previous][next]