Salomoni i vjen rrotull vajzës shulamite, por ajo bëhet e shurdhët ndaj miklimit të tij (Kantiku i Kantikeve 1:9-2:6)
1:9,10 Tani Salomoni fillon të vijë rrotull shulamites. Ajo i kujton atij pelën e stolisur midis qerreve të Faraonit. Ai shikon faqet e saj të stolisura me ornamente të zgjedhura dhe qafën e saj të derdhur me gjerdane margaritarësh.
1:11 Duke përdorur shumësin e autorit [6], ai është gati ta pasurojë atë megjerdane të arta me tokëza prej argjendi.
1:12-14 Shulamitja nuk preket nga fjalët lajkatare dhe ofertat joshëse të mbretit. Ajo mund të mendojë vetëm për të dashurin e saj. Ndërsa mbreti ulet në tryezë, ajo ka burimin e saj të aromës, një qese të vogël mirre, që e mban me vete si një kujtim të bariut të saj. Ai është aq shumë me aromë për të sa edhe një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit.
1:15 Përsëri Salomoni përpiqet t’i vijë rrotull, këtë herë duke ngritur lart bukurinë e saj dhe duke krahasuar sytë e saj me ato të një pëllumbi.
1:16,17 Por shulamitja ndryshon bisedën në mendjen e saj, në fund, duke treguar se sa i bukur është i dashuri i saj. Ajo e përfytyron natyrën si shtëpinë e tyre, barin si shtrat, cedrat kokëvarur dhe degët e qiparisave si çatinë e tyre. Vendi i romancës së tyre është krejt baritor dhe jo pallati mbretëror.
2:1 Vajza vazhdon duke protestuar qartësinë dhe padenjësinë e saj. Kur ajo e lidh veten me trëndafilin e Sharonit dhe zambakun e luginave [7], nuk po mendon për lulet e kultivuara që ne i quajmë “trëndafila” apo “zambakë”, por mbase për të zakonshmen taçe të egër të kuqërremtë apo kokërdhonë [8].
2:2 Salomoni duhet të ketë dëgjuar protestat e saj të mediokritetit, sepse ai i tregon asaj se ajo është shumë e veçantë. Krahasuar me vajzat e tjera, ajo është si një zambak midis gjembave.
2:3 Duke kaluar përsëri te skenat e fshatit, ajo e shikon të dashurin e saj duke kultivuar mollë midis pemëve të pyllit. Të ishte me të ishte gjithmonë shumë e pëlqyeshme dhe përbashkësia me të ishte gjithmonë shumë e ëmbël.
2:4-6 Vetëm të qëndronte me të do të thoshte të ishte në shtëpinë e banketit; gjithmonë përpara ishte flamuri i tij i dashurisë. I mbushur me mendime rreth tij ajo kërkon pite rrushi dhe mollë për t’u përtërirë dhe forcuar. Duket sikur ai ka qenë me të, duke e mbajtur dhe përqafuar.