Çifti mbërrin në vendbanimin e tyre, shkëmbejnë zotimet dhe jetojnë më pas të lumtur (Kantiku i Kantikëve 8:5-14)

8:5a Në shtëpinë e saj në fshat njerëzit e vendit e shikojnë kthimin e saj nga Jerusalemi dhe e pyesin kush është ajo që del nga shkretëtira duke u mbështetur tek i dashuri i saj. 8:5b Pastaj, ndërsa i dashuri afrohet, bariu tregon vendet familjare, nën mollë, ku fillon romanca dhe, gjithashtu, lindja e tyre. 8:6,7 Shulamitja ka ndërmend që ata të përtërijnë zotimet e tyre. Me fjalë bukurie të madhe, të cilat janë cituar gjerësisht, ajo miraton se nuk ka rival për dashurinë e saj. Ajo është e fortë si vdekja, e pashuar dhe përtej çdo çmimi. 8:8,9 Vite më parë, duke u menduar për të ardhmen e shulamites së vogël, vëllezërit e saj kishin marrë këtë vendim. Nëse do të ishte e dëlirë, e pastër dhe besnike, ata do t’i jepnin një pajë argjendi. Megjithatë, në qoftë se do të ishte bishtpërdredhur dhe e kalueshme si një derë, ata do ta fshihnin në izolim. 8:10,11 Vajza, tashmë në moshën e martesës, i siguron ata se ajo kishte qenë e qëndrueshme si një mur. I dashuri i saj e dinte një gjë të tillë. Ajo u tregon atyre për vreshtin e Salomonit në Baal-Hamon me banorët e tij të shumtë. 8:12 Por ajo nuk donte t’ia dinte për këtë. Ajo kishte vreshtin e saj, atë të të dashurit të saj. Për të Salomoni mund ta mbante për vete pasurinë e tij. 8:13 Në prani të dëshmitarëve bariu e pyet për t’ia kushtuar veten atij tashmë në martesë, për të thënë: “Po”. 8:14 Me një gjuhë të figurshme ajo i thotë të dashurit të saj të shpejtojë që ta shpallë atë si të tijën. Dhe kështu mbyllet libri. Ai është quajtur: stolisja e monogamisë së Dhiatës së Vjetër përballë shembullit më të dukshëm të poligamisë që gjendet në Shkrim. Është një kërkesë e fuqishme për Izraelin e kohës së Salomonit për t’u kthyer tek ideali i dashurisë dhe martesës dhënë nga Perëndia [18].
SHËNIME
[4] (1:5,6) Fjala e shkurtër e përkthyer “por” (we) mund të përkthehet (dhe zakonisht po) “dhe”. Atëherë një përkthim fjalë për fjalë do të jetë “e zezë dhe shumë e bukur”. [5] (1:7,8) Përkthyesit e versionit NKJ [NKJV] e konsiderojnë vargun 8 si fjalët e të Dashurit dhe jo si fjalë sarkastike. I Dashuri dhe Salomoni merren si i njëjti person në vend të rivalëve për dashurinë e shulamites. Duhet theksuar se titujt në versionin NKJ, New Scofield apo çdo lloj Bible janë editorialë dhe jo pjesë e tekstit. Megjithatë, ashtu siç tregon shënimi te 1:1 te versioni NKJ, përpilimi hebraik është më i qartë se ai në anglisht për sa i përket referimit të gjinisë dhe numrit të personit të përmendur. . [6] (1:11) Versioni NKJ e përdor përemrin “ne” në mënyrë të mirëfilltë si referim për bijat e Jerusalemit. [7] (2:1) Në prozë, poezi dhe himne Zoti ynë është krahasuar me zambakun e luginës dhe trëndafilin e Sharonit. Ky krahasim është ende i vlefshëm edhe pse nuk është ky mendimi në këtë pjesë. [8] (2:1) Farstad, “Literary Genre”, f. 79, shënimi 6. [9] (2:7) Versioni NKJ e konsideron fillimin e adresimit ndaj bijave në v. 4. [10] (2:7) W. Twyman Williams, “The Song of Salomon”, Moody Monthly, shkurt 1947, f. 398. [11] (2:15) Forma në shumës e foljes “zë” mund të shpjegohet nga ngjashmëria se këto rreshta (të ngjashme së tepërmi me këngën dhe plot me rima në origjinal) janë një “këngë dashurie e vreshtarit” (Delitzsch, “Song of Songs”, f. 53). Otto Zöckler shkruan se “ky varg është një këngë e shkurtër vreshtarësh apo të paktën një pjesë e saj” dhe thotë se tërë komentuesit e kohës së tij, që nuk janë alegoristë, bien dakord në këtë (“Song of Songs”, te Lange’s Commentary on the Holy Scriptures, V:71). [12] (2:15) Dhelprat e vogla (termi përfshin çakejtë) dalin në pranverë dhe shkatërrojnë hardhitë duke rrëmuar gypat dhe vrimat brenda rrënjëve, duke prishur kështu mbështetjen e tyre. Shikoni Delitzsch, “Song of Songs”, f. 54. [13] (4:6) Botuesit e versionit NKJ e konsiderojnë këtë varg si pjesë të ligjëratës së të Dashurit. [14] (4:7-15) Botuesit e versionit NKJ nuk shohin ndonjë tregues të një folësi të ri këtu dhe e konsiderojnë këtë varg si pjesë të ligjëratës së të Dashurit. [15] (5:1b) Botuesit e versionit NKJ e mbështesin këtë pikëpamje duke i quajtur këta njerëz “miqtë e Tij”. [16] (5:10-16) Mbështetur në interpretimin kristologjik të librit shprehjet “dallon ndër dhjetë mijë veta” dhe “tërheqës në çdo pikëpamje” i janë përshtatur Zotit tonë në mesazh dhe këngë. Sidomos në kuptimin frymëror këto zbatime janë vërtetuar më së miri, edhe pse nuk nënkuptohet kështu në kontekst. [17] (6:1) Në interpretimin Krishtologjik “dëshmia” e nusës (kishës) ndaj mburrive të të dashurit të saj (Krishtit) bën që edhe të tjerët ta kërkojnë. [18] (8:14) Williams, “Song”, f. 422.
BIBLIOGRAFI
Bellett, J. G. Meditations upon the Canticles. Londër: G. Morrish, pa datë botimi. Burrowes, George. A Commentary on the Song of Salomon. Philadelphia: William S. & Alfred Martien, 1860. Clarke, Arthur G. The Song of Songs. Kansas City, KS: Walterick Publishers, pa datë botimi. Delitzsch, Franz. “The Song of Songs”. Te Biblical Commentary on the Old Testament. Vëll. 16. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Company, 1971. Zöckler, Otto. “The Song of Solomon”. Lange’s Commentary on the Holy Scriptures. Vëll. 5. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1960. Revista Williams, W. Twyman. “The Song of Solomon”, Moody Monthly, shkurt 1947. Materiale të pabotuara Farstad, Arthur L. “Literary Genre of the Song of Songs”. Th. M. Thesis, Dallas Theological Seminary, 1967.