Ligjërata e parë e Moisiut – afër Tokës së Premtuar (Ligji i Përtërirë 1-4)

A. Hyrje (1:1-5)

1:1,2 Ndërsa hapet libri i Ligjit të Përtërirë, bijtë e Izraelit janë duke fushuar në fushat e Moabit, në të cilat mbërritën te Numrat 22:1. Te Ligji i Perterire 1:1 vendndodhja e tyre thuhet se është përballë Sufit. Kjo do të thotë se shkretëtira, fushat e Moabit ishin përbri saj, ndodhej drejt jugut në pjesën e Detit të Kuq, që njihet si Gjiri i Akabës. Për udhëtimin nga Horebi (Sinai) drejt rrugës së malit Sir për në Kadesh-Barnea, në pragun e Kanaanit, duheshin vetëm njëmbëdhjetë ditë, por tani kishin kaluar tridhjetë e tetë vjet para se izraelitët të ishin gati për të hyrë në Tokën e Premtuar! 1:3-5 Moisiu mbajti fjalimin e tij drejtuar bijve të Izraelit, që ishte përgatitës për hyrjen e tyre në Kanaan, në vitin e dyzetë, pasi ishin larguar nga Egjipti. Kjo ndodhi pasi Sihoni, mbreti i amorejve dhe Ogu, mbreti i Bashanit, ishin vrarë (Num. 21).

B. Nga Horebi në Kadesh (1:6-46)

Nga Ligji i Perterire 1:6-3:28 kemi një përmbledhje të periudhës nga mali Sinai te fushat e Moabit. Meqë pjesa më e madhe e këtyre ngjarjeve është shtjelluar te Numrat, këtu, thjesht, do të bëjmë një përmbledhje: urdhri i Perëndisë për të shkuar në Tokën e Premtuar dhe për ta shtënë në dorë (v. 6-8); caktimi i gjyqtarëve për çështjet civile (v. 9-18); udhëtimi nga Sinai për në Kadesh-Barnea (v. 19-21); dërgimi i vëzhguesve dhe rebelimi i mëpasshëm (v. 22-46). Me përjashtim të Jozueut dhe Kalebit, asnjë ushtar që u largua nga Egjipti nuk u lejua të shkelte tokën (v. 34-38).

C. Nga Kadeshi në Heshbon (kapitulli 2)

2:1-23 Udhëtimi nga Kadesh-Barnea për në kufijtë e Edomit (v. 1-7) shmangu konfliktin me edomitët. Udhëtimi nga kufijtë e Edomit për në përroin e Zeredit (v. 8-15) shmangu konfliktin me moabitët. Zoti urdhëroi izraelitët që të mos i afroheshin bijve të Amonit, sepse Ai ua kishte dhënë […] vendin e këtyre bijve të Lotit si pronë të tyre (v. 16-19). Perëndia tashmë kishte shkatërruar disa gjigantë [1], të cilët amonitët i quanin zamzumimë, ashtu si kishte vepruar […] me pasardhësit e Ezaut, duke shkatërruar horenjtë, avenjtë dhe kaftorenjtë (v. 20-23). 2:24-36 Pjesa tjetër e kapitullit 2 tregon me hollësi mundjen e Sihonit, amoreut, mbretit të Heshbonit. Vargu 29a tregon se pasardhësit e Ezaut, edomitët, u shitën ushqim dhe ujë izraelitëve, ndërsa këta të fundit i shkuan përkitazi vendit të Edomit. Por rrëfimi te Numrat 20:14-22 hedh idenë se mbreti i Edomit nuk bashkëpunoi fare. Ai ishte i patundur në kundërshtimin e tij për të ndihmuar Izraelin, por duket se disa nga njerëzit e tij u shitën ushqim dhe ujë judenjve, edhe pse kjo është e pasigurt. Vargjet 10-12 dhe vargjet 20-23 mbase janë shtuar nga dikush pas vdekjes së Moisiut, por megjithatë janë Shkrim i frymëzuar.

D. Kalimi i sigurt i Jordanit (kapitulli 3)

3:1-11 Ogu, mbret i Bashanit kishte gjashtëdhjetë qytete, të tërë këto qytete ishin të fortifikuara me mure të larta, porta dhe shufra hekuri,po ashtu edhe një numër të madh fshatrash. Zoti, Perëndia i la këta armiq në duart e popullit të Tij. Ogu kujtohet si një gjigant, me një shtrat të stërmadh prej hekuri, që ishte i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë (rreth katër metra me dy). Tompsoni thotë se ky «shtrat» ishte vendi i tij i fundit i prehjes, jo shtrati i tij i zakonshëm:
Në vdekjen e tij ai u varros në një sarkofag të stërmadh (fjalë për fjalë, trup i krevatit, «vend prehjeje») të përbërë prej bazalti, të quajtur hekur këtu për shkak të ngjyrës së tij…. Sipas rrëfimit këtu, sarkofagu mund të shihej në Rabah të amonitëve (Amani i sotëm), në kohën kur Ligji i Përtërirë u mbarua së shkruari [2].
3:12-20 Vendi i pushtuar në lindje të Jordanit u nda midis rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit (v. 12-17). Moisiu iu dha urdhërnjerëzve të tij trimatë kalonin Jordanin të armatosur në krye të vëllezërve të tyre, që t’i ndihmonin për të pushtuar territorin në perëndim të Jordanit. Më pas ata mund të ktheheshintrashëgiminë e tyre dhe te bashkëshortet, të vegjëlit dhe bagëtia e tyre dhe te qytetet që kishin pushtuar. 3:21-29 Moisiu urdhëroi gjithashtu Jozueun për të kujtuar fitoret e shkuara dhe t’i besonte Perëndisë për ato të së ardhmes (v. 21,22). Por Zoti u zemërua me Moisiun për mosbindjen e tij rreth bijve të Izraelit dhe nuk do ta linte atë të kalonte Jordanin. Megjithatë, Ai e la ta shikonte Tokën e Premtuar në çdo drejtim nga maja e malit Pisgah (v. 23-29).

E. Nxitje për bindje (kapitulli 4)

Kapitulli 4 është hyrja e rrëfimit të hollësishëm të ligjit nga Moisiu. Këtu ai shtjellon në veçanti adhurimin e një Perëndie të vërtetë dhe ndëshkimet që do të pasonin nëse ktheheshin tek idhujt. 4:1-24 Izraeli u urdhërua t’u bindej statuteve dhe dekreteveZotit, Perëndisë kur të futeshin në Kanaan (v. 1). Ata nuk do shtonin, apo nuk do të hiqnin asgjë prej tyre (v. 2). Ndëshkimi i Perëndisë ndaj idhujtarisë praktikuar në Baal-Peor duhej të shërbente si një paralajmërim i vazhdueshëm (v. 3,4; mbase kjo ndodhi e veçantë e zemërimit hyjnor kundër idhujtarisë përmendet këtu, sepse kishte ndodhur pak kohë më parë dhe do të ishte e kthjellët në mendjen e tyre). Bindja ndaj ligjit do të bënte që Izraeli të soditej si një komb i madh nga johebrenjtë (v. 5-8). Izraeli duhej të kujtonte nga përvojat e shkuara bekimet që kishin ardhur ngaqë kishin ndjekur Zotin (v. 8). Ata në veçanti u udhëzuan të kujtonin dhënien e Dhjetë Urdhërimeve në malin Sinai (Horeb; v. 9-13). Në atë kohë ata nuk panë formën e Perëndisë; pra, edhe pse panë një shfaqje të Perëndisë, nuk panë figurën fizike që mund të riprodhohet nga një shëmbëlltyrë apo idhull. Ata u ndaluan të bënin ndonjë shëmbëlltyrë të çdo lloji për të paraqitur Perëndinë, apo të adhuronin diellin, hënën apo yjet (v. 14-19). Izraelitëve iu kujtua çlirimi i tyre nga Egjipti, mosbindja e Moisiut, gjykimi i mëpasshëm dhe zemërimi i Perëndisë kundër idhujtarisë (v. 20-24). «Kini kujdes për veten tuaj […] që të mos harroni» (v. 9); «Tregoni kujdes të veçantë për shpirtrat tuaj […] që të mos shthureni» (v. 15,16); «Ruhuni se harroni» (v. 23). Moisiu njohu shumë mirë prirjen natyrore të zemrës njerëzore dhe kështu me zell shtyu njerëzit t’i kushtonin vëmendjen. 4:25-40 Nëse kombi në vitet e ardhshme do të kthehej tek idhujt, do të çohej në robëri (v. 25-28). Por edhe atëherë, nëse populli do të pendohej dhe do të kthehej te Zoti me gjithë zemrën e tij, Ai do t’i ripërtërinte (v. 29-31). Asnjë komb nuk kishte pasur privilegjet e Izraelit, në veçanti mrekullitë lidhur me çlirimin nga Egjipti (v. 32-38). Prandaj ata duhej të ishin të bindur ndaj Tij dhe kështu do të gëzonin bekimin e Tij të vazhdueshëm (v. 39,40). Është një fakt i trishtueshëm i historisë judaike se kombi iu nënshtrua një robërie shtypëse për shkak të mosbindjes dhe dështimit të tyre për të marrë me seriozitet paralajmërimin e Jehovait. Paralajmërimet e Perëndisë nuk janë fjalë të kota. Asnjë njeri e komb nuk mund t’i lërë mënjanë pa pësuar dëm. 4:41-43 Moisiu veçoi tre qytete strehimi matanë Jordanit, në drejtim të lindjesBetserin, Ramoth-Galaadin dhe Golanin (v. 41-43). 4:44-49 Këtu Moisiu fillon fjalimin e dytë, mbajtur në fushat e Moabit, në lindje […] të Jordanit. Vargu 48 është hera e vetme ku mali Hermon quhet mali Sion [3]. [3] Versioni Sir shkruan Sirion.[[3]]

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. (2:1-23) «Gjigantët» (hebraishte rephaim) ishin fis i lashtë gjigantësh, prej të cilëve rridhte Ogu. Fjala ‘refaim’ nënkupton çdo njeri me shtat të madh. ↵ Kthehu mbrapa
  2. (3:1-11) J. A. Thompson, Deuteronomy: An Introduction and Commentary, f. 93. ↵ Kthehu mbrapa
  3. ↵ Kthehu mbrapa