Bekimi i pjesës së mbetur dhe gjykimi i të pabesëve (Malakia 3:16-4:6)

SËS SË MBETUR DHE GJYKIMI I TË PABESËVE (MALAKIA 3:16-4:6)

A. Përtëritja e pjesës së mbetur (3:16-18)

Por kishte një mbetje të popullit që ishte besnike ndaj Jehovahut. Këta do të kursehen, do të bekohen dhe do të pranohen si prona e vetë Perëndisë, të bërë thesari i Tij. Uilliam Kelli komenton:

Vetë judenjtë nuk do të thonë që ata janë judenj të thjeshtë. Ata do ta shikojnë kotësinë e një rrëfimi të jashtëm dhe do t’i vlerësojnë këta gjëra frymërore nga Perëndia. Ata do të kenë më tepër neveri për ata që janë të ligj sepse janë judenj (v. 18) [1].

B. Gjykimi i të pabesëve (4:1)

Dita po vjen, e zjarrtë si një furrë, kurtë gjithë krenarët dhe të gjithë ata që veprojnë me pabesi do të shkatërrohen, duke mos u ngelur as rrënja, as dega.

C. Ardhja e Mesias për pjesën e mbetur (4:2,3)

Besnikët do të mirëpresin diellin e drejtësisë, duke fluturuar me shërimin në krahët e Tij. Ata që kanë frikë nga emri i Perëndisë, do të triumfojnë mbi armiqtë e tyre të bërë si hi nën tabanin e këmbëve të tyre.

D. Nxitja përfundimtare për bindje, me premtimin e ardhjes së profetit Eli (4:4-6)

Libri mbyllet me një nxitje për të mbajtur mend ligjin e Moisiut dhe me një premtim për të dërguar Elian në Izrael para se të vijë dita e madhe e Zotit. Ai do të sjellë reforma në jetët e popullit, duke i bërë ata të ngjajnë me etërit e tyre të perëndishëm. Përndryshe Perëndisë i duhet të vizitojë vendin [2] (apo tokën) me një shfarosje. Ndërsa e lexojnë Malakian në sinagogë, judenjtë përsëritin vargun 5 pas vargut 6 në mënyrë që libri të mos mbarojë me një mallkim. Megjithatë, ashtu siç vëzhgon Uollfi (Wolf): “Kjo përpjekje për të zbutur mesazhin nuk e ndryshon realitetin e zymtë” [3].

Meqë e lexojmë Besëlidhjen e Vjetër në dritën më të plotë të së Resë, çfarë mënyre e bukur është për ta mbyllur vëllimin e DhVKomentarit Biblik të Besimtarit duke cituar paragrafin e fundit të komentarit të përkushtuar dhe shkollor të DhV të Kail (Keil) dhe Deliçit (Delitzsch) [4], që i lidh këndshëm të dyja së bashku:

Ligji dhe profetët japin dëshmi për Krishtin dhe Krishti nuk erdhi për të shkatërruar ligjin dhe profetët, por për t’i plotësuar ato. Prandaj në Malin e Shpërfytyrimit të Krishtit u shfaq si Moisiu, themeluesi i ligjit dhe ndërmjetësuesi i besëlidhjes së vjetër, po ashtu edhe profeti Elia, si përtëritësi i ligjit në Izrael, për të folur me Jezusin për vdekjen e Tij, që do të përmbushte në Jerusalem…, për një dëshmi praktike ndaj apostujve dhe për të gjithë ne, se Jezu Krishti që dha jetën e Tij për ne, për të mbartur mëkatin tonë dhe për të na shpenguar nga mallkimi i ligjit, ishte Biri i dashur i Atit që duhet ta dëgjojmë, se, duke besuar në emrin e Tij, mund të bëhemi bij të Perëndisë dhe trashëgimtarë të jetës së përjetshme [5].

[1] William Kelly, Lectures Introductory to the Study of the Minor Prophets, f. 536.mi/”>Nahumi

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)

  1. [2] E njëjta fjalë hebraike (eretz) mund të nënkuptojë vend apo tokë.[[2]] [3] Herbert Wolf, Haggai and Malachi, f. 126.[[3]] [4] Ia vlen të vëmë re se puna prej shumë vëllimesh e Keil-it dhe Delitzsch-it, mbi një shekull e lashtë, ende botohet dhe përdoret gjithandej. Ndërsa komentarët racionalistë [liberalë] janë zëvendësuar vazhdimisht nga komentarë më radikalë për sa i përket mosbesimit. Por komentarë të shëndoshë nga ana doktrinore dhe të shkruar mirë mund të jenë të vlefshëm për dhjetëvjeçarët dhe shekujt që do të vijnë.[[4]] [5] C. F. Keil, “Malachi”, Biblical Commentary on the Old Testament, XXVI:475.[[5]]

    BIBLIOGRAFI

    Baldwin, Joyce G. Haggai, Zechariah, Malachi: An Introductory and Commentary. The Tyndale Old Testament Commentaries. Downers Grove, Illinois: InterVarsity Press, 1972.
    Feinberg, Charles Lee. Habakkuk, Zephaniah, Haggai and Malachi. Nju-Jork: American Board of Mission to the Jews, Inc., 1951.
    Feinberg, Charles Lee. The Minor Prophets. Çikago: Moody Press, 1976.
    Keil, C. F. “Malachi“, te Biblical Commentary on the Old Testament. Vëll. 26. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971.
    Kelly, William. Lectures Introductory to the Study of the Minor Prophets. Londër: C. A. Hammond Trust Bible Depot, pa datë botimi.
    Logsdon, S. Franklin. Malachi ose Will a Man Rob God? Çikago: Moody Press, 1961.
    Morgan, G. Campbell. The Minor Prophets. Old Tappan, Nju Xhersi: Fleming H. Revell Company, 1960.
    Tatford, Frederick A. The Minor Prophets. Vëll. 3. Ribotim (3 vëll.). Minneapolis: Klock & Klock Christian Publishers, 1982.
    Wolf, Herbert. Haggai and Malachi. Çikago: Moody Press, 1976.